Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Analiza e Fatos Lubonjës: Qeveria, krimi dhe bretkosa e zier

2018/08/31 at 1:17 PM
në Komente, Kryesore
Kohë leximi: 4 min
A A
Si frenohet shoferi Edi Rama ?

Nga Fatos LUBONJA


Ditën e djeshme, 30 gusht 2018, nëpër media dhe portale dolën tre lajme që në pamje të parë duken pa lidhje me njëri-tjetrin.

LAJMI I PARË:

Revista Monitor na bën të ditur se në vitin 2018 kreditë bankare për ekonominë shqiptare kanë pësuar rënie në krahasim me vitin e kaluar, duke konfirmuar një grafik që ka disa vjet që vazhdon në rënie.

LAJMI I DYTË:

Maxhoranca ka nxituar të fusë në punimet e Kuvendit projektligjin e kthyer nga Presidenti, që parashikon shembjen e Teatrit Kombëtar dhe ndërtimin e një teatri të ri me gjashtë kulla prapa, paçka se nuk kemi asnjë përgjigje për nëntë pikat mbi argumentet e të cilave Presidenti e ka kthyer këtë projektligj.

LAJMI I TRETË:

Ka ndodhur një sulm kërcënues me armë, i tipit mafioz, ndaj shtëpisë së gazetares investigative Klodiana Lala.

Cili është filli që i lidh këta tre lajme?

Le t’i marrim me radhë.

Lajmi i parë konfirmon edhe një herë përgjigjen e një pyetjeje që ka kohë që është ngritur: Nga burojnë paratë e bumit të ndërtimeve që ka kapluar Tiranën? Me çfarë parash po ngrihen e do të ngrihen grataçielat, që ka aprovuar Rama? Lajmi konfirmon një hipotezë tejet të besueshme, të formuluar tashmë si akuzë nga opozita dhe jo vetëm, se burimi janë paratë e pista të krimit.

Le të kalojmë te lajmi i dytë. Nuk ka pikë dyshimi se gjashtë grataçielat, që parashikohet të ndërtohen në një pjesë të truallit të Teatrit dhe në truallin publik prapa tij, nuk kanë ndonjë logjikë ekonomike pasi Tirana është e rrëmbushur me qendra biznesi që po falimentojnë. Edhe te dy të ashtuquajturat grataçiela që kemi, njëra ka vite që është e pambaruar kurse tjetra funksionon si hotel vetëm në dy-tre kate të saj. Prandaj projekti i ndërtimit të një teatri të ri me kusht ndërtimin e grataçielave prapa tij, ngjitur me hotelin bosh, nuk mund të mos të të çojë tek akuza se edhe këtu kemi një pretekst për pastrim parash të pista.

Fakti që, si në rastin e lejeve të shumta të ndërtimit të dhëna nga bashkia, ashtu edhe në rastin e kësaj superlejeje, kemi përfshirjen tejet aktive të qeverisë, veçanërisht të Kryeministrit Rama, përforcon akuzën e ngritur tashmë se pastrimi i parave bëhet me bekimin e qeverisë, që e ka strategji të vet qeverisjen me krimin, për krimin. Rritja e paprecedent e kultivimit dhe trafikimit të drogës, futja e njerëzve të krimit në Parlament, vendosja e ministrave të Brendshëm të lidhur direkt apo indirekt me krimin është një provë më tepër e kësaj strategjie.

Dhe ja ku vijmë te lajmi i tretë.

Gazetarja Klodiana Lala, së cilës i dërgoj solidaritetin si koleg, është një nga gazetaret më aktive në denoncimin e lidhjeve të politikës me krimin e organizuar. Jo më shumë sesa disa ditë më parë ajo publikoi përgjime që nxjerrin lidhjen e deputetit të PS-së, Çyrbja me bandën e ashtuquajtur të Shullazit. Dhe sikur të mos jetë e vërtetë, pista e parë e hetimit që të vjen ndërmend është se këtu kemi të bëjmë me një kërcënim që vjen nga kjo lidhje. Qëllimi është i qartë. Pushteti i krimit kërcënon që ta lenë të qetë në punët e tij dhe projektet e tij, që na rezultojnë punë e projekte të përbashkëta me qeverinë.

Janë të shumtë ata që, me këtë rast, pyesin se si arritëm deri këtu? Rruga e fuqizimit të krimit deri në kapjen e shtetit ka qenë e gjatë, por të gjithë bien dakord se lidhja e qeverisë me krimin dhe kriminelët ka njohur një hop të paparë gjatë këtyre viteve të Ramës. Disa e shpjegojnë këtë me dobësinë e veçantë që ka Kryeministri për këtë kategori. Personalisht, e ve theksin te degradimi i mëtejshëm i një ekonomie që gjithnjë e më shumë varet te paratë dhe njerëzit e krimit. Por problemi sot nuk është analizimi i shkaqeve, por se sot kemi arritur në gjendjen e bretkosës së zierë, që nuk del dot nga tenxherja. Për ata që nuk e dinë se ç’do të thotë kjo metaforë, po e tregoj: Nëse marrim një tenxhere me ujë të zier dhe hedhim në të një bretkosë të gjallë, ajo hidhet përpjetë nga nxehtësia e del nga tenxherja. Nëse marrim një tenxhere me ujë të ftohtë dhe fusim në të një bretkosë, ajo qëndron aty se është ambienti i saj natyral. Nëse fillojmë ta nxehim gradualisht këtë tenxhere derisa të arrijmë temperatura shumë të larta, bretkosa paralizohet dhe nuk është në gjendje të kërcejë e të dalë nga tenxherja kur ajo vlon, por ngordh.

