Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

ANALIZAT/ Dyshime të forta për cilësinë e bukës: Mashtrim me nivelin e proteinës

2018/05/13 at 5:49 PM
në Aktualitet, Kryesore
Kohë leximi: 2 min
A A
Pse duhet ta zëvendësojmë bukën e bardhë me atë integrale

Importi i miellit me përqindje proteine nën standardin e lejuar ligjërisht, ka ndezur alarmin pranë autoriteteve mbi atë që konsumojnë përditë shqiptarët, bukën.


Që prej muajit Janar, Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka nisur kontrolle intensive pas disa zbulimeve që u bënë nga rezultatet e analizave të miellit në vitin 2017.

Nga 75 mostra të analizuara vitin e shkuar, të gjitha rezultonin me nivelin proteinik të shënuar mbi etiketë – pa probleme. Por në të vërtetë, analizat treguan një tjetër situatë. 25% e sasisë së miellit të importuar kishte si destinacion konsumin e bukës dhe 75% atë të embëlsirave, duke ndezur dyshime të forta se diçka nuk shkonte.

Për këtë, fillimisht u kryen në Janar 6 analiza në ngarkesat e importit dhe rezultuan që të gjashta të rreme.

Dyshimet janë se mielli që përdoret për embëlsirat e ka proteinën 9 % dhe jo 12.5 % sa ai për bukën, importuesit kanë futur miell që është përdorur për furrat e bukës, duke e shënuar si miell embëlsirash.

Nga kjo skemë dyshohet se janë përfituar shuma të mëdha dhe është dëmtuar edhe shëndeti i konsumatorëve.

Nisur nga kjo situatë, Drejtori i Përgjithshëm i AKU-së Agim Ismaili, firmosi në mënyrë urgjente në datën 4 Prill një urdhër për kontrollin dhe analizimin e mostrave të miellit për çdo kamion që kalon nga dy pikat kufitare, Hani i Hotit dhe Muriqani, duke qenë se Kosova dhe Serbia furnizojnë pjesën më të madhe të tregut vendas me miell.

Pas presionit të bërë, kompanitë reflektuan dhe analizat e fundit kanë dalë të rregullta, mbi nivelin 12.5% të proteinës që duhet për miellin e bukës.

Por kjo nuk ka zgjidhur përfundimisht çështje. Burime zyrtare nga Ministria e Bujqësisë thonë se edhe pse situata është përmirësuar, problem serioz mbetet gjurmimi për destinacionin e këtij produkti, sa shkon për industrinë e prodhimit të ëmbëlsirave dhe sa për furrat e bukës. Për këtë autoritetet janë duke bashkëpunuar edhe me shërbimet inteligjente.

Mungesa e proteinës në bukë i jep efektet më të forta te fëmijët dhe gratë shtatzëna, pasi zvogëlon mundësinë e rritjes së tyre dhe jep ndikim direkt në krijimin e masës trunore të fetusit. /Tv Klan



Ju sugjerojmë

Tiranë/ Plagoset me armë zjarri një i mitur
Aktualitet

Gjendet një person i pajetë në Tiranë, policia zbardh detajet e para

7 Qershor, 2025 2:57 pm
Dredha tregon kur do të bëhet fluturimi i parë në Aeroportin e Vlorës
Aktualitet

Zjarri te fusha e mbetjeve në Vlorë, reagon Ermal Dredha: Kemi bërë kallëzim!

7 Qershor, 2025 2:17 pm
Tentoi të dalë nga Rinasi me 194.000 € të padeklaruara,procedohet shtetas izraelit
Aktualitet

Tentoi të dalë nga Rinasi me 194.000 € të padeklaruara,procedohet shtetas izraelit

7 Qershor, 2025 1:44 pm
Përfshihet nga flakët fusha e mbetjeve në Vlorë
Aktualitet

Përfshihet nga flakët fusha e mbetjeve në Vlorë

7 Qershor, 2025 1:31 pm
Shqipëri-Serbi, Berisha mesazh për ndjeshjen: Fitore Kombëtares sonë!
Kryesore

Shqipëri-Serbi, Berisha mesazh për ndjeshjen: Fitore Kombëtares sonë!

