Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Analiza e CNN: Ja si do të ishte Amerika pa myslimanë

2015/12/10 at 4:45 PM
në Komente, Te Fundit
Kohë leximi: 5 min
A A
Analiza e CNN: Ja si do të ishte Amerika pa myslimanë

Republikani Donal Trump ka bërë thirrje disa herë për ndalimin e hyrjes së të gjithë myslimanëve në Shtetet e Bashkuara. Ideja e tij nuk është krejt pa “mbështetje”, shkruan CNN në një analizë.


CNN sjell një analizë hipotetike nëse ndalesa e propozuar nga Trump do të ishte futur në fuqi disa dekada më parë – cili do të ishte ndikimi i saj në jetën kulturore, ekonomike dhe aspekteve tjera të SHBA-ve?

Arritjet arkitektonike tek rrokaqiejt

A mund të imagjinoni horizontin e Çikagos pa Ndërtesën Willish (dikur Ndërtesa Sears) apo edhe Qendrën John Hancock?

Këto janë vetëm dy nga ndërtesat e dizajnuara nga Fazlur Rahman Khan. I konsideruar si vizionar në këtë fushë, dizajnet e tija ndryshuan mënyrën e ndërtimit të strukturave të larta.

Dizajnimi i “Sears Tower” (110 kate) e bëri atë ndërtesën më të lartë deri në vitin 1996.

Ai kishte lindur në vitin 1929 në atë që quhet sot Bangladesh dhe për herë të parë në SHBA erdhi nëpërmjet një burse të Fulbright.

Një mysliman praktikues, Rahman ndihmoi edhe në ndërtimin e Terminalin e Haxhit në aeroportin e Jeddah, Arabi Saudite, i cili është i dizajnuar për të lehtësuar mbërritjen e dhjetëra mijërave pelegrinëve në Mekë.

Mungesë e trofeve për Houston

Qyteti krenar i Houston kishte një numër të sportistëve profesionistë në gjirin e vetë: Tanimë i shpërbëri Houston Comets fitoi katër WNBA finale rresht, dhe ai i futbollit, Houston Dinamo, fitoi Kupën MLS dy herë radhazi.

Por ajo që një tifoz i Houston me shumë gjasa mburret janë fitimi i kampionatit nga Houston Rockets “1994 dhe 1995” në NBA. Ndër tri ligat më të njohura – NFL, NBA dhe MLB – Rockets fituan kampionatin e vetëm madhor për Houston.

Por a mendoni se Houston do të fitonin këtë kampionat pa Hakeem Olajuwon?

Qendra jo se i kishte fituar këta tituj vetëm, por ishte lojtari më i rëndësishëm në ekip. Ai agjëronte gjatë Ramazanit, madje edhe gjatë ndeshjeve rraskapitëse.

Ai u pranua në “Hall of Fame” në vitin 2008. Rrethi Islamik i Amerikës së Veriut festuan njoftimin, duke thënë se Olajuwon “ishte në mënyrë të vazhdueshme një shembull për myslimanët dhe rininë myslimane – i mbështetur në parimet e Islamit”.

Nëse ai do të ishte ndaluar të emigronte në Shtetet e Bashkuara nga Nigeria e tij e lindjes për shkak të fesë së tij, “Ëndrra Shake” do të kishte ekzistuar vetëm në imagjinatën tonë.

Ku do të ishte niveli i muzikës amerikane?

Në këtë botë hipotetike, a do të gjenin vendin e tyre në histori Ray Charles dhe Aretha Franklin pa ndihmën e një myslimani?

Fatmirësisht, zbulimi i Charles dhe Franklin nuk ishte në dorën e fatit. Ahmet Ertegun, themeluesi i  Atlantic Records, vërejti madhështinë e tyre dhe nënshkroi me ta. Veshi i tij për hite nuk ndaloi me R&B.

Artistë amerikanë dhe britanikë nënshkruan me Ertegun, duke përfshirë Rolling Stones, Led Zeppelin e Crosby, Stills, Nash dhe Young.

Ertegun ishte lindur në Turqi. Babai i tij ishte diplomat dhe familja e tij u vendos në SHBA kur babai i tij u emëruar ambasador në SHBA, transmeton Telegrafi.

Ne mund të themi se ndalesa nuk do të vlente për ambasadorët, por Ertegun dhe vëllai i tij Nesuhi qëndruan në SHBA edhe pas përfundimit të mandatit të babait të tyre.

