Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Analiza e REL: Kosova pa Kuvend, miliona euro në pritje

2025/06/25 at 4:57 PM
në Rajoni, Te Fundit
Kohë leximi: 4 min
A A
Analiza e REL: Kosova pa Kuvend, miliona euro në pritje

Kosova rrezikon të mbetet pas në garën për miliona euro të Bashkimit Evropian, ndërsa fqinjët e saj veçse kanë nisur të përfitojnë.


Bllokada politike pas zgjedhjeve të fundit parlamentare po i kushton vendit miliona euro nga Plani i Rritjes i BE-së për Ballkanin Perëndimor.

Kjo paketë prej 6 miliardë eurosh është miratuar në pjesën e fundit të vitit 2023.

Planet kanë qenë që shpërndarja e tyre të niste në fund të vitit të kaluar, por është shtyrë për disa muaj.

Më 21 qershor, Serbia është bërë vendi i fundit – pas Maqedonisë së Veriut, Shqipërisë dhe Malit të Zi – që ka njoftuar se ka pranuar mjetet e para nga BE-ja, në vlerë prej 51.66 milionë eurosh.

Bosnje e Hercegovina nuk e ka dorëzuar ende Agjendën e kërkuar të Reformave tek autoritetet evropiane.

Në Kosovë, problemi është tjetër: ajo nuk ka Kuvend të konstituuar për të ratifikuar marrëveshjen e nevojshme për përfitimin e fondeve.

Marrëveshjet e tilla kanë karakter të marrëveshjeve ndërkombëtare, ndaj edhe duhet të ratifikohen në Kuvend me dy të tretat e votave.

Përkundër dhjetëra përpjekjeve, deputetët nuk kanë arritur deri më 25 qershor të konstituojnë Kuvendin.

Vëzhguesit u sugjerojnë atyre t’i lënë mënjanë grindjet e brendshme, për të përfituar nga një mundësi që mund të ndikojë drejtpërdrejt në rrugën evropiane të vendit, por edhe në zhvillimin e tij ekonomik.

“Pse është kjo e rëndësishme sot? Sepse, nëse Kosova e ka ‘head start-in’ (hapin e nisjes) më të vonshëm se vendet tjera, kjo i bie që ti do të jesh një hap prapa”, thotë Demush Shasha, nga Instituti i Kosovës për Politika Evropiane.

Nga Plani i Rritjes, që mbulon periudhën nga viti 2024 deri më 2027, Kosova mund të përfitojë mbi 880 milionë euro.

Mbi 250 milionë do t’i ndaheshin si para pa kthim, ndërsa pjesa tjetër në formën e kredive të volitshme.

Pjesa prej 7% si para-financim, që tashmë u është ndarë katër vendeve ballkanike, për Kosovën i bie të jetë rreth 61 milionë euro.

Këto mjete kanë për qëllim përafrimin e gjashtë ekonomive në fjalë me atë të BE-së – organizatës ku të gjitha synojnë të anëtarësohen.

Megjithatë, ato janë paralajmëruar se nëse, brenda 1-2 vjetësh, nuk i kryejnë reformat e kërkuara – nga zhvillimi i sektorit privat deri te tranzicioni i gjelbër dhe digjitalizimi – atëherë shuma e paraparë për to do t’u shpërndahet vendeve të tjera.

A ka afat për ratifikimin e marrëveshjes?

Radio Evropa e Lirë pyeti Bashkimin Evropian se a ka ndonjë afat deri kur Kosova duhet ta ratifikojë marrëveshjen përkatëse për të marrë mjetet e para-financimit, por, deri në publikimin e këtij artikulli, nuk mori përgjigje.

Burime brenda Qeverisë në largim të Kosovës i thanë REL-it se një afat të tillë nuk ka.

Ngjashëm pohon edhe Shasha. Sipas tij, para-financimi nuk rrezikohet drejtpërdrejt nga vonesa në ratifikim, por vonesa në këtë hap të parë mund të sjellë pasoja zinxhirore, duke ndikuar edhe në përmbushjen me kohë të kushteve të vendosura nga BE-ja për vitin 2025 dhe dy vitet pasuese.