7 Qershor, 2025 1:22 pm
Sfida Shqipëri-Serbi, FSHF thirrje tifozëve: Do jeni të vëzhguar me kamera sigurie!
Kryesore

Sfida Shqipëri-Serbi, FSHF thirrje tifozëve: Do jeni të vëzhguar me kamera sigurie!

7 Qershor, 2025 12:29 pm
Porti i Durrësit/Gjenden të fshehura në automjet tri armë dhe 1580 fishekë luftarakë
Aktualitet

Porti i Durrësit/Gjenden të fshehura në automjet tri armë dhe 1580 fishekë luftarakë

7 Qershor, 2025 11:19 am
Sfida Shqipëri-Serbi/ Policia e Shtetit, plan të posaçëm masash. Rrugët që bllokohen
Aktualitet

Sfida Shqipëri-Serbi/ Policia e Shtetit, plan të posaçëm masash. Rrugët që bllokohen

7 Qershor, 2025 11:06 am
Sherri në Ksamil,policia arreston një shtetas turk dhe procedon penalisht 4 të tjerë
Aktualitet

Sherri në Ksamil,policia arreston një shtetas turk dhe procedon penalisht 4 të tjerë

7 Qershor, 2025 10:50 am
”The Guardian”: Shqipëri-Serbi ngjall kujtimet e 2014-s
Kryesore

”The Guardian”: Shqipëri-Serbi ngjall kujtimet e 2014-s

7 Qershor, 2025 10:35 am
Para
Seksi gjithmonë rezervon surpriza, ja 5 kuriozitete që nuk i kishit dëgjuar më parë

Seksi gjithmonë rezervon surpriza, ja 5 kuriozitete që nuk i kishit dëgjuar më parë

Ndriçim Xhepa në “Zonë e Lirë” për të festuar “ditëlindjen”

Ndriçim Xhepa i nënshtrohet sërish operacionit, ja si është gjendja e tij

Princ Harry dhe Meghan do të marrin një dhuratë të pabesueshme nga Mbretëresha!

Princ Harry dhe Meghan do të marrin një dhuratë të pabesueshme nga Mbretëresha!
















TE FUNDIT

Gjendet një person i pajetë në Tiranë, policia zbardh detajet e para

Tiranë/ Plagoset me armë zjarri një i mitur
7 Qershor, 2025

Një person është gjetur i pajetë mesditën e sotme në Tiranë. Sipas njoftimit të policisë, bëhet me dije se qytetari...

Lexo më shumë

Bill Gates dëshiron të investojë “gjithçka” në Afrikë

Bill Gates tregon teknologjinë që do të revolucionarizojë botën
7 Qershor, 2025

Me rastin e 25-vjetorit të Fondacionit Gates, multimiliarderi amerikan kritikoi buxhetet në rënie të shëndetësisë në shumë vende afrikanetë Unionit...

Lexo më shumë

HIV në rritje: 10 raste të reja në pesë muaj

HIV në rritje: 10 raste të reja në pesë muaj
7 Qershor, 2025

Vetëm në pesë muajt e parë të vitit 2025 në Kosovë janë regjistruar së paku dhjetë raste të reja të...

Lexo më shumë

Zjarri te fusha e mbetjeve në Vlorë, reagon Ermal Dredha: Kemi bërë kallëzim!

Dredha tregon kur do të bëhet fluturimi i parë në Aeroportin e Vlorës
7 Qershor, 2025

Fusha e vendgrumbullimit të mbeturinave në lagjen “24 Maji” të qytetit të Vlorës është përfshirë nga flakët parditen e kësaj...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com