Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Analiza/ Në kushte ideale, si do të duhej të zgjidhej kriza institucionale në Kosovë

2025/07/05 at 9:32 AM
në Rajoni, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Analiza/ Në kushte ideale, si do të duhej të zgjidhej kriza institucionale në Kosovë

Aktgjykimi i Gjykatës Kushtetuese për zgjidhjen e krizës institucionale në Kosovë ishte gjithçka përveç asaj që e pritën të gjithë. Ishte sikur ato rastet kur realizohet një ëndërr pas një kohe, por që nuk i ngjan atij përjetimit fillestar. Për dikë mund të ketë qenë edhe zhgjëndërr.

Aktgjykimi parasheh 26 korrikun si afatin e fundit për konstituimin e Kuvendit të Kosovës, por jo edhe pasojat e mundshme, nëse nuk finalizohet procesi deri atëherë.

Tentime për konstituimin e Kuvendit ka pasur prej 15 prillit, por seancave prej 2-3 minutash nuk po u shihet fundi. Në këtë situatë, kur secila palë insiston se ka të drejtë dhe se faji është te tabori tjetër, nuk ka mbetur shumë përveçse të zbërthejmë se si do të dukej një zgjidhje ideale për të ecur përpara.

E theksojmë: ideale, pasi në politikë një plus një duket se asnjëherë nuk bëjnë dy.

Natyrisht që secili e ka bindjen dhe vizionin e vet se çfarë do t’i jepte fund krizës, por për Vullnet Bugaqkun, hulumtues i lartë në Institutin Demokratik të Kosovës (KDI), çelësi është te kompromisi mes partive politike.

Ai vlerëson se detyrimet më të mëdha në këtë drejtim i ka Lëvizja Vetëvendosje (LVV), si ftuesja e më së shumti votave në zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit.

“Ideale do të ishte që LVV-ja të hiqte dorë nga propozimi i Albulena Haxhiut për kryetare të Kuvendit, dhe të gjente një kandidaturë më unifikuese, që do të ishte lehtë e pranueshme për pjesën tjetër. Zgjidhja më e lehtë dhe më e thjeshtë do të ishte kjo”, shprehet Bugaqku për Radion Evropa e Lirë.

Për LVV-në, ky opsion është i papranueshëm, pasi anëtarë të saj besojnë se pikërisht pozita e të parit ua ofron komoditetin e vendimmarrjes.

Pas një takimi me përfaqësues të partive politike, më 28 qershor, kryeministri në detyrë i Kosovës, njëherësh kryetar i LVV-së, Albin Kurti, tha se i ka shtruar në tavolinë dy kompromise: i pari, kandidatura e Haxhiut të tërhiqet nëse ajo nuk i merr votat e nevojshme përmes një votimi të fshehtë, dhe i dyti, partitë t’i delegojnë përfaqësuesit e tyre në një komision për votim të fshehtë, në mënyrë që ai të rrëzohet, më pas, me votë.

“Aktgjykimi i Gjykatës Kushtetuese e ka nënvizuar qartë që seanca konstituive e ka rendin e ditës të paracaktuar, dhe në njëfarë forme Gjykata e sqaroi që kryesuesi i seancës nuk mundet të propozojë pika të reja në rend dite, qoftë të formimit të ndonjë komisioni, qoftë të zhvillimit të ndonjë mënyre tjetër të votimit”, vlerëson Bugaqku.

Për partitë e mëdha shqiptare, Partinë Demokratike të Kosovës (PDK), Lidhjen Demokratike të Kosovës (LDK) dhe Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Kurti vazhdon të jetë i betonuar në idetë e tij fillestare. Ndryshimin e mënyrës së votimit, ato e konsiderojnë jokushtetues, ndërsa Haxhiun e përshkruajnë si figurë përçarëse.

“Gjykata Kushtetuese të dalë me një interpretim më të qartë.”

Opsioni i dytë për Bugaqkun është që Gjykata Kushtetuese të dalë me një interpretim më të qartë, dhe që presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ose partitë tjera, të kërkojnë sqarime nëse nuk do të respektohet afati kohor.

Ai kujton se deri më tani ekzistojnë së paku dy raste kur Gjykata ka nxjerrë vendime në formë të sqarimit të aktgjykimeve të veta: njëri për vendimin e vitit 2010, lidhur me logon e Komunës së Prizrenit, dhe tjetri më 2011, kur Jakup Krasniqi – atëbotë kryekuvendar – kërkoi nga Gjykata ta interpretonte zgjedhjen e Behgjet Pacollit president shteti.

Dritëro Arifi, politolog nga Prishtina, beson se presidentja Osmani po vonohet duke mos dërguar në Kushtetuese kërkesë për sqarimin e afateve kohore dhe të aspekteve procedurale, në mënyrë që procesi të ecë përpara.

Ai thotë për Radion Evropa e Lirë se Kosova është duke shkuar drejt zgjedhjeve të jashtëzakonshme, dhe se çështja është vetëm kur do të bien dakord partitë për datën e tyre – para apo pas zgjedhjeve lokale të tetorit.

Osmani i takoi më 2 korrik krerët e partive më të mëdha politike, me qëllim të gjetjes së ndonjë zgjidhjeje, por rezultat të dukshëm nuk pati.

