Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Analiza/ Gjekmarkaj: “PD ka promovuar hajna në 27 vite, por populli ju përgjigj Bashës sepse ….”

2017/05/13 at 8:42 PM
në Aktualitet, Politikë, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Analiza/ Gjekmarkaj: “PD ka promovuar hajna në 27 vite, por populli ju përgjigj Bashës sepse ….”

Analisti Agron Gjekmarkaj në një shkrim të tijin për “Panorama” shkruan për protestën e sotme të opozitës.  Ai thotë se ajo pati sukses dhe se qytetarët iu përgjigjën kreut të PD-së në këtë protestë të madhe.

SHKRIMI

Sot populli foli. I kam ndjekur për arsye profesionale protestat politike në Shqipëri, edhe ato të opozitës socialiste dikur, edhe këto 4 a 5 që ka organizuar kjo e Bashës në këto vite. Si asnjëherë tjetër në historinë e 27 viteve liri, një masë e jashtëzakonshme qytetarësh u derdhën në Tiranë për të shpëtuar pluralizmin politik në vend. Nga “Kali i Skënderbeut” deri te pallati i Kryeministrisë gjeje Sarandën, Vlorën, Elbasanin, Lezhën, vetë Tiranën, Shkodrën,

Tropojën, me një dendësi mbresëlënëse për një vend të vogël si i yni.

Me shqisat e ngritura lart si para çdo rreziku, erdhën për të  mbështetur opozitën dhe Lulzim Bashën në orën më dramatike të demokracisë.

Qytetarët e kuptojnë atë që politikanët e Rilindjes refuzojnë ta kuptojnë, se gjymtimi i sistemit është gjymtim i lirisë, se gjymtimi i sistemit është një rrezik i madh për secilin prej tyre, për jetën e përditshme, aspiratat dhe ëndrrat. Pjesëmarrja kishte natyrë referendare dhe u shfaq si rezistencë ndaj shndërrimit nga qytetarë në numra, nga popull në fasadë.

Një logjikë e ftohtë dhe një mendje e arsyeshme ­sinonime këto që zor se i shkojnë përshtat Kryeministrit Edi Rama­ duhet të kuptojë se monizmi është i pamundur në Shqipëri; duhet të kuptojë se zgjedhje pa popullin dhe pa opozitën nuk ka e nuk mund të ketë.

Sot populli kishte zbritur në bulevard për të dhënë këtë këshillë, këtë mesazh. Personalisht nuk jam në gjendje të pohoj se të gjithë ata janë votues të opozitës apo mbështetës të Bashës, por një gjë ata e kanë kuptuar se, simbolikisht, Lulzim Basha është një simbol kundër një fatkeqësie historike që na kanoset.

PD në këto 27 vite ka qeverisur dhe ka bërë opozitë, ka pasur suksese dhe dështime, ka promovuar vlera, por edhe kopukë e hajna që të bëjnë me vjedhë, por dy herë asaj i jepet mundësia t’i shërbejë vendit në mënyrë ekzistenciale, në dhjetor 1990, duke sjellë pluralizmin dhe në pranverë 2017, duke e mbrojtur atë. Dhe e fundit kjo ishte dita më e mirë e Lulzim Bashës, që kur ka hyrë në politikë.

Etiketa: Agron gjekmarkajprotesta

Ju sugjerojmë

Ministria e Jashme apel shqiptarëve në Iran: Ja ku mund të kontaktoni për ndihmë
Aktualitet

Ministria e Jashme apel shqiptarëve në Iran: Ja ku mund të kontaktoni për ndihmë

11 Janar, 2026 10:53 pm
Protestat e dhunshme, vritet zyrtari i lartë iranian nga demonstruesit në Mashhad
Bota

Protestat e dhunshme, vritet zyrtari i lartë iranian nga demonstruesit në Mashhad