Këto kushte përfshijnë përparimin në reforma dhe një dialog konstruktiv me Serbinë për normalizimin e marrëdhënieve.

“E gjithë kjo mund ta vonojë Kosovën në periudhën 2025-2027, si dhe ta vendosë atë në një situatë ku nuk mund t’i shpenzojë mjetet e veta (nga Plani i Rritjes). Fondet që Kosova nuk arrin t’i shpenzojë, do t’u ndahen vendeve tjera”, thotë Shasha, duke u thirrur në dokumentet e BE-së për Planin e Rritjes.

Ai shton se këto vonesa dërgojnë edhe sinjale të gabuara për gatishmërinë e Kosovës për të avancuar drejt BE-së.

“Nuk është mirë për prestigjin ndërkombëtar apo evropian të Kosovës që të sillet, të shihet dhe të perceptohet në këtë formë – si një aktor rajonal në procesin integrues që nuk po arrin të mirëmbajë hapin me vendet e tjera të rajonit”, thotë Shasha për Radion Evropa e Lirë.

Në mesin e gjashtë shteteve të Ballkanit Perëndimor, Kosova është e vetmja që nuk e ka statusin e vendit kandidat për anëtarësim në BE.

Efektet ekonomike

Por, eksperti i ekonomisë, Safet Gërxhaliu, thotë se vonesat në shfrytëzimin e mjeteve nga Plani i Rritjes janë humbje edhe në aspektin ekonomik.

Sipas tij, Kosova ka nevojë të madhe për investime – si në sektorin publik, ashtu edhe në atë privat.

Ai thotë se një pjesë e këtyre investimeve do të mund të adresoheshin përmes fondeve të BE-së.

Çdo vonesë në sigurimin e tyre, thotë Gërxhaliu, është e dëmshme, sidomos në një kohë kur bota përballet me inflacion të lartë dhe kosto gjithnjë në rritje.

“Projektet që sot kushtojnë, ta zëmë 50 milionë (euro), vitin tjetër do të jenë me kosto shumë më të lartë”, thotë ai për Radion Evropa e Lirë.

Gërxhaliu kujton se Kosova vazhdon të jetë nën masat ndëshkuese të BE-së – të vendosura në vitin 2023 pas tensioneve në veri të vendit – dhe se pamundësia aktuale për të përfituar nga fondet e BE-së vetëm sa e rëndon më tej këtë situatë.

“Shfrytëzimi i këtyre mjeteve do të kishte mesazh të qartë për kundërshtarët e shtetit të Kosovës, se ‘Evropa është me ne, ne jemi në rrugën e integrimit dhe pretendojmë dhe mendojmë që një ditë të jemi të barabartë në familjen evropiane’”, thotë Gërxhaliu.

Thirrje për të kapërcyer ngërçin politik, Kosovës i kanë bërë edhe zyrtarë të huaj, përfshirë shefen e politikës së jashtme të BE-së, Kaja Kallas.

Derisa deputetët e partisë më të madhe, Lëvizjes Vetëvendosje, dhe të partive të tjera mbeten të ngurtë në qëndrime, miliona euro të tjera mbeten po ashtu të bllokuara.

Më 23 qershor, ministri në detyrë i Financave, Hekuran Murati, shkroi në Facebook se janë 90 milionë euro të alokuara nga Banka Botërore për Kosovën, të cilat presin ratifikimin nga Kuvendi që nga muaji maj i vitit të kaluar.

Edhe për këtë çështje, partia deri më tash në pushtet dhe ato në opozitë shkëmbyen akuza kundër njëra-tjetrës./REL



Ju sugjerojmë

Horoskopi, 1 shtator 2023
Kryesore

Horoskopi, 2 tetor 2025

2 Tetor, 2025 7:57 am
Dekreti i Begajt për datën e zgjedhje, Milori: Veliaj mund të ketë një as nën mëngë
-U tha në Opinion

Dekreti i Begajt për datën e zgjedhje, Milori: Veliaj mund të ketë një as nën mëngë

1 Tetor, 2025 11:15 pm
Dekreti i Presidentit për zgjedhjet në Tiranë, Daci: I pavlefshëm, “goditet” duke…
-U tha në Opinion