Histori tjera të myslimanëve të suksesshëm

Dr Qanta Ahmed ka llojin e historisë së suksesit, histori që e bën këtë vend të madh.  Ajo është një pulmonologiste e lindur jashtë vendit, mjeke dhe specialiste e cila e ka shfrytëzuar edukimin e saj amerikan për të ndihmuar njerëzit në mbarë botën si një eksperte mjekësore dhe autore – dhe ajo është myslimane.

Ahmed, e cila u rrit në Londër dhe studioi për mjekësi në Arabinë Saudite, është trajnuar nëpërmjet një programi të posaçëm të vizave të emigracionit për mjekët në vitet 1990. Tani jeton dhe punon në New York. Ajo këtë muaj do të bëhet zyrtarisht një qytetare amerikane, për të cilin ajo ndihet “jashtëzakonshëm e privilegjuar”.

Ahmed, idenë e ndalimit të Donald Trump e ka quajtur “një largim të plotë nga vlerat amerikane”.

Forcat e Armatosura do të kishin humbur më shumë se disa burra të mirë

Myslimanët përbëjnë një pjesë solide të anëtarëve të shërbimit të SHBA. Megjithatë, kontributi i myslimanëve për forcat e armatosura amerikane nuk është i parëndësishëm.

Numri i saktë i anëtarëve myslimanë që shërbejnë në Ushtrinë Amerikane nuk është i njohur saktësisht. Megjithatë supozohet se numri i tyre mund të jetë prej 4,500 deri 5,500.

Disa nga këto trupa janë myslimanë amerikanë apo emigrantë që u natyralizuan në qytetarë amerikanë.

E nëse skenari i Trump do të realizohej më herët, transmeton Telegrafi, është e sigurt se shumë prej këtyre anëtarëve të shërbimit nuk do të kishin qenë në gjendje të luftonin për Shtetet e Bashkuara.

Zëdhënësi i Pentagonit, Peter Cook, duke komentuar deklaratat e Trump ka thënë: “Shtetet e Bashkuara nuk kanë ndonjë çështje, e sigurisht edhe Departamenti i Mbrojtjes, që krijon idenë se Shtetet e Bashkuara janë në kundërshtim me besimin mysliman dhe se islami do të jetë kundërproduktiv për përpjekjet tona, dhe në kundërshtim me vlerat tona”.

Rëndësia e myslimanëve në forcat e armatosura amerikane nuk është vetëm çështje e fjalëve të mira.

Kemi parasysh historinë e Kareem Rashad Sultan Khan. Ai ka lindur në New Jersey nga prindër emigrantë, u bashkua me Ushtrinë dhe u vra në Irak në vitin 2007.

Khan dhe tre ushtarë të tjerë u vranë nga një bombë, ndërsa ata kontrolluan shtëpitë e braktisura për eksplozivë.

Në një intervistë me Gannett News Service, babai i Khan kishte thënë se djali i tij u bashkua me Ushtrinë për shkak të kujtimeve të tij të 11 Shtatorit.

“Besimi i tij mysliman nuk e ka ndaluar atë të shkojë “, tha Feroze Khan. “Ai shikoi në atë që e bën atë amerikan dhe vlerësoi se ka një punë për të bërë”. Khan është varrosur në Varrezat Kombëtare të Arlingtonit.

Një zë i humbur i komedisë amerikane

Nëpërmjet komedisë së tij, librit të tij në romancën moderne dhe show i tij “Mjeshtër i askujt”, Aziz Ansari është shfaqur si një prej zërave të veçanta.

Ansari ka lindur në Karolinën e Jugut, kështu, hipotetikisht, ai nuk do të ishte një subjekt i një ndalimi.

Por, hipotetikisht, është e drejtë të imagjinojmë se prindërit e tij nuk do të kishin qenë në gjendje të emigrojnë nga India. E Ansari, një ateist, ka provuar të jetë një mbrojtës i patundur kundër islamofobisë. /Telegrafi/



Ju sugjerojmë

Kosovë/ Ngrihet aktakuzë kundër ministrit Damka,dyshohet për keqpërdorim të detyrës
Rajoni

Kosovë/ Ngrihet aktakuzë kundër ministrit Damka,dyshohet për keqpërdorim të detyrës

4 Korrik, 2025 4:51 pm
Jugu i Tiranës, probleme me ujin e pijshëm
Aktualitet

Jugu i Tiranës, probleme me ujin e pijshëm

4 Korrik, 2025 4:37 pm
Aksident në Kryebushat/ Humb jetën 37-vjeçari, plagoset gruaja me dy fëmijët e mitur
Aktualitet

Aksident në Kryebushat/ Humb jetën 37-vjeçari, plagoset gruaja me dy fëmijët e mitur

4 Korrik, 2025 4:19 pm
Policia, aksion ndaj drejtuesve të monopatinave/ Kërkon ashpërsimin e ligjit për..
Aktualitet

Policia, aksion ndaj drejtuesve të monopatinave/ Kërkon ashpërsimin e ligjit për..