11 Janar, 2026 9:26 pm
Sulmet në Venezuelë, Trump: Kemi kapur dhe nxjerrë jashtë vendit Maduron
Bota

Venezuela nuk ka vetëm naftë, por edhe minerale strategjike që i duhen SHBA-së

11 Janar, 2026 8:29 pm
Studimi/ 1 në 5 persona në Gjermani mendon të largohet nga vendi
Bota

Studimi/ 1 në 5 persona në Gjermani mendon të largohet nga vendi

11 Janar, 2026 6:37 pm
Trump sulmon gazetaren e ABC News: Je personi më bezdisës në të gjithë vendin
Bota

Trump paralajmëron Kubën: Duhet të bëjnë një marrëveshje me ne para se të jetë vonë

11 Janar, 2026 5:35 pm
Bombardimet e SHBA/Berisha: Thirrje e fuqishme për përmbysjen e diktaturës në Iran
Politikë

Protestat në Iran, Berisha: Diktatura e Ajetollahëve, në grahmat e fundit

11 Janar, 2026 4:35 pm
I morën 40 000 euro një personi duke e mashtruar, identifikohen autorët, 3 në pranga
Kronikë

I morën 40 000 euro një personi duke e mashtruar, identifikohen autorët, 3 në pranga

11 Janar, 2026 3:30 pm
Rreth 116 të vrarë nga protestat në Iran, Trump: Gati të ndërhyjmë
Bota

Rreth 116 të vrarë nga protestat në Iran, Trump: Gati të ndërhyjmë

11 Janar, 2026 3:14 pm
SHBA-të u bëjnë thirrje qytetarëve amerikanë të largohen nga Venezuela
Bota

SHBA-të u bëjnë thirrje qytetarëve amerikanë të largohen nga Venezuela

11 Janar, 2026 3:12 pm
Deklarata për drejtësinë, Berisha: Rama i quan injorantë prokurorët, të ngrihemi
Kryesore

Deklarata për drejtësinë, Berisha: Rama i quan injorantë prokurorët, të ngrihemi

11 Janar, 2026 2:33 pm
Para
UEFA ka dënuar sërish Skënderbeun?! Ja reagimi i ekipit korçar

UEFA ka dënuar sërish Skënderbeun?! Ja reagimi i ekipit korçar

Protesta e Opozitës, ish-ministri i LSI-së: ” Mos u merrni sa ishin në shesh, nuk ka zgjedhje pa opozitën”

Protesta e Opozitës, ish-ministri i LSI-së: " Mos u merrni sa ishin në shesh, nuk ka zgjedhje pa opozitën"

Arben Ristani: “Jemi gati të pranojmë një paketë Mc Allister plus, por jo ….”

Arben Ristani: "Jemi gati të pranojmë një paketë Mc Allister plus, por jo ...."

TE FUNDIT

Ministria e Jashme apel shqiptarëve në Iran: Ja ku mund të kontaktoni për ndihmë

Ministria e Jashme apel shqiptarëve në Iran: Ja ku mund të kontaktoni për ndihmë
11 Janar, 2026

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme ka dalë me një njoftim të rëndësishëm për të gjithë shqiptarët që jetojnë...

Lexo më shumë

Protestat e dhunshme, vritet zyrtari i lartë iranian nga demonstruesit në Mashhad

Protestat e dhunshme, vritet zyrtari i lartë iranian nga demonstruesit në Mashhad
11 Janar, 2026

Televizioni shtetëror iranian raportoi se një zyrtar i lartë i forcave të sigurisë u vra mbrëmjen e sotme në qytetin...

Lexo më shumë

Venezuela nuk ka vetëm naftë, por edhe minerale strategjike që i duhen SHBA-së

Sulmet në Venezuelë, Trump: Kemi kapur dhe nxjerrë jashtë vendit Maduron
11 Janar, 2026

Presidenti amerikan Donald Trump ka deklaruar se kompanitë amerikane do të kenë akses në rezervat e mëdha të naftës së...

Lexo më shumë

Studimi/ 1 në 5 persona në Gjermani mendon të largohet nga vendi

Studimi/ 1 në 5 persona në Gjermani mendon të largohet nga vendi
11 Janar, 2026

Sipas një sondazhi të kryer së fundmi, një në pesë persona në Gjermani po mendon të largohet nga vendi. Studimi...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com