Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Analiza/ Vejsiu: Maturantët u përdorën si kavie eksperimentale. Ja zgjidhja

2016/09/08 at 9:57 AM
në Aktualitet, Sociale, Te Fundit
Kohë leximi: 4 min
A A
Analiza/ Vejsiu: Maturantët u përdorën si kavie eksperimentale. Ja zgjidhja

Një nga specialistët më të mirë të arsimit, që ka qenë edhe drejtor i Arsimit Parauniversitar në Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës,  Fatmir Vejsiu ka bërë një analizë të qartë të gjithë asaj që ndodh sot me maturantët.


Pse nuk fituan nxënës me mesatare të mirë? Si ndryshuan rregullat e lojës gjatë rrugës? Cili është faji i Ministrisë? Të gjitha këto marrin përgjigje në argumentat që sjell Vejsiu.

E para, tha ai, ka një mani për të ndryshuar çdo gjë në të kaluarën duke nisur që nga rregullat e deri tek termat. Nëse marrim një shembull: Formulari A2 sot quhet Formular aplikimi. Në të kalurën tek ky formular vendoseshin preferencat e universiteteve kurse tani plotësohet formulari me 10 universitete dhe ke të drejtë të zgjedhësh vetëm 1 universitet.

Një grup maturantësh mes tyre edhe nga ata me mesatare mbi 9.5, protestuan para kryeministrisë me kërkesën për të hyrë në universitete. Për ish-drejtorin e Arsimit Parauniversitar në MAS, nga kjo skemë e re e maturës shtetërore kanë përfituar vetëm nxënësit e ekskelencës me mesatare 10 të cilët kanë hyrë në çdo preferencë që ata kanë zgjedhur.

I pyetur nga Boldneës.al,  nëse në këtë pjesë të ligjit ka favorizime për universitetet private, Vejsiu u shpreh se kjo që ka bërë Ministria e Arsimit është më tepër një paaftësi sesa tendencë për të favorizuar individë apo ndonjë subjekt të caktuar.

Ja 3 ngërçet e krijuara nga MAS në kurriz të maturantëve

Ngërçi i parë ishte futja e elementeve të reja në maturën shtetërore në shkur 2016. Një nga këto elemente ishte heqja e koefiçentëve për lëndët me zgjedhje. Maturantët që në vitin e parë në gjimnaz ndajnë profilin që duan të zgjedhin: shkencor, shoqëror apo profesional. Kjo ndarje shërbente për rritjen e kofiçentëve të pranimit në universitete. Pra e thënë më thjeshtë ata që kishin zgjedhur profil shkencor në gjimnaz ishin më të avantazhuar për tu pranuar në universitete si mjekësi, inxhinieria etj. për shkak të kofiçentëve të vendosur. Ndërsa ata që kishin zgjedhur lëndë shoqërore kishin më tepër shans të fitonin në universitete si juridik, shkenca sociale etj.

“Me ndryshimet e reja, këto kofiçente hiqen dhe njësohen të gjitha lëndët, pra e njëjta vlera ka matematika e thelluar me fiskulturën, fizika me informatikën, kimia me sociologjin etj.”- thekson profesor Vejsiu.

Ngërçi i dytë është se universitetet kanë caktuar disa lëndë të cilat maturanti duhet t’i ketë dhënë gjatë gjimnazit dhe që përbëjën 25 % të vlerësimit total. Sipas ndryshimeve të bëra nga MAS në shkurt të këtij viti, çdo universitet ka caktuar një numër lëndësh preferenciale (nga 5 deri në 10 në varësi të universiteteve) dhe që çdo nxënës duhet t’i ketë frekuentuar gjatë gjimnazit. Ky është një tjetër kaos për maturantët të cilët po përballen me këtë ndryshim absurd në një kohë që ata kanë përfunduar studimet.

