Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Analiza/ Ukraina ende në pritje të koalicionit të vullnetit

2025/04/06 at 9:21 AM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 5 min
A A
Zelensky: Perëndimi do të diskutojë për dislokimin e trupave në Ukrainë

Një muaj pas njoftimit të kryeministrit të Mbretërisë së Bashkuar, Keir Starmer, për themelimin e një “koalicioni të vullnetit”, në lidhje me krijimin e një misioni ushtarak në Ukrainë, shumë pyetje kanë mbetur pa përgjigje.


Starmer tha se planin përfshinte “trupa britanike në terren dhe avionë në ajër, së bashku me të tjerët”.

Kjo ngriti pyetje të menjëhershme se kush do të kontribuonte dhe si. Një muaj pas, përgjigjet janë të pakta.

Kush mund të dërgojë trupa në Ukrainë?

Deri tani, Franca është vendi i vetëm që ka bërë zotim të qartë për të dërguar forca ushtarake në Ukrainë, si pjesë e misionit.

Konferenca e Londrës dhe takimet pasuese kanë përfshirë më shumë se 30 vende. Disa prej tyre me gjasë do të përfshihen në formë mbështetjeje nga jashtë.

Gjermania, për shembull, ka shprehur gatishmërinë për të dërguar trupa nën një mandat të OKB-së, por Rusia e kundërshton një mision të tillë dhe do ta përdorte veton kundër tij. Pra, përfshirja e Berlinit ka më shumë gjasa të bëhet në formë të mbështetjes jashtë vendit, si logjistika.

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, u takua më 1 prill në Kiev me ministren e Jashtme në largim të Gjermanisë, Annalena Baerbock, dhe tha se një “rreth i ngushtë vendesh” është i gatshëm të dërgojë kontingjente.

Disa vende kanë treguar se mund të jenë pjesë e këtij rrethi.

I pyetur për dërgimin e trupave, kryeministri i Suedisë, Ulf Kristersson, tha se është “i gatshëm të ndihmoj… nën kushte të caktuara”, ndërsa ministri i Jashtëm i Danimarkës, Lars Lokke Rasmussen, tha se vendi i tij është i përgatitur për këtë “në parim”.

Kryeministri i Australisë, Anthony Albanese ka thënë se vendi i tij mund të dërgojë “një kontribut të vogël”, por ai përballet me zgjedhje në maj. Belgjika tha se për të është e “logjikshme” të marrë pjesë.

Disa nga 30 vendet kanë përjashtuar mundësinë e dërgimit të trupave, si për shembull Polonia, e cila po i jep përparësi shqetësimeve të saj të sigurisë për shkak të Rusisë dhe Bjellorusisë. Edhe Greqia ka deklaruar se nuk do të dërgojë trupa.

Turqia, një fuqi e madhe ushtarake që kufizohet me Ukrainën dhe që ka kapacitete të konsiderueshme ajrore dhe detare, do të ishte kontribuese e rëndësishme. Megjithatë, ajo nuk ka bërë ende ndonjë deklaratë të qartë.

Çfarë do të bënin trupat perëndimore në Ukrainë?

Misioni shpesh është quajtur paqeruajtës, por ky është një term i pasaktë.

“Nëse e quajmë ‘mision paqeruajtës’, zakonisht nënkuptojmë një mision brenda kuadrit të OKB-së, që kërkon pjesëmarrjen dhe marrëveshjen e të dyja palëve. Një ‘mision sigurie’ nuk kërkon miratimin e Rusisë”, tha një diplomat i NATO-s për Shërbimin ukrainas të Radios Evropa e Lirë (REL).

Ideja është që, pasi të arrihet një marrëveshje për armëpushim ose për paqe, forcat të vendosen për ta bindur Ukrainën se Rusia nuk do ta sulmojë përsëri.

“Nëse do të kishte përsëri agresion të përgjithshëm kundër territorit ukrainas, këto ushtri do të ishin nën sulm dhe atëherë do të vepronim sipas kuadrit tonë të zakonshëm të angazhimit”, tha presidenti i Francës, Emmanuel Macron, para një samiti të mbajtur nga koalicioni i vullnetit në Paris, më 27 mars.

“Ushtarët tanë, kur janë të angazhuar dhe të dislokuar, janë aty për të reaguar dhe për t’iu përgjigjur urdhrave të komandantit të përgjithshëm dhe, nëse ndodhen në një situatë konflikti, për t’iu përgjigjur atij”, shtoi ai.

