Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

ANALIZA/Gjithë interesat që fshihen pas “Sirisë”

2015/11/26 at 10:48 AM
në Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
ANALIZA/Gjithë interesat që fshihen pas “Sirisë”

Episodi i avionit rus të rrëzuar nga Turqia, nxjerr në pah se sa e vshtirë është të bësh bashkë një koalicion kundër SHtetit Islamik. Dhe e bën edhe më urgjente një përpjekje diplomatike për të eleminuar jo vetëm rrezikun terrorist, por edhe zgjidhur konfliktin sirian.


Një koalicion i madh për të luftuar ISIS do të jetë më i vështirë pas rrëzimit të avionit rus në territorin përgjatë kufirit turko-sirian. Por incidenti me Su24 është vetëm parashtrimi konkret i faktit që përreth Sirisë, sot mbështillen shumë protagonistë, të gjithë me interesa edhe shumë të ndryshme, në mos diametralisht të kundërta. T’i bësh bashkë, ti unifikosh përballë një armiku të rrezikshëm për të gjithë, do të jetë e vështirë. Por të mos lejosh që të përplasen mes tyre, është një detyrim. “Një marrëveshje e madhe” për të frenuar luftën në Siri është një detyrim absolut.

Kundër ISIS, Francois Hollande, pas atentateve në Paris, ishte gati të reshtonte edhe Vladimir Putinin, duke harruar që Rusia mbështet Bashar al Assadin, njeriu që Franca dëshiron të rrëzohet, ashtu sikurse do edhe Turqia dhe Arabia Saudite. Por Putini në Siri, me sulmet ajrorë të sotëm, konfirmon se objektivi i 11/26/2015 Sa shumë interesa vërtiten përreth Sirisë ­ bota.al http://www.bota.al/2015/11/sa­shume­interesa­vertiten­perreth­sirise/ 3/12 tij i parë është të mbrojë Assadin, për shembull nga luftëtarët turkomanë që Sukhoit bombardonin në Siri. Secili e lufton terrorizmin në mënyrën e tij, duke mbrojtur interesat e vet parësorë dhe mbi të gjitha duke identifikuar si “terroristë”, grupe që janë aleatë të dikujt tjetër. Që në fillim, amerikanët kanë shfaqur paqartësi në ndarjen me rusët, të informacioneve mbi grupet e pranishëm në Siri: “Ne u japim informacione për grupe që janë aleatë me ne, dhe ata ndoshta i bombardojnë”, thoshte pak ditë më parë një zyrtar për Nju Jork Tajms.

Në këtë pikë, shumëkush pret një përgjigje nga Moska ndaj sfidës turke: rrëzim i një avioni turk në kaosin e luftës, ashtu si ndodhi dje? Do të ishte një përshkallëzim i rrezikshëm dhe i papërgjegjshëm, që do të hapte rrugë për kundërpërgjigje të tjera, të paimagjinueshme, nga ana e Turqisë. Dikush thotë se, në këtë pikë, thjeshtë Rusia do të gjendet në krah të amerikanëve në mbështetjen dhe armatosjen e militantëve kurdë, që Ankaraja i ka si halë në sy. Por kurdët sirianë, që janë bashkë me peshmergat irakenë në vijën e parë të frontit kundër ISIS, janë edhe kundër Assadit, që Moska dëshiron ta shpëtojë.

Një efekt i sigurtë do të jetë në orët e ardhshme, kur grupet e punës të udhëhequr nga OKB duhet të fillojnë të vendosin se “kush është terroristi” në Siri, si parashikohet nga Konferenca e Vienës. Një hap i rëndësishëm për të vazhduar me punën, e cila në janar do të sillte nisjen en jë procesi politik mes qeverisë siriane (pa Assadin?) dhe grupeve të opozitës që nuk do të klasifikohen si terroristë. Incidenti i Sukhoit mund të ndërlikojë gjithcka, por mund t’u ofrojë fuqive më të moderuara shtysën për të nxitur fuqitë rajonale më të papajtueshme (dhe Rusia e Turqia janë në vijë të parë) jo vetëm për të luftuar ISIS, por për të favorizuar një marrëveshje politike në Siri.

Eshtë e qartë që Putinit i duhet të sajojë dicka për t’iu përgjigjur rrëzimit të avionit, pas një urdhëri të Erdoganit: të dy janë kaq të ngjashëm, saqë do të jetë e vështirë të sajohet një formulë diplomatike që do i lejojë të dalin ballëlartë dhe të mos bëjnë dëme. Por kjo do të jetë punë e politikës dhe diplomacisë në orët e ardhshme. Dhe në këtë pikë, Amerika e Barak Obamës duhet të vihet në komandë të makinës së cmendur politike në Lindjen e Mesme. Bashkë me Europën duhet të jetë e mundur një rinisje e dialogut me Rusinë, që nuk e anulon Krimenë, por e relativizon. Rreziku i vërtetë i madh nuk është ISIS; rreziku i vërtetë është Lufta e Tretë Botërore, që mund të nisë vërtetë nga një konflikt sirian, i cili vazhdon të përshkallëzohet dhe në të cilin, edhe të mëdhenjtë kanë nisur ta humbasin qetësinë. Rrëzimi i Sukhoit është këmbana e fundit e alarmit.

