Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Analiza/ Fatos Lubonja: Rama po tregohet injorant me Greqinë, ja pse

2016/11/02 at 8:53 PM
në Aktualitet, Politikë, Te Fundit
Kohë leximi: 5 min
A A
Fatos Lubonja: Edi Rama, ëndërr për t’u bërë një Enver i dytë 

Publicisti, Fatos Lubonja, duke folur, gjate emisionit Opinion ne TV KLAN, i drejtuar nga gazetari, Blendi Fevziu, ku eshte diskutuar ne lidhje me hapjen e dosjeve per bashkepunetoret e ish-sigurimit te shtetit.

Analisti Fatos Lubonja ka analizuar nga studio e “Opinion” në News24 situatën politike duke nisur nga përplasjet mes Tiranës dhe Athinës zyrtare, çështjen e Himarës, daljen në skenë të partive të reja e deri tek koalicionet politike për të ndërtuar shtetin e institucioneve.


Lubonja e ka quajtur kryeministrin Edi Rama, ‘injorant’ në lidhje me deklaratat e tij për Akropolin, duke thënë se ai nuk di historinë.

“Nuk e lexova (deklaratën e Ramës) thjesht në aspektin politik e diplomatik, por edhe në aspektin e njeriut të kulturës. Them se është tronditëse pasi tregon injorancën e kryeministrit tonë çka është e rëndë edhe për imazhin e Shqipërisë. Pse e them këtë? Sepse Partenoni, si ‘gioiello’ i Akropolit, është një nga 10 mrekullitë e botës dhe çdo student madje çdo fëmijë duhet ta dijë historinë e tij, si histori e antikitetit grek. Ku qëndron mosdija në rastin e Ramës?

Historia tregon se Partenoni ka qenë tempull i Athinës në Antikitet, në kohën e Krishterimit u bë kishë, pastaj në kohën e osmanëve u bë xhami dhe ajo gravura që ka nxjerrë Rama, po ta vini re, ka dhe një xhami. Puna është se deri në vitin që përmend Rama (1687) ai ka qenë një ndërtesë që, me gjithë ndryshimet nga brenda, ka qenë e ruajtur si srukturë.

Është pikërisht rrethimi që ka bërë Francesco Morozini që ka shkatërruar Partenonin. Osmanët e përdorën atë për të futur barutin meqenëse ishin të rrethuar. Jemi në një nga luftrat mes Venedikut dhe Perandorisë Osmane, nuk bëhet fjalë aty për Shqipëri apo Greqi. Kjo është një nga ato luftëra, – quhet lufta e Peloponezit, – ku pasi morën këtë venecianët rrethuan Athinën. Në këtë moment, kur osmanët kanë futur barutin në  Partenon, bombardimi nga venecianët bëri që disa predha të shkojnë tek baruti dhe shpërthimi shkatërroi Partenoni.

Pra, në të kohë, nuk u ruajt, siç thotë Rama, por u shkatërrua. Ashtu siç dihet se Morozini, që më pas u bë Doxha i Venecias ka bërë edhe plaçkitje atje. Një nga luanët e Pireut, vepër e antikitetit grek, që është sot në Piaza San Marco në Venecia gjatë kësaj kohe është marrë dhe sot e kësaj dite ka një problem të madh mbi atë se si është grabitur Greqia. Sepse më pas Athinën e morën përsëri osmanët, (në 715), ndërtuan një xhami të vogël brenda Parthenonit sepse ishte shembur dhe filluan t’i shesin Perëndimit objektet. Siç shihet kemi të bëjmë edhe me injorancën e asaj kohe. Një nga atashetë, e marshallit suedez që luftonte atje, megjithatë, i ka thënë këtij Morozinit, “ça po bën, si mund të bombardohet një ndërtesë që ka jetuar mbi 2 mijë vjet?”
Kjo e Ramës është injorancë jo vetëm pse nuk njeh historinë e Partenonit, që mund ta lexonte. Por edhe përsa i përket vizionit që ka për kufijtë e shteteve tona. Në kohën në fjalë nuk kishte Greqi dhe as Shqipëri por Perandori Osmane. Kur u krijua Shqipëria, gjithë kjo zonë për të cilën flet Rama dhe Vorio-Epiri e Himara ka qenë pjesë e Perandorisë Osmane.