PDK-ja, më 3 korrik, dhe LDK-ja, më 4 korrik, dërguan kërkesa në Gjykatën Kushtetuese për sqarime shtesë lidhur me atë që ato e konsiderojnë moszbatim të aktgjykimit të saj. Më 30 qershor, 52 organizata të shoqërisë civile u bënë thirrje partive parlamentare, në veçanti partisë fituese të zgjedhjeve, ta konstituojnë Kuvendin e ri të Kosovës, duke thënë se bllokada po e cenon rendin demokratik.

Deri në gjetjen e “formulës magjike” do të vazhdojmë t’i shohim deputetët duke fajësuar njëri-tjetrin çdo 48 orë…/ REL

Ju sugjerojmë

Vrasja në Berat, bashkëshortja e viktimës tregon ngjarjen: Vajza preku kalin, por…
Aktualitet

Vrasja në Berat, bashkëshortja e viktimës tregon ngjarjen: Vajza preku kalin, por…

4 Nëntor, 2025 11:57 am
Aksident në minierën e Martaneshit, humb jetën administratori
Kronikë

Aksident në minierën e Martaneshit, humb jetën administratori

4 Nëntor, 2025 11:31 am
Giorgio Chiellini merr postin e rëndësishëm në Federatën Italiane të Futbollit
Sport

Giorgio Chiellini merr postin e rëndësishëm në Federatën Italiane të Futbollit

4 Nëntor, 2025 11:05 am
Inceneratori i Tiranës, SPAK kërkon 5 vjet burg për Alqi Bllakon
Kronikë

Inceneratori i Tiranës, SPAK kërkon 5 vjet burg për Alqi Bllakon

4 Nëntor, 2025 10:19 am
Samiti i Zgjerimit të BE në Bruksel, do të marrë pjesë edhe kryeministri Rama
Kryesore

Samiti i Zgjerimit të BE në Bruksel, do të marrë pjesë edhe kryeministri Rama

4 Nëntor, 2025 10:18 am
Rama zbulon shifrat, sa do të rriten pensionet nga janari
Aktualitet

Rama zbulon shifrat, sa do të rriten pensionet nga janari

4 Nëntor, 2025 10:01 am
Hiqej si drejtor policie, si u zbulua 20-vjeçari që u jepte urdhra edhe policëve
Kronikë

Hiqej si drejtor policie, si u zbulua 20-vjeçari që u jepte urdhra edhe policëve

4 Nëntor, 2025 9:55 am
Hodhën sende të forta gjatë ndeshjes Partizani-Elbasani, policia procedon 3 të rinj
Kronikë

Tritol biznesit në Kuçovë

4 Nëntor, 2025 9:18 am
Rama ndan pamje nga kantieri në Shkodër: Ndërhyrje dinjitoze që transformon zonën
Aktualitet

Rama ndan pamje nga kantieri në Shkodër: Ndërhyrje dinjitoze që transformon zonën

4 Nëntor, 2025 9:17 am
I shërbeu familjes Kim, ndahet nga jeta ish “kreu i shtetit” të Koresë së Veriut
Bota

I shërbeu familjes Kim, ndahet nga jeta ish “kreu i shtetit” të Koresë së Veriut

4 Nëntor, 2025 9:16 am
Para
Dodik shmang paraburgimin, u paraqit vullnetarisht në Prokurorinë e Bosnjës

Dodik shmang paraburgimin, u paraqit vullnetarisht në Prokurorinë e Bosnjës

Mbërrijnë në gjykatë të arrestuarit e “Bankers Petroleum”, do njihen me akuzat

Mbërrijnë në gjykatë të arrestuarit e “Bankers Petroleum”, do njihen me akuzat

Bushati krah Rubio-s: Sekretari pranoi ftesën e Ramës për të vizituar Tiranën

Bushati krah Rubio-s: Sekretari pranoi ftesën e Ramës për të vizituar Tiranën

TE FUNDIT

Vrasja në Berat, bashkëshortja e viktimës tregon ngjarjen: Vajza preku kalin, por…

Vrasja në Berat, bashkëshortja e viktimës tregon ngjarjen: Vajza preku kalin, por…
4 Nëntor, 2025

Më 28 tetor vendi u trondit nga vrasja me thikë e 42-vjeçarit Keli Hoxha në lagjen “Kala” të Beratit. Autori...

Lexo më shumë

Aksident në minierën e Martaneshit, humb jetën administratori

Aksident në minierën e Martaneshit, humb jetën administratori
4 Nëntor, 2025

Një aksident i rëndë në punë ka ndodhur paraditen e sotme në një subjekt minerar në zonën e Theknës në...

Lexo më shumë

Giorgio Chiellini merr postin e rëndësishëm në Federatën Italiane të Futbollit

Giorgio Chiellini merr postin e rëndësishëm në Federatën Italiane të Futbollit
4 Nëntor, 2025

Ish-kapiteni i Juventusit, Giorgio Chiellini, ka marrë një tjetër rol të rëndësishëm në futbollin italian. Pas rikthimit te “Zonja e Vjetër”...

Lexo më shumë

Inceneratori i Tiranës, SPAK kërkon 5 vjet burg për Alqi Bllakon

Inceneratori i Tiranës, SPAK kërkon 5 vjet burg për Alqi Bllakon
4 Nëntor, 2025

SPAK ka kërkuar 5 vite burg për Alqi Bllakon i akuzuar për korrupsion pasiv për çështjen e inceneratorit të Tiranës....

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com