/Repubblica – Bota.al/



Ju sugjerojmë

SHBA/ “Shi” kartëmonedhash, shoferët braktisin makinat për të mbledhur paratë
Bota

SHBA/ “Shi” kartëmonedhash, shoferët braktisin makinat për të mbledhur paratë

28 Qershor, 2025 9:18 pm
Plagoset një person në Vaun e Dejës,
Kronikë

Aksident në Pogradec, plagosen tre persona

28 Qershor, 2025 8:46 pm
Tiranë/ Humb jetën 64-vjeçari në Petrelë, familjarët: U tërhoq nga një kafshë
Kronikë

Aksidenti në Tiranë, Policia: Janë përplasur 6 automjete

28 Qershor, 2025 8:42 pm
16 turistë shpëtohen nga Policia Kufitare në Porto Palermo
Kronikë

16 turistë shpëtohen nga Policia Kufitare në Porto Palermo

28 Qershor, 2025 8:24 pm
Aksidenti i trefishë në Fushë-Milot, policia: Të plagosurit janë nisur drejt Traumës
Kronikë

Tiranë, taksia përplaset me autobusin dhe makinën e policisë

28 Qershor, 2025 8:00 pm
“Bëra dy propozime”, Kurti flet pas takimit me liderët e partive
Kryesore

“Bëra dy propozime”, Kurti flet pas takimit me liderët e partive

28 Qershor, 2025 7:44 pm
Irani i ndalon hyrjen e shefit të Agjencisë Atomike në objektet bërthamore
Bota

Irani i ndalon hyrjen e shefit të Agjencisë Atomike në objektet bërthamore

28 Qershor, 2025 7:39 pm
Përfundon pa marrëveshje takimi i liderëve politikë në Kosovë
Rajoni

Përfundon pa marrëveshje takimi i liderëve politikë në Kosovë

28 Qershor, 2025 7:08 pm
Nuk ka qetësi për Vuçiçin, sërish protesta në Beograd
Rajoni

Nuk ka qetësi për Vuçiçin, sërish protesta në Beograd

28 Qershor, 2025 7:02 pm
Shëngjin/ Rrezikuan jetën në det, policia ndihmon dy turistët
Kronikë

Shëngjin/ Rrezikuan jetën në det, policia ndihmon dy turistët

28 Qershor, 2025 7:00 pm
Para
Opinion/ Agim Musta: Kadri Hazbiu urdhëroi balerinat të argëtonin marinarët rus

Opinion/ Agim Musta: Kadri Hazbiu urdhëroi balerinat të argëtonin marinarët rus

Mëngjeset plot dashuri të Miriam Canit

Mëngjeset plot dashuri të Miriam Canit

Ja ku fshihej baroni i droges kur e kerkonte gjithe bota!

Ja ku fshihej baroni i droges kur e kerkonte gjithe bota!

Please login to join discussion















TE FUNDIT

SHBA/ “Shi” kartëmonedhash, shoferët braktisin makinat për të mbledhur paratë

SHBA/ “Shi” kartëmonedhash, shoferët braktisin makinat për të mbledhur paratë
28 Qershor, 2025

Një pamje e papritur i priste ata që kalonin anën lindore të Detroitit të premten, ndërsa kartëmonedhat filluan të binin...

Lexo më shumë

Aksident në Pogradec, plagosen tre persona

Plagoset një person në Vaun e Dejës,
28 Qershor, 2025

 Një aksident ka ndodhur në Pogradec pasditen e sotme, në rrugën që të dërgon drejt fshatit Tushemisht. Mësohet se dy mjete...

Lexo më shumë

Aksidenti në Tiranë, Policia: Janë përplasur 6 automjete

Tiranë/ Humb jetën 64-vjeçari në Petrelë, familjarët: U tërhoq nga një kafshë
28 Qershor, 2025

Policia ka dhënë informacion zyrtar në lidhje me aksidentin e regjistruar pasditen e sotme në rrugën “Dritan Hoxha” në vendin...

Lexo më shumë

16 turistë shpëtohen nga Policia Kufitare në Porto Palermo

16 turistë shpëtohen nga Policia Kufitare në Porto Palermo
28 Qershor, 2025

16 persona kanë kërkuar ndihmë tek policia Kufitare e Himarës pasi në zonën midis plazhit të Qeparoit dhe Borshit duke...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com