Megjithatë, nuk parashikohet dislokimi në vijën e frontit.

Duke folur pas takimit në Paris, Macron tha se forcat do të vendosen në “disa lokacione strategjike”.

Starmer dhe Zelensky kanë thënë se forcat do ta mbulonin hapësirën ajrore, detare dhe tokësore.

Gjatë javëve të fundit, planifikuesit ushtarakë kanë përgatitur skenarë të ndryshëm.

Diplomatë të NATO-s i thanë REL-it se vizioni përfundimtar i kontingjentit të ardhshëm ende nuk është përcaktuar dhe do të varet kryesisht nga rrethanat që do të çojnë në dislokimin e tij.

Kundërshtimi nga Rusia

Rusia e ka bërë prej kohësh të qartë se kundërshton çdo dislokim të forcave në Ukrainë, të cilat përfshijnë vende të NATO-s. Pra, kjo përjashton mundësinë e një misioni të mandatuar nga OKB-ja.

Megjithatë, vendet evropiane kanë treguar se do të ishin të gatshme të dislokohen edhe pa miratimin e Rusisë. Macron e bëri këtë të qartë në një intervistë rishtazi me gazetat rajonale franceze.

“Nëse Ukraina kërkon që forcat aleate të jenë në territorin e saj, nuk i takon Rusisë ta pranojë apo ta refuzojë këtë”, tha ai.

Por, edhe nëse Rusia nuk mund ta ndalojë misionin, mund të ketë një pengesë tjetër.

Mbështetja nga SHBA-ja

Qysh nga fillimi, dislokimi i forcave është mbështetur në ekzistencën e asaj që Starmer e quajti “backstop” i SHBA-së.

Kjo i referohet ofrimit të mbështetjes ajrore, logjistikës dhe informatave të inteligjencës. Por, deri tani nuk ka pasur asnjë sinjal të qartë nga Uashingtoni se është i gatshëm të ndihmojë.

Përkundrazi, ka pasur kritika të ashpra nga një nga ndihmësit më të ngushtë të presidentit të SHBA-së, Donald Trump. Steve Witkoff, një figurë kyçe në përpjekjet për të ndërmjetësuar një armëpushim ndërmjet Rusisë dhe Ukrainës, e hodhi poshtë këtë si “një qëndrim dhe një pozë”.

Një diplomat nga një anëtar evropian i NATO-s i tha REL-it se kjo është një sfidë që duhet të tejkalohet.

“Duhet të provojmë një propozim të qartë dhe t’ia paraqesim Shteteve të Bashkuara. Nuk duhet të demonstrojmë varësi të plotë nga prania amerikane. Duhet të kemi respekt për veten”, tha ai.

“Duhet të veprojmë vetë dhe pastaj t’i ftojmë Shtetet e Bashkuara të na u bashkohen”, shtoi ai.

Ish-kreu i ushtrisë amerikane në Evropë, Ben Hodges, i tha REL-it muajin e kaluar se Evropa duhet të veprojë vetë.

“Ushtarët që kam takuar gjatë viteve nga Britania e Madhe, Franca, Gjermania, Holanda, Finlanda dhe Polonia janë burra dhe gra të cilësisë së lartë, me pajisje të mira”, tha ai.

Çfarë pason?

Që nga deklaratat e para të Starmerit, ka pasur një sërë takimesh në nivele të ndryshme për të punuar mbi propozimet.

Rruga e këtij procesi mund të jetë e gjatë.

“Kjo është një përpjekje për të gjetur një formë të re garancish nga partnerët tanë evropianë”, tha për REL-in Serhiy Leshchenko, këshilltar në zyrën e presidentit Zelensky.

“Nevojitet kohë. Nuk është e nevojshme të presim zgjidhje të menjëhershme këtu”, përfundoi ai./ REL



Ju sugjerojmë

Sesioni i XII i bashkëpunimit të Evropës Lindore, Hasani: Fokus evropian në rajon
Aktualitet

Sesioni i XII i bashkëpunimit të Evropës Lindore, Hasani: Fokus evropian në rajon

10 Qershor, 2025 10:14 am
“Statistikat janë mashtruese!”/ Çfarë e kërcënon rritjen e ekonomisë gjermane?
Bota

“Statistikat janë mashtruese!”/ Çfarë e kërcënon rritjen e ekonomisë gjermane?