Dekreti i Presidentit për zgjedhjet në Tiranë, Daci: I pavlefshëm, “goditet” duke…

1 Tetor, 2025 11:04 pm
Data e zgjedhjeve, Rusmali: Rastin e Veliajt nuk e mbron Gjykata Kushtetuese
-U tha në Opinion

Data e zgjedhjeve, Rusmali: Rastin e Veliajt nuk e mbron Gjykata Kushtetuese

1 Tetor, 2025 10:39 pm
Lajm i keq për Kombëtaren, mbrojtësi titullar do të mungojë ndaj Serbisë
Sport

Lajm i keq për Kombëtaren, mbrojtësi titullar do të mungojë ndaj Serbisë

1 Tetor, 2025 9:45 pm
Hodhën sende të forta gjatë ndeshjes Partizani-Elbasani, policia procedon 3 të rinj
Kronikë

Sherr mes disa personave në Bilisht, dy të plagosur

1 Tetor, 2025 8:56 pm
Kritikoi takimin e Trump me Erdogan, pushohet nga puna gazetari turk në Washington
Bota

Kritikoi takimin e Trump me Erdogan, pushohet nga puna gazetari turk në Washington

1 Tetor, 2025 8:05 pm
FIFA gjobit FSHF-në për incidentet jashtë stadiumit
Sport

FIFA gjobit FSHF-në për incidentet jashtë stadiumit

1 Tetor, 2025 7:36 pm
IKMT aksion për shkatërrimin e ndërtimeve pa leje në Parkun Kombëtar të Valbonës
Aktualitet

IKMT aksion për shkatërrimin e ndërtimeve pa leje në Parkun Kombëtar të Valbonës

1 Tetor, 2025 6:55 pm
“Inflacioni ka shënuar rritje”, Sejko: BSH nuk ndryshon normën bazë të interesit
Aktualitet

“Inflacioni ka shënuar rritje”, Sejko: BSH nuk ndryshon normën bazë të interesit

1 Tetor, 2025 6:50 pm
Para
Trump: Putin mund të ketë ambicie përtej Ukrainës

Trump: Putin mund të ketë ambicie përtej Ukrainës

Trump pas takimit me Zelenskyn: U tregua shumë i sjellshëm, do flas me Putinin nëse…

Trump pas takimit me Zelenskyn: U tregua shumë i sjellshëm, do flas me Putinin nëse…

Trump: Zyrtarët e SHBA-së dhe Iranit do të bisedojnë javën e ardhshme

Trump: Zyrtarët e SHBA-së dhe Iranit do të bisedojnë javën e ardhshme
















TE FUNDIT

Horoskopi, 2 tetor 2025

Horoskopi, 1 shtator 2023
2 Tetor, 2025

Dashi Ka shumë të ngjarë që të tjerët të përpiqen t’ju bindin të merrni pjesë në ndonjë skemë të madhe...

Lexo më shumë

Dekreti i Begajt për datën e zgjedhje, Milori: Veliaj mund të ketë një as nën mëngë

Dekreti i Begajt për datën e zgjedhje, Milori: Veliaj mund të ketë një as nën mëngë
1 Tetor, 2025

Data e dekretimit te zgjedhjeve të parakohshme për bashkinë e Tiranës ka shkaktuar përsëri një paqartësi te juristë si dhe...

Lexo më shumë

Dekreti i Presidentit për zgjedhjet në Tiranë, Daci: I pavlefshëm, “goditet” duke…

Dekreti i Presidentit për zgjedhjet në Tiranë, Daci: I pavlefshëm, “goditet” duke…
1 Tetor, 2025

Konstitucionalisti Jordan Daci ka folur në emisionin “Opinion” në lidhje me dekretin e Presidentit për dekretimin e datës së zgjedhjet...

Lexo më shumë

Data e zgjedhjeve, Rusmali: Rastin e Veliajt nuk e mbron Gjykata Kushtetuese

Data e zgjedhjeve, Rusmali: Rastin e Veliajt nuk e mbron Gjykata Kushtetuese
1 Tetor, 2025

Dekretimi i datës 9 nëntor për zgjedhjet e parakohshme në Bashkinë e Tiranës ka ngjallur përsëri një debat në lidhje...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com