“Ky ndryshim duhej të niste që në vitin e parë të maturantëve dhe jo kur ata përfunduan studimet. Shumë prej maturantëve me mesatare të lartë janë djegur vetëm për këtë shkak, kjo pasi gjatë 3 viteve nuk kishin frekuentuar lëndën që kërkon sot univeristeti.”- shprehet Vejsiu.

Disa maturantë të tjerë u janë përputhur lëndët që kanë frekuentuar me ato që kërkon universiteti, por ata janë djegur sërish. Kjo sepse lëndët ku ata kanë patur mesatare të lartë, nuk kanë qenë prioritet i universiteteve ku kanë aplikuar e për rrjedhojë vlerësimi prej 25 % ka rënë ndjeshëm.

Ngërçi i tretë ka të bëjë me mënyrën e përzgjedhjes së universiteteve në formularin A2. Me sistemin e vjetër të maturës shtetërore, maturantët më përpara seleksiononin 10 universitete duke i renditur nga më i preferuari deri tek ai më pak i preferuari. Pas kësaj, ishte vetë sistemi në mënyrë elektronike që plotësonte të gjitha kuotat vakante në univeresitete sipas metodës meritë-preferencë.

Sot me ngërçin e krijuar, maturanti duhet të zgjedhë 10 universitete dhe mes tyre ka të drejtë të regjistrohet vetëm në 1 universitet. Nëse plotësohen kuotat për këtë universitet, atëherë pjesa e studentëve që kanë aplikuar mbeten jashtë jo vetëm në këtë universitet por në të gjithë listën pasi ata nuk kanë të drejtë që të zgjedhin një universitet tjetër.

“Procesi është i dështuar për studentët mesatar dhe ata që janë mbi nivelin mesatar. Është një shans i humbur për ta. Lista preferenciale nuk linte asnjë student pa mundësi për të garuara në disa universitete, pasi nëse humbiste në një preferencë atëherë sistemi i jepte një tjetër mundësi”- shton më tej, ish Drejtori i Arsimit Parauniversitar në Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës, z. Fatmir Vejsiu.

A ka një zgjidhje për maturantët e zhgënjyer?

Ministrja e Arsimit dhe Sportit Lindita Nikolla u mundua të qetësonte maturantët gjatë një takimi me ta, duke thënë se lista e parë nuk është ajo përfundimtare e fituesve. Sipas Nikollës, më 20 shtator do të publikohet lista e dytë për maturantët që nuk kanë patur mundësi të fitojnë një universitet pavarësisht mesatares së lartë.

Por për profesor Vejsiun, sistemi do të dështojë sërish, pasi do të jetë një përsëritje e kësaj që po ndodh tani.

“Aplikimi nga e para është shumë negative, pasi përveç kostove do të prodhohet sërish një ngërç. Për pasojë ky aplikim do të përsëritet disa herë dhe nuk do të plotësojë vendet vakante në universitete duke i lënë maturantët pa studime.” – shprehet Vejsiu i cili ofron një tjetër zgjidhje emergjente.

“Duhet të rikthehet sistemi meritë-preferencë. Vetëm në këtë mënyrë sistemi elektronik do të përllogarisë të gjitha kuotat bosh dhe do t’i plotësojë me aplikimet e studentëve”- thekson më tej ish Drejtori i Arsimit Parauniversitar në MAS.

Jo vetëm për studentët por edhe më stafin pedagogjik, këto ndryshime janë bërë nga Ministria e Arsimit në minutën e fundit.