10 Qershor, 2025 10:04 am
Spiropali: Shqipëria po ecën me hapa të sigurtë drejt anëtarësimit në BE
Aktualitet

Spiropali: Shqipëria po ecën me hapa të sigurtë drejt anëtarësimit në BE

10 Qershor, 2025 10:03 am
Vendimet e gjyqtares Irena Gjoka / GJKKO rrëzon kërkesën e Berishës
Aktualitet

Berisha sot në SPAK, u kallëzua nga gjyqtarja Irena Gjoka

10 Qershor, 2025 9:53 am
Profil/ Ndarja nga jeta e Bujar Bukoshit, jeta dhe veprimtaria e tij politike
Aktualitet

Profil/ Ndarja nga jeta e Bujar Bukoshit, jeta dhe veprimtaria e tij politike

10 Qershor, 2025 9:50 am
Siguria në plazhe/ Policia: Bllokohen 7 Jet Ski dhe 34 gomone e skafe në Sarandë
Aktualitet

Siguria në plazhe/ Policia: Bllokohen 7 Jet Ski dhe 34 gomone e skafe në Sarandë

10 Qershor, 2025 9:44 am
Trump: Nuk dua luftë qytetare
Bota

Trump: Nuk dua luftë qytetare

10 Qershor, 2025 9:39 am
Ndërron jetë në moshën 78-vjeçare, ish-kryeministri i Kosovës Bujar Bukoshi
Kryesore

Ndërron jetë në moshën 78-vjeçare, ish-kryeministri i Kosovës Bujar Bukoshi

10 Qershor, 2025 9:34 am
Rama ironizon opozitën: Shikoni në ç’derexhe janë katandisur!E marrin lehtë popullin
Aktualitet

Rama ironizon opozitën: Shikoni në ç’derexhe janë katandisur!E marrin lehtë popullin

10 Qershor, 2025 9:17 am
“Gjallë është ky?!”/Rama ironi e batutë me komentuesin:Gjallë jam, po Luli a është?
Aktualitet

“Gjallë është ky?!”/Rama ironi e batutë me komentuesin:Gjallë jam, po Luli a është?

10 Qershor, 2025 9:10 am
Para
“Mbaji duart larg demokracisë”, amerikanët protestojnë kundër Trump dhe Musk

“Mbaji duart larg demokracisë”, amerikanët protestojnë kundër Trump dhe Musk

“O Basha fli o burrë”, Rama publikon video-montazhin ironizues për kundërshtarët e tij politikë

“O Basha fli o burrë”, Rama publikon video-montazhin ironizues për kundërshtarët e tij politikë

Kriza e strehimit/ Demonstrata masive në 40 qytete të Spanjës për qiratë e banesave

Kriza e strehimit/ Demonstrata masive në 40 qytete të Spanjës për qiratë e banesave
















TE FUNDIT

Sesioni i XII i bashkëpunimit të Evropës Lindore, Hasani: Fokus evropian në rajon

Sesioni i XII i bashkëpunimit të Evropës Lindore, Hasani: Fokus evropian në rajon
10 Qershor, 2025

Ditën e sotme po mbahet në Kuvendin e Shqipërisë, Sesioni i XII i bashkëpunimit të Evropës Lindore. Prezent në këtë...

Lexo më shumë

“Statistikat janë mashtruese!”/ Çfarë e kërcënon rritjen e ekonomisë gjermane?

“Statistikat janë mashtruese!”/ Çfarë e kërcënon rritjen e ekonomisë gjermane?
10 Qershor, 2025

Ulrike Malmendier, anëtare e ekipit të ekonomistëve që këshillojnë qeverinë gjermane, paralajmëron se mungesa e punëtorëvetë kualifikuar është aktualisht pengesa...

Lexo më shumë

Spiropali: Shqipëria po ecën me hapa të sigurtë drejt anëtarësimit në BE

Spiropali: Shqipëria po ecën me hapa të sigurtë drejt anëtarësimit në BE
10 Qershor, 2025

Ditën e sotme po zhvillohet në Kuvend ceremonia e hapjes së Sesionit të XII-të Plenar të Asamblesë Parlamentare të Procesit...

Lexo më shumë

Berisha sot në SPAK, u kallëzua nga gjyqtarja Irena Gjoka

Vendimet e gjyqtares Irena Gjoka / GJKKO rrëzon kërkesën e Berishës
10 Qershor, 2025

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha me urdhër të Prokurorisë së Posaçme Anti-Korrupsion, duhet të paraqitet ditën e sotme, 10...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com