4 Korrik, 2025 4:10 pm
Mbyllja e Legjislaturës së X/ Spiropali: Plani ynë Shqipëria në BE në vitin 2030
Aktualitet

Mbyllja e Legjislaturës së X/ Spiropali: Plani ynë Shqipëria në BE në vitin 2030

4 Korrik, 2025 3:57 pm
Situata e zjarreve/ MM: 58 vatra gjatë 24 orëve, vetëm një ende aktive
Aktualitet

Zjarret/ Ministria e Mbrojtjes jep të dhënat e fundit: 4 vatra aktive në vend

4 Korrik, 2025 3:36 pm
Aksident në aksin Peqin-Elbasan, plagosen dy persona
Kronikë

Aksident në aksin Peqin-Elbasan, plagosen dy persona

4 Korrik, 2025 3:24 pm
Abuzoi seksualisht me të bijën, ja veprat penale që rëndojnë mbi 36 vjeçarin
Kronikë

Abuzoi seksualisht me të bijën, ja veprat penale që rëndojnë mbi 36 vjeçarin

4 Korrik, 2025 3:11 pm
Guida britanike sugjeron Shqipërinë/ Vlerësojnë bukuritë e Rivierës dhe..
Aktualitet

Guida britanike sugjeron Shqipërinë/ Vlerësojnë bukuritë e Rivierës dhe..

4 Korrik, 2025 2:59 pm
(Video) Nëna dhe partnerja e Diogo Jotës në lot pas konfirmimit të trupave
Bota

(Video) Nëna dhe partnerja e Diogo Jotës në lot pas konfirmimit të trupave

4 Korrik, 2025 2:51 pm
Para
“Zjarri” shqiptar flet për mediat greke

"Zjarri" shqiptar flet për mediat greke

Europa Ligë/ Skënderbeu. ja formacioni zyrtar kundër Lokomotivës

Europa Ligë/ Skënderbeu. ja formacioni zyrtar kundër Lokomotivës

Sekretari i Pergjithshem i NATO – s, Stoltenberg, interviste ekskluzive per OPINION!

Sekretari i Pergjithshem i NATO - s, Stoltenberg, interviste ekskluzive per OPINION!

Please login to join discussion















TE FUNDIT

Kosovë/ Ngrihet aktakuzë kundër ministrit Damka,dyshohet për keqpërdorim të detyrës

Kosovë/ Ngrihet aktakuzë kundër ministrit Damka,dyshohet për keqpërdorim të detyrës
4 Korrik, 2025

Prokuroria Speciale e Kosovës ka ngritur aktakuzë për keqpërdorim të pozitës kundër ministrit në detyrë për Zhvillim Rajonal, Fikrim Damka,...

Lexo më shumë

Jugu i Tiranës, probleme me ujin e pijshëm

Jugu i Tiranës, probleme me ujin e pijshëm
4 Korrik, 2025

Një pjesë e Tiranës po vuan mungesën e ujit të pijshëm në këto ditë korriku, kur temperaturat kanë arritur kulmin....

Lexo më shumë

Aksident në Kryebushat/ Humb jetën 37-vjeçari, plagoset gruaja me dy fëmijët e mitur

Aksident në Kryebushat/ Humb jetën 37-vjeçari, plagoset gruaja me dy fëmijët e mitur
4 Korrik, 2025

Një aksident i rëndë ka ndodhur në Kryebushat të Shkodrës. Sipas asaj që raporton gazetarja e Klan News, Emi Kalaja,...

Lexo më shumë

Policia, aksion ndaj drejtuesve të monopatinave/ Kërkon ashpërsimin e ligjit për..

Policia, aksion ndaj drejtuesve të monopatinave/ Kërkon ashpërsimin e ligjit për..
4 Korrik, 2025

“Aksidenti në qendër të kryeqytetit ku një automjet përplasi 3 fëmijë të mitur të cilët udhëtonin me monopatinë ka bërë...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com