Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Analiza/ Pse Brukseli do të krijojë një Jugosllavi të re?

2017/07/13 at 10:07 AM
në Komente, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Rama-Vuçiç forcojnë marrëdhënien, Kosova e përjashtuar

Gazeta gjermane “Die Welt” nën titullin “Pse Brukseli do të krijojë një Jugosllavi të re”, shkruan se një sërë shtetesh në Ballkan duan të jenë pjesë e BE-së, por për shkak se Bashkimi Europian nuk ia del dot aktualisht të bëjë pranime të reja, ai kërkon që të fitojë kohë, përmes një ideje të lindur më parë në Ballkan. “Presidenti i sotëm, Aleksander Vuçiq e kishte formuluar: nuk do të ishte më praktike të lidheshin vendet e Ballkanit në një zonë ekonomike të përbashkët? Ky do të ishte hapi i parë për anëtarësim në BE. BE e pranoi me falënderim këtë ide”, shkruan gazeta gjermane duke e cilësuar unionin doganor si një instrument të mirë për BE që të fitojë kohë. “BE-së nuk i duhet të pranojë anëtarë të rinj, por në të njëjtën kohë ruan influencën e saj në Ballkan.”

“Die Welt” thekson se Ballkani nga ana ekonomike është për europianët i parëndësishëm, por ai ka rëndësi në kontekstin e historisë europiane. Kohët e mëdha të zgjerimit kanë kaluar, prandaj prej vitesh po diskutohet si një instrument unioni doganor, një instrument që e çaktivizon fuçinë e barutit me emrin Ballkan dhe nga ana tjetër nuk e detyron BE të zgjerohet.
“Komisioneri i BE për Zgjerimin, Johannes Hahn ka sjellë formulën “Varësi pozitive”, e cila mund të ndikojë në çtensionimin e konflikteve etnike në rajon. Por në fakt kjo do të ishte një rilindje e Jugosllavisë së vjetër, sigurisht vetëm si union doganor dhe transporti. Pa Kroacinë e Slloveninë që janë pjesë e BE. Por këtë herë bashkë me Shqipërinë. Serbia, Bosnje-Hercegovina, Kosova, Mali i Zi, Maqedonia -do të kishim pra një union të shteteve pasuese më të varfra të Jugosllavisë. Mund ta kuptosh pse Beogradit i pëlqen një gjë e tillë. Në një konstelacion të tillë, Serbia do të ishte një peshë e rëndë.”

Gazeta gjermane kujton se Jugosllavia e vjetër u shpërbë e sëmurë nga konfliktet e brendshme, sidomos nga rivaliteti mes serbëve dhe kroatëve. “Një union i ri i Ballkanit Perëndimor do të ishte po ashtu bipolar. Atë do ta dominonin 8 milionë serbë në Serbi dhe Bosnje, si edhe 5 milionë shqiptarë në Shqipëri, Kosovë, Maqedoni, që do të konkurronin me dhe kundër njëri-tjetrit.”

Vlerat e BE: Nuk ka lëshime për Ballkanin

Ndërsa gazeta “Frankfurter Allgemeine Zeitung” nën titullin “E ardhmja e Ballkanit është në BE” boton një artikull të zëdhënësit për politikën e Jashtme të Partisë Socialdemokrate, Niels Annen. “Në Ballkanin Perëndimor elitat kombëtare rrezikojnë paqen e brishtë, për të hequr vëmendjen nga dështimet e qeverisjeve të tyre”, shkruan Annen dhe kërkon që BE në samitin e Triestes të mërkurën të reagojë ndaj kësaj politike të papërgjegjshme.

Zëdhënësi i socialdemokratëve për politikën e Jashtme, Niels Annen thekson se Ballkani Perëndimor është rikthyer në axhendën e ditës, por me lajme të politikës së brendshme që vijnë nga rajoni – si provokimet e dyanshme mes Serbisë dhe Kosovës, retorika shqiptaromadhe e politikanëve kosovarë, mësymja e dhunshme e parlamentit maqedonas. “Këto të sjellin ndërmend vitet 90-të, por paralelja historike është e gabuar. Sepse motori i këtyre tensionimeve nuk janë tensionet etnike, por interesat e elitave kombëtare, që duan të sigurojnë
pushtetin e tyre e të pengojnë reformat demokratike.”