Popullsia ishte e përzierë dhe nuk kishte kufi të ndarë. U bënë luftat ballkanike që u krijua Shqipëria për 1 mijë arsye. Të thuash Himara ka qenë gjithmonë Shqipëri është të bësh akoma historiografinë e Enver Hoxhës dhe kjo është turp për një kryeministër, për një intelektual. Janë procese historike që duhet t’i njohë një intelektual, aq më tepër një politikan që duhet të ketë parasysh edhe diplomacinë sepse injoranca të prish punë edhe për imazhin. tha Lubonja.

Sipas Lubonjës, ‘ajo që bën kryeministri në këtë rast është përdorimi i nacionalizmit për qëllime pushteti dhe për të mbuluar ato gjëra që po bën në Jug që përveç të tjerave janë edhe grabitje e pronës së banorëve të Jugut’.

“Aty ka një grabitje, ka një dhunim. Nuk është hera e parë që Kryeminstri përdor gjuhën nacionaliste për të bërë shkatërrime. Siç ndodhi atëherë me kishën e Dhërmiut. Qëllimi është tjetër, që të çon në atë thënien e famshme “nacionalizmi është streha e fundit e horrave”.

Ai ka theksuar se e ‘gjithë kjo bëhet për të mbuluar vjedhjen e pronave në Himarë’. “Qëllimi është që gjithë ato që po bëhen atje me dhunë, kundër asaj popullsie, justifikohen me nacionalizëm. Për të thënë unë kam popullin me vete, siç bëri edhe Enver Hoxha. Edhe çështja çame është lidhur me këtë histori, por është përgjegjësia e grekëve që nuk njohin çështjen çame.

Por kësaj çështjeje nuk ke pse i përgjigjesh me nacionalizëm shqiptar. Çështja çame është problem i madh, shpërngulja e një popullsie gjatë LIIB që ka brenda shumë elementë të shkeljes së të drejtave të njeriu por grekët u justifikuan me atë që Greqia ishte në palën e fitimtarëve kurse shqiptarët bashkëunuan me pushtuesit. Është një problem i hapur por s’do të thotë që t’i përgjigjesh kësaj duke trajtuar Himarën kështu. Nuk besoj se edhe grekët kanë hall t’i kundërvihen në këtë rast sepse është ky që ka provokuar me këtë lloj forme”, tha ai.

Përsa i përket gjuhës nacionaliste te Rames Lubonja ka hequr vija paralele mes ish-kryeministrit Sali Berisha dhe kryeministrit Edi Rama në lidhje me nacionalizmin.

“Kemi precedentë, kur Berisha shkoi në Mynih dhe tha se është e pafalshme që shqiptarët jetojnë në 5 shtete dhe ai gjermani i tha: “ore zotëri e kupton se duhet bërë luftë që të bashkohen!” Kështu janë këta kur e humbasin mendjen dhe jetojnë shumë të izoluar, vetëm me delirin që ua ushqen popullsia shqiptare, injorante, e humbasin realitetin”, tha analisti.

Për sa i përket krijimit të partive të reja si ajo e Gjergj Bojaxhiut apo Ben Blushit, Lubonja tha se me to po jetojmë një kontradikë: më një anë partitë me njerëz të rinj kanë nevojë për kohë, më anë tjetër koha për ndryshim nuk pret. Për të zgjidhur këtë kontrediktë ai hodhi një ide që sipas tij do të shpëtonte vendin.

“Të gjithë ata që mendojnë se duhet një ndryshim duke filluar që nga PD, Blushi, ndoshta LSI, Bojaxhi duhet të bëjnë një lloj aleance me program për të ndërtuar shtetin e institucioneve kundër shtetit të partive që po degjeneron në shtetin e partisë shtet, me një ekonomi të drogës.

Ky program mund t’i nxirrte në zgjedhje së bashku dhe kompromisi që duhet bërë është që asnjë nga figurat e njohura të mos marrë pushtet, por të vendoset një kryeministër i përbashkët mbi idenë që të ndërtojnë shtetin e institucioneve dhe jo partive.” Ai citoi edhe Ilir Metën që në kohën e reformës në drejtësi deklaroi se ishte i gatshëm të linte nga pushteti i tij për të ndërtuar shtetin. Ja ky është rasti ta tregojë – tha Lubonja.  Gjendja është aq urgjente sa e kërkon një gjë të tillë, por vështirë se realizohet”, tha Lubonja.