Lexova se Kryeministri që po punon natë e ditë, duke ndërtuar me keqbërësit, për keqbërësit, që ka futur në Parlament keqbërës, paska cilësuar “barbar” dhe “të patolerueshëm” aktin ndaj Klodiana Lalës dhe ka bërë thirrje për kapjen e keqbërësve. Kësaj i thonë që keqbërësit të të vrasin natën dhe të të qajnë ditën. Privilegj i madh ky, por kur bretkosa nuk del dot më nga tenxherja, mund ta gëzosh edhe këtë privilegj.

Burimi: Gazeta Panorama

Etiketa: fatos lubonja


Ju sugjerojmë

Kavajë/ Përplasen dy Jet Ski në det, plagoset njëri prej drejtuesve
Aktualitet

Kavajë/ Përplasen dy Jet Ski në det, plagoset njëri prej drejtuesve

13 Korrik, 2025 7:49 pm
30-vjetori i anëtarësimit të Shqipërisë në KiE,Spiropali:Falë arritjeve dolëm nga…
Kryesore

30-vjetori i anëtarësimit të Shqipërisë në KiE,Spiropali:Falë arritjeve dolëm nga…

13 Korrik, 2025 6:32 pm
Kajak në Vjosë, aventure magjike në zemër të natyrës
Aktualitet

Kajak në Vjosë, aventure magjike në zemër të natyrës

13 Korrik, 2025 3:38 pm
Fluks turistësh në bregdetin e Durrësit, shtohen të huajt që vijnë në vendin tonë
Aktualitet

Fluks turistësh në bregdetin e Durrësit, shtohen të huajt që vijnë në vendin tonë

13 Korrik, 2025 3:06 pm
Hasani në Forumin e Dubrovnikut: Përkushtimi ndaj paqes, mbetet i palëkundur!
Aktualitet

Hasani në Forumin e Dubrovnikut: Përkushtimi ndaj paqes, mbetet i palëkundur!

13 Korrik, 2025 2:34 pm
Si dikur, këmbëkryq pranë…Banorët e Thethit diskutojnë si do përballen me IKMT-në
Aktualitet

Si dikur, këmbëkryq pranë…Banorët e Thethit diskutojnë si do përballen me IKMT-në

13 Korrik, 2025 2:01 pm
Projekti “Shkolla Verore 2025”/Rama: Eksperiencë për më shumë se 1000 fëmijë
Aktualitet

Projekti “Shkolla Verore 2025”/Rama: Eksperiencë për më shumë se 1000 fëmijë

13 Korrik, 2025 1:44 pm
Siguria detare/Bllokohen 36 mjete lundruese nga Ksamili në Koman, gjoba deri në…
Aktualitet

Siguria detare/Bllokohen 36 mjete lundruese nga Ksamili në Koman, gjoba deri në…

13 Korrik, 2025 1:33 pm
OSHEE: Nuk ka energji elektrike për ndërtimet pa leje
Aktualitet

OSHEE: Nuk ka energji elektrike për ndërtimet pa leje

13 Korrik, 2025 1:13 pm
Vijon aksioni i shembjes së ndërtimeve në Theth
Aktualitet

Vijon aksioni i shembjes së ndërtimeve në Theth

13 Korrik, 2025 12:56 pm
Para
VideoLajm/ Gazetarja e kronikës: Ja çfarë rrëmbyen grabitësit në Prokurorinë e Durrësit

Sulmi me armë, Klodiana Lala pyetet 1 orë e gjysmë në polici bashkë me familjarët

Lajmi i fundit/Tentoi të rilidhte energjinë elektrike, vdes mbi shtyllë

Sherr në Dibër, plagoset 30-vjeçari

Young Zerka u jep lajmin e mirë fansave, së shpejti në tregun ndërkombëtar

Young Zerka u jep lajmin e mirë fansave, së shpejti në tregun ndërkombëtar
















TE FUNDIT

IKMT prish mbi 70 ndërtime pa leje në Theth

IKMT prish mbi 70 ndërtime pa leje në Theth
13 Korrik, 2025

Gjatë një jave që nga nisja e këtij aksioni, IKMT ka shembur objektet pa leje, por u përball herë pas...

Lexo më shumë

Kavajë/ Përplasen dy Jet Ski në det, plagoset njëri prej drejtuesve

Kavajë/ Përplasen dy Jet Ski në det, plagoset njëri prej drejtuesve
13 Korrik, 2025

Dy Jet Ski janë përplasur me njëra-tjetën pasditen e sotme në plazhin e Golemit, në Kavajë. Sipas informacionit paraprak, një...

Lexo më shumë

Qeveria e re, Merz: Shpresojmë që efektet pozitive të vërehen në verë

Qeveria e re, Merz: Shpresojmë që efektet pozitive të vërehen në verë
13 Korrik, 2025

Kancelari gjerman Friedrich Merz shpreson se qytetarët do ta vërejnë që tani në verë efektin pozitiv të vendimeve që janë...

Lexo më shumë

Haradinaj takon zyrtarin e lartë të DASH,konfirmon përkushtim për anëtarësim në NATO

Haradinaj takon zyrtarin e lartë të DASH,konfirmon përkushtim për anëtarësim në NATO
13 Korrik, 2025

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka zhvilluar një takim në Ambasadën e Shteteve të Bashkuara të...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com