Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Analiza/ “Të vërtetën e Tahirit gjejeni te Rama. A do ta gëlltisë publiku edhe njëherë këtë gjë të trashë?”

2017/10/18 at 2:21 PM
në Komente, Te Fundit
Kohë leximi: 4 min
A A
Emrat që nuk duhet të ketë lista e PD

NGA MARK MARKU


Informacionet e publikuara nga përgjimet e bëra prej Policisë italiane pas  arrestimit të Moisi Habilajt kanë shkaktuar një tronditje të madhe në opinionin publik shqiptar, edhe pse në vetvete nuk ka asnjë arsye të habitemi nga ato informacione. Nuk ka kuptim që njerëzit të prisnin informacione nga përgjimet e personave të survejuar nga policia për t’i drejtuar gishtin akuzues ish-ministrit të Rendit, Saimir Tahiri, ndërkohë që prej një viti të gjithë e dinë (dhe e kanë parë me sytë e tyre Shqipërinë të mbushur me kanabis). Ishte dhe është më se e qartë se Shqipëria nuk mund të shndërrohej në një plantacion bimësh narkotike pa bashkëpunimin e kultivuesve të këtyre bimëve me Policinë e Shtetit.

Dhe do të ishe budalla të mendoje se një gjë e tillë ka ndodhur vetëm për syleshësinë e policëve të mjerë që operonin në terren. Polici nuk reagonte se nuk e linte shefi lokal i rendit, shefi lokal i rendit nuk reagonte se nuk e linte një tjetër shef i madh në ministri, shefi i madh nuk reagonte se nuk e linte ministri, ministri nuk reagonte se nuk e linte Kryeministri dhe këtu mbyllet qarku i një aktiviteti kriminal që e ka shndërruar Shqipërinë në Kolumbinë e Europës.

Këtë e kanë parë të gjithë dhe ka qenë aq e dukshme, aq e shtrirë në kohë dhe në territor, me përfshirjen aq të dukshme të shtetit, sa duhej të ishe ose idiot, ose i poshtër të mos e kishe vënë re. Nëse dikush ende nuk e ka kuptuar, le të shikojë me hollësi këtë ngjarje, jo për informacionet që ajo na ofron, po për simbolikën e saj: një oficer shqiptar i Antitrafikut që denoncoi këtë aktivitet kriminal dhe përfshirjen e shtetit në të, gjendet ende në azil politik në Zvicër, sepse kërkohej për t’u arrestuar nga Policia shqiptare e Tahirit, ndërkohë që personi të cilin ai e ka denoncuar dhe që u kap në Itali nuk ishte në kërkim dhe u kap vetëm nga Policia italiane.

Kështu, që mos na habisni me habinë, mos na trondisni me tronditjen, mos na bëni të shkulim leshrat e kokës nga tërbimi kur irritohemi. Ajo që është e re në gjithë këtë histori është qëndrimi që palët po mbajnë rreth kësaj çështjeje. Dhe më e habitshmja e të gjitha gjërave të prodhuara gjatë këtyre ditë të mbarsura me të reja, është deklarata e zotit Rama, bërë sot pas publikimit të përgjimeve që e komprometonin rëndë ministrin e tij, Tahiri. Në deklaratën e tij, ai pohonte se ishte i etur të mësonte të vërtetën për implikimin e ish-ministrit të tij në këtë aferë.

Të paktën dy gjëra bien në sy në këtë deklaratë. E para se ai është gati ta braktisë menjëherë ministrin e tij, duke i larë duart nga përgjegjësia, a thua se ka qenë ai vartës i zotit Tahiri dhe jo e kundërta, a thua se nuk ka pasur as shërbime informative që ta informojnë, as sinjale nga shërbimet e huaja, as media, as institucione që ta marrë vesh se ç’po ndodhte në vendin që qeveriste. Është në stilin e tij, nëse ju kujtohet ndonjë nga deklaratat e bëra qyshse ka fituar zgjedhjet.

Nuk di asgjë për problemet që ka patur mjekësia e Beqës, nuk di asgjë për mosfunksionimin e administratës publike, nuk dinte asgjë po të mos dilte nja dy muaj gju më gju me popullin që të merrte vesh se asgjë nuk funksiononte në shtetin e tij. Gjëja e dytë që të bie në sy është se, si përherë, duke dashur t’u hedhë trutë e gomarit njerëzve, po kërkon që këtë situatë, ndër më të rëndat e qeverisë së tij, ta shndërrojë në një llokume për propagandën e tij bajate.

Domethënë, duke bërë kokë turku Tahirin, pasi fati i tij tashmë varet nga gjykatat e një vendi të cilat Rama nuk mund t’i manipulojë duke i detyruar të heshtin, ai po kërkon ta kthejë këtë rast si një shenjë të suksesit të tij të ri në luftën kundër krimit të organizuar dhe zyrtarëve të lartë të implikuar me të. Gjë e trashë për t’u gëlltitur, por meqë publiku shqiptar ka gëlltitur gjëra më të trasha të servirura prej propagandës së tij, nuk është çudi që të gëlltisë një tjetër më shumë. Pikërisht kjo nuk duhet të ndodhë dhe më në fund gishti duhet vënë pikërisht mbi fajtorin kryesor për kriminalizimin e shtetit dhe shoqërisë shqiptare. Është ai që kriminalizoi Parlamentin, është ai që kriminalizoi pushtetin lokal, është ai që kriminalizoi Policinë e Shtetit.