Ju sugjerojmë

I armatosur në makinë, përplasi 7 automjete në tentativë për t’i ikur “Shqiponjave”
Kronikë

I armatosur në makinë, përplasi 7 automjete në tentativë për t’i ikur “Shqiponjave”

5 Tetor, 2025 2:16 pm
Alarm për bombë në qytetin e Burrelit, forcat xheniere në vendin e ngjarjes 
Kronikë

Sauk/Personi i armatosur përplas me makinë efektivin e policisë dhe disa persona

5 Tetor, 2025 1:20 pm
Surpriza e kandidimit, Manastirliu: Patëm bisede të gjatë me bashkëshortin
Kryesore

Surpriza e kandidimit, Manastirliu: Patëm bisede të gjatë me bashkëshortin

5 Tetor, 2025 10:59 am
Ngjarja në Fushë-Krujë/Qëllohet me armë ndaj lokalit të ish-shoferit të Arjan Ndojës
Kronikë

Vetëplagoset me armë zjarri 30-vjeçari në Shkodër

5 Tetor, 2025 9:06 am
Ulen lehtë temperaturat, reshje shiu në disa zona/ Moti sot, 4 gusht 2025
Kryesore

Parashikimi i motit, 5 tetor 2025

5 Tetor, 2025 9:03 am
Horoskopi për ditën e sotme, 20 janar 2025
Kryesore

Horoskopi, 5 tetor 2025

5 Tetor, 2025 9:00 am
Florjan Binaj shpall kandidaturën për Kryetar Bashkie të Tiranës
Kryesore

Florjan Binaj shpall kandidaturën për Kryetar Bashkie të Tiranës

5 Tetor, 2025 12:06 am
Shkodër/ Plagosi me armë zjarri 26 vjeçarin, shpallet në kërkim autori
Kronikë

Shpërthim me tritol në një makinë në Sarandë, një viktimë

4 Tetor, 2025 11:52 pm
Qeveria izraelite: Armëpushimi i përhershëm në Gaza, i dyshimtë
Bota

Plani i paqes në Gaza, Netanyahu: Do lirojmë pengjet, më pas çarmatosja e Hamas

4 Tetor, 2025 10:52 pm
Zgjedhjet për bashkinë, PD e Vlorës vendos listën e kandidatëve
Kryesore

Zgjedhjet për bashkinë, PD e Vlorës vendos listën e kandidatëve

4 Tetor, 2025 9:23 pm
Para
Autokritika e Canës: Gabuam, o hodhëm të gjithë në sulm

Policja gjobit Canën, ja si reagon ai

Kastro Zizo trajtohet që në mëngjes, ja maskat që përdor ai

Kastro Zizo trajtohet që në mëngjes, ja maskat që përdor ai

Afërdita Dreshaj: Ky është mashkulli më i bukur i Shkupit

Afërdita Dreshaj pozon nudo...
















TE FUNDIT

I armatosur në makinë, përplasi 7 automjete në tentativë për t’i ikur “Shqiponjave”

I armatosur në makinë, përplasi 7 automjete në tentativë për t’i ikur “Shqiponjave”
5 Tetor, 2025

Ka përfunduar me përplasjen e 7 automjeteve dhe një motori ndjekja e 31-vjeçarit Imer Krrashi nga ana e forcave ‘Shqiponja’....

Lexo më shumë

Sauk/Personi i armatosur përplas me makinë efektivin e policisë dhe disa persona

Alarm për bombë në qytetin e Burrelit, forcat xheniere në vendin e ngjarjes 
5 Tetor, 2025

Një person i armatosur ka përplasur me makinë disa persona në zonën e Saukut, ku mësohet se nga përplasja janë...

Lexo më shumë

Nga Kolumbia për shërbime seksuale në Shqipëri, zbulohet rrjeti i trafikut

Punonjëset e seksit do të kenë kontrata pune në Belgjikë 
5 Tetor, 2025

Një rrjet kriminal që rekrutonte dhe dërgonte gra nga Kolumbia në vendet e Europës, përfshirë edhe Shqipërinë është zbuluar nga...

Lexo më shumë

Surpriza e kandidimit, Manastirliu: Patëm bisede të gjatë me bashkëshortin

Surpriza e kandidimit, Manastirliu: Patëm bisede të gjatë me bashkëshortin
5 Tetor, 2025

Ndërsa tashmë është përcaktuar 9 Nëntori si data e mbajtjes së zgjedhjeve lokale të pjesshme, Kryeministri Rama ka nisur këtë...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com