 



Ju sugjerojmë

Obama i përgjigjet akuzave të Trump: Pretendime të çuditshme dhe qesharake
Bota

Obama i përgjigjet akuzave të Trump: Pretendime të çuditshme dhe qesharake

22 Korrik, 2025 10:37 pm
Plagoset një person në Vaun e Dejës,
Kronikë

Plagoset me thikë një 27-vjeçar në Vlorë

22 Korrik, 2025 10:35 pm
Hapësirat publike, Rama: Çuna, ka ardhur koha për t’u tërhequr matanë kufirit
Aktualitet

Hapësirat publike, Rama: Çuna, ka ardhur koha për t’u tërhequr matanë kufirit

22 Korrik, 2025 10:03 pm
Ambicie për kryetar të grupit parlamentar? Si përgjigjet Luçiano Boçi
Politikë

Ambicie për kryetar të grupit parlamentar? Si përgjigjet Luçiano Boçi

22 Korrik, 2025 9:34 pm
Turqia prezanton raketën e saj të parë hipersonike, TAYFUN Block-4
Bota

Turqia prezanton raketën e saj të parë hipersonike, TAYFUN Block-4

22 Korrik, 2025 9:24 pm
Përkeqësohet gjendja e Bruce Wills, nuk mundet më të flasë, të lexojë dhe të ecë
InstaBIZ

Përkeqësohet gjendja e Bruce Wills, nuk mundet më të flasë, të lexojë dhe të ecë

22 Korrik, 2025 9:20 pm
Ndahet nga jeta këngëtari legjendar, Ozzy Osbourne
InstaBIZ

Ndahet nga jeta këngëtari legjendar, Ozzy Osbourne

22 Korrik, 2025 9:12 pm
Përfshihet nga flakët një banesë në Korçë
Kronikë

Përfshihet nga flakët një banesë në Korçë

22 Korrik, 2025 8:31 pm
Informacioni rrodhi nga Pentagoni, Trump kërkon shkarkimin e gazetarëve
Bota

Trump kërkon hetimin e Obamës: Ka manipuluar informacionet për ndërhyrjet ruse

22 Korrik, 2025 8:28 pm
Kampet për azil, BE me sytë nga Shqipëria, Tunizia e Egjipti
Aktualitet

Kampet për azil, BE me sytë nga Shqipëria, Tunizia e Egjipti

22 Korrik, 2025 7:58 pm
Para
Video-STOP/ Bashkia Berat grabit pronën e qytetarit

Video-STOP/ Bashkia Berat grabit pronën e qytetarit

Fshati i harruar vetëm për 7 km rrugë

Fshati i harruar vetëm për 7 km rrugë

Berisha: Rama ta shpif, ndërroj kanal kur del në televizor

Sondazhi i fondacionit gjerman: Shqiptarët vlerësojnë Berishën më mirë se Ramën
















TE FUNDIT

Obama i përgjigjet akuzave të Trump: Pretendime të çuditshme dhe qesharake

Obama i përgjigjet akuzave të Trump: Pretendime të çuditshme dhe qesharake
22 Korrik, 2025

Akuzat e presidentit Donald Trump, për tradhti dhe kryengritje kundër ish-presidentit Barack Obama janë “të çuditshme” dhe “qesharake”, tha një...

Lexo më shumë

Plagoset me thikë një 27-vjeçar në Vlorë

Plagoset një person në Vaun e Dejës,
22 Korrik, 2025

Një  27-vjeçar nga fshati Risili i Vlorës është plagosur me thikë. Nuk dihen ende rrethanat e kësaj ngjarje, ndërkohë që...

Lexo më shumë

Hapësirat publike, Rama: Çuna, ka ardhur koha për t’u tërhequr matanë kufirit

Hapësirat publike, Rama: Çuna, ka ardhur koha për t’u tërhequr matanë kufirit
22 Korrik, 2025

Kryeministri Edi Rama ka ndarë disa pamje gjatë punës së çmontimit të tendave në një nga zonat e kryeqytetit dhe...

Lexo më shumë

Ambicie për kryetar të grupit parlamentar? Si përgjigjet Luçiano Boçi

Ambicie për kryetar të grupit parlamentar? Si përgjigjet Luçiano Boçi
22 Korrik, 2025

Nënkryetari i Partisë Demokratike, Luçiano Boçi, tha se nuk ka shprehur asnjë ambicie për pozicione të tjera në parti apo...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com