E vërteta që kërkon Rama nga hetimet që do të bëhen për Tahirin gjenden te vetë Rama. Të tjerët janë thjesht marioneta në dorën e tij. Në këtë kuptim, e vetmja e vërtetë që mbetet për t’u zbuluar para shqiptarëve nga ngjarjet që do të pasojnë është kjo: e kontrollon Rama krimin e organizuar apo krimi i organizuar Ramën? Të tjerat dihen!

Etiketa: Drogamark markuramatahiri


Ju sugjerojmë

Pranga se ndërtoi pa leje në Voskopojë/ Procedohen 2 punonjës të IMT, pezullohen..
Aktualitet

Pranga se ndërtoi pa leje në Voskopojë/ Procedohen 2 punonjës të IMT, pezullohen..

12 Korrik, 2025 4:06 pm
Ekstradohen 3 shqiptarë nga Greqia, Belgjika dhe Serbia/ Ja për çfarë akuzohen
Kronikë

Ekstradohen 3 shqiptarë nga Greqia, Belgjika dhe Serbia/ Ja për çfarë akuzohen

12 Korrik, 2025 3:51 pm
Euro në rënie të lirë/ Ja sa po këmbehet monedha evropiane
Aktualitet

Euro në rënie të lirë/ Ja sa po këmbehet monedha evropiane

12 Korrik, 2025 3:42 pm
Ngjarja në Fushë-Krujë/Qëllohet me armë ndaj lokalit të ish-shoferit të Arjan Ndojës
Kronikë

Gramsh/ Humbi jetën teksa po punonte për hapjen e një pusi, arrestohen 2 persona

12 Korrik, 2025 3:15 pm
(VIDEO)Vijon aksioni në Theth, banorit që po i shemben vilat u shërben policëve ujë
Aktualitet

(VIDEO)Vijon aksioni në Theth, banorit që po i shemben vilat u shërben policëve ujë

12 Korrik, 2025 3:00 pm
Rama: Stop qumështit, mishit dhe prodhimeve të bulmetit pa faturë! Sekuestro nga..
Aktualitet

Rama: Stop qumështit, mishit dhe prodhimeve të bulmetit pa faturë! Sekuestro nga..

12 Korrik, 2025 2:41 pm
“Drejtësi për Agonin”: Protestë në Kosovë pas vdekjes së 27-vjeçarit
Rajoni

“Drejtësi për Agonin”: Protestë në Kosovë pas vdekjes së 27-vjeçarit

12 Korrik, 2025 2:31 pm
U zunë në mënyrë të paligjshme/ Lirohen hapësirat publike në Tiranë, 2 në procedim
Aktualitet

U zunë në mënyrë të paligjshme/ Lirohen hapësirat publike në Tiranë, 2 në procedim

12 Korrik, 2025 2:10 pm
‘Në shtetrrethim’/Berisha:Ramaduro i shkatërron Thethit dhe veriut turizmin. Dënoj..
Aktualitet

‘Në shtetrrethim’/Berisha:Ramaduro i shkatërron Thethit dhe veriut turizmin. Dënoj..

12 Korrik, 2025 1:57 pm
Ndahet nga jeta në Kavajë ish-ambasadori gjerman, Werner Daum
Aktualitet

Ndahet nga jeta në Kavajë ish-ambasadori gjerman, Werner Daum

12 Korrik, 2025 1:39 pm
Para
Emrat/ Arrestohen dy durrsakë të shpallur në kërkim ndërkombëtar

Emrat/ Arrestohen dy durrsakë të shpallur në kërkim ndërkombëtar

Meshkujt inteligjentë nuk tradhtojnë

Meshkujt inteligjentë nuk tradhtojnë

opinion lajm i fundit

Dosja Habilaj/ Priten arrestime në Policinë e Shtetit. 30 efektivë bashkëpunuan me trafikantët
















TE FUNDIT

Pranga se ndërtoi pa leje në Voskopojë/ Procedohen 2 punonjës të IMT, pezullohen..

Pranga se ndërtoi pa leje në Voskopojë/ Procedohen 2 punonjës të IMT, pezullohen..
12 Korrik, 2025

Ndërtoi pa leje në zonën e Voskopojës, arrestohet administratori i subjektit. Procedohen penalisht 2 punonjës të IMT-së së Bashkisë Korçë,...

Lexo më shumë

Ekstradohen 3 shqiptarë nga Greqia, Belgjika dhe Serbia/ Ja për çfarë akuzohen

Ekstradohen 3 shqiptarë nga Greqia, Belgjika dhe Serbia/ Ja për çfarë akuzohen
12 Korrik, 2025

Ekstradohen nga Greqia, Belgjika dhe Serbia, 3 shtetas shqiptarë, të shpallur në kërkim ndërkombëtar. Finalizimi i procedurave të ekstradimit erdhi...

Lexo më shumë

Euro në rënie të lirë/ Ja sa po këmbehet monedha evropiane

Euro në rënie të lirë/ Ja sa po këmbehet monedha evropiane
12 Korrik, 2025

Kjo javë ka sjell një dobësim të ndjeshëm të euros, duke arritur një nivel të ri historik të kursit të...

Lexo më shumë

Gramsh/ Humbi jetën teksa po punonte për hapjen e një pusi, arrestohen 2 persona

Ngjarja në Fushë-Krujë/Qëllohet me armë ndaj lokalit të ish-shoferit të Arjan Ndojës
12 Korrik, 2025

Dy persona janë arrestuar sot më 12 korrik, vetëm një ditë pas ngjarjes së rëndë që ndodhi në Gramsh, ku...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com