Niels Annen shkruan në artikullin e “FAZ” se zhvillimeve aktuale në rajon, BE nuk duhet t’i përgjigjet me lirimin e kushteve të anëtarësimit. “Një ‘rabat gjeopolitik’ shkatërron besueshmërinë e BE-së. Qeveritë në Ballkan duhet të pranojnë, se vlerat e BE, respekti për institucionet demokratike, të drejtat e opozitës dhe liria e shtypit nuk janë në dispozicion. /DW

Ju sugjerojmë

Trump njofton marrëveshjen mes Iranit dhe Izraelit: Lufta mbaroi
Bota

Trump njofton marrëveshjen mes Iranit dhe Izraelit: Lufta mbaroi

24 Qershor, 2025 1:00 am
A ka ndonjë shqiptarë në Iran që kërkuar kthimin në vend? MEPJ reagon për “Opinion”
-U tha në Opinion

A ka ndonjë shqiptarë në Iran që kërkuar kthimin në vend? MEPJ reagon për “Opinion”

23 Qershor, 2025 11:06 pm
“Opinion” siguron pamjet ekskluzive të raketave në qiellin e Katarit
-U tha në Opinion

“Opinion” siguron pamjet ekskluzive të raketave në qiellin e Katarit

23 Qershor, 2025 10:46 pm
Arianit Shehu në Opinion: Nëse do mundej, Irani do e ‘trondiste’ botën!
-U tha në Opinion

Arianit Shehu në Opinion: Nëse do mundej, Irani do e ‘trondiste’ botën!

23 Qershor, 2025 10:35 pm
Zjarret në vend/ Ministria e Mbrojtjes: Probleme në qarkun Vlorë, Lezhë dhe Kukës
Aktualitet

Zjarret në vend/ Ministria e Mbrojtjes: Probleme në qarkun Vlorë, Lezhë dhe Kukës

23 Qershor, 2025 10:30 pm
The New York Times: Khamenei emëron tre pasardhës në rast se vritet
Bota

Irani goditi Katarin, Khamenei: Nuk do të dorëzohemi përballë shkeljeve

23 Qershor, 2025 10:15 pm
Sulmi ndaj bazës ajrore amerikane në Katar, Trump: Reagimi i Iranit, i dobët
Bota

Sulmi ndaj bazës ajrore amerikane në Katar, Trump: Reagimi i Iranit, i dobët

23 Qershor, 2025 10:05 pm
Vendet e Lindjes së Mesme dënojnë sulmin iranian ndaj bazës amerikane në Katar
Bota

Vendet e Lindjes së Mesme dënojnë sulmin iranian ndaj bazës amerikane në Katar

23 Qershor, 2025 9:48 pm
“Ping-pongu” i qytetarit në Mirditë!Ministria i jep grant investimi,bashkia ia djeg
Aktualitet

“Ping-pongu” i qytetarit në Mirditë!Ministria i jep grant investimi,bashkia ia djeg

23 Qershor, 2025 9:20 pm
Analizë: Sulmi i Iranit në bazën ajrore amerikane në Katar, tejet simbolik
Bota

Analizë: Sulmi i Iranit në bazën ajrore amerikane në Katar, tejet simbolik

23 Qershor, 2025 9:09 pm
Para
Video/ Tym e flakë në gjithë vendin; digjen drurë frytorë, pyje me pisha e ah

Video/ Tym e flakë në gjithë vendin; digjen drurë frytorë, pyje me pisha e ah

Gjendet i vdekur një 53 vjeçar në Sarandë

44 vjeçari nga Lezha rrihte gruan e fëmijët, policia i gjen dhe armë në shtëpi

Me këtë që ka bërë Klea Huta, shton më tepër dyshimet për lidhjen me Elgit Dodën

Me këtë që ka bërë Klea Huta, shton më tepër dyshimet për lidhjen me Elgit Dodën

TE FUNDIT

Trump njofton marrëveshjen mes Iranit dhe Izraelit: Lufta mbaroi

Trump njofton marrëveshjen mes Iranit dhe Izraelit: Lufta mbaroi
24 Qershor, 2025

Presidenti Trump njofton se është arritur një armëpushim midis Izraelit dhe Iranit. Në një postim në Truth Social, presidenti Trump...

Lexo më shumë

A ka ndonjë shqiptarë në Iran që kërkuar kthimin në vend? MEPJ reagon për “Opinion”

A ka ndonjë shqiptarë në Iran që kërkuar kthimin në vend? MEPJ reagon për “Opinion”
23 Qershor, 2025

Teksa përplasjet mes Iranit, Izraelit dhe SHBA-së sa vijnë e bëhen më të ashpra, një pyetje që qarkulloi në studion...

Lexo më shumë

“Opinion” siguron pamjet ekskluzive të raketave në qiellin e Katarit

“Opinion” siguron pamjet ekskluzive të raketave në qiellin e Katarit
23 Qershor, 2025

Tensionet në Lindjen e Mesme duket se janë në kulmin e tyre, ndërsa rajoni po përfshihet nga një valë e...

Lexo më shumë

Arianit Shehu në Opinion: Nëse do mundej, Irani do e ‘trondiste’ botën!

Arianit Shehu në Opinion: Nëse do mundej, Irani do e ‘trondiste’ botën!
23 Qershor, 2025

E gjithë bota po mban frymën dhe i ka sytë nga konflikti i ashpër i ditëve të fundit mes Iranit-Izraelit-SHBA-së....

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com