Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Ana tjetër e kabinetit Rama, email-et trishtuese të qeverisjes

2015/09/08 at 1:42 PM
në Te Fundit
Kohë leximi: 5 min
A A
Ana tjetër e kabinetit Rama, email-et trishtuese të qeverisjes

TIRANË- Përtej ngazëllimit të përditshëm në TV se punët e Qeverisë po shkojnë të gjitha vaj dhe deklaratave të Kryeministrit për suksesin e ministrave ka edhe një anë tjetër, të panjohur deri më tani. Pakënaqësia e thellë e Ramës me kabinetin e tij.  Uebsajti newsbomb ka zbardhur një email të Kryeministrit nisur për vartësit e tij në muajin Mars. Duket qartë zemërimi i tij ndaj ministrave arrogantë, sic vetë Rama i cilëson. Ky email edhe pse është dërguar para 6 muajsh publikohet tani kur një sërë zhvillimesh të rëndësishme janë duke ndodhur: Imuniteti i deputetëve të majtë, akuzat për korrupsion ndaj Metës, aksioni në biznesin e vogël, apo avionët e drogës.


Më poshtë email i plotë i Ramës për ministrat e PS

Qysh në fillim të kësaj aventure të përbashkët dhe në vijim ju kam folur sa ka mundur, mbase jo aq shpash sa kam dashur për rrezikun numër 1 që kërcënon ecurinë e punës tonë: ARROGANCËN! Dhe jam munduar, jo aq sa ka qenë e mjaftueshme t’ju sensibilizoj për faktin se e kundërta e arrogancës, modestia në sjellje dhe sforcoja për të qenë të begenisur me këdo, duke filluar nga marrëdhëniet me njëri-tjetrin, pastaj me deputetët e më tutje, jo për nga rëndësia, me njeërzit e çdo kategorie është arma e pazëvendësueshme në luftën e jashtëzakonshme me vështirësitë e këtij vendi dhe me mërzinë, stresin e njerëzve…

Konstatoj me shqetësim, një shqetësim që ndjej që po kthehet në hidhërim, se po marrim pak nga pak, por në mënyrë të pandalshme pamjen e një pushteti arrogant në sjellje me Tjetrin; e një pushteti njerëzish që po i dorëzohen lehtësisë së reagimit të vështirësive duke e shprehur këtë dorëzim në formën e vet primare që është ARROGANCA, mosvemendja, nervozizmi dhe rrjedhja e lirë e mërrëdhënieve me Tjetrin e një pushteti që po merr fatalisht trajtën turkoshake në sjelljen e njerëzve të vet me përfaqësuses që jeni ju, secili ju!

Arrogantë me njëri-tjetrin, në të gjitha format e shprehjes së këtij tipari gërryes për pushtetin. Arrogantë me deputetët që janë kush janë dhe si janë, janë baza e pazëvendësueshme për të ngritur punën tonë të përditshme dhe për të realizuar objektivat afatshkurtra, afatmesme dhe afatgjata!

Arrogantë me mllefin, përmbledhur në këtë koncept të gjithë pa përjashtim e pa ndryshim kategorish.

Reflektimi i kësaj arrogance ndjehet në raportin me detyrën fatkeqësisht, detyrë që nuk bëhet me pasionin e me këmbënguljen e orëve të para, po gjithnjë e më shumë me rehatllëkun e orëve të pasdites turke, një lloj zhegu ku kanë filluar të dëgjohen gërhitje të rehatshme nën zhurmën e mizave.

Ndjehet reflektimi i kësaj arrogance në raportin gjithnjë e më turkoshak me kohën, ku stresi i pagjumësisë së fillimit i’a ka lënë vendin limontia raskapitëse e lodhjes prej kotësive, drekave, darkave, muhabeteve, dhe ruajna zot, vëmendjes së shtuar për interesat e vogla.

Por më e keqja e të këqijave, kjo arrogancë merr trajta të turpshme nën ju, përgjatë linjave të piramidës ku shkon duke u zgjeruar baza e sundimit otoman të arrogancës së pushtetit të vogël të njerëzve të vegjël mbi të tjerët pa dallim.

A ju ka munduar ndonjëherë pyetja se ç’bëhet me zyrat e tjera të ministrive ku hyni dhe takoni po ata tre-katër vetë të cilët janë jashtë prezencës tuaj jo lidershipi po gjeneratori më i fuqishëm i arrogancës së pushtetit të vogël të njerëzve të vegjël mbi të tjerët pa dallim.

Po pyetja se ç’bëhet më tej jashtë barkut të pallatit të pushtetit tuaj, ku horrllëku në sjellje dhe gërryerja e gjithandejme e pushtetit tonë vijon përditë, çdo orë, në çdo raport pune dhe mbi çdo punë për t’u bërë e për t’u raportuar?

Kë pyesni ju, nëse pyesni, për mënyrën se si ju shohin të tjerët dhe si dukeni në kryerjen e detyrës suaj? Pyesni ata që ju gjenden rrotull sa nga meraku i paditur i të afërmve të përhershëm e sa nga interesi i strukturuar në skuthllëkun e afrimitetit konjuktural dhe me të cilën merrni nëpër gojë të tjerët, duke filluar nga njëri-tjetri, duke dhënë mendime të lira e të habitshme në peshën e tyre negative që pastaj marrin dhenë nëpër Shqipëri? Apo pyesni ata që punojnë me ju të cilët janë më të parët që ju bëjnë copë dhe shpesh me të drejtë, kur u qëllon të flasin për mënyrën e drejtimit tuaj në rrethe të ndryshme?

E pra, mësojeni përpara se sa të bëhet vonë sepse së shpejti do jetë vonë, që unë nuk bashkëjetoj dot me këtë situatë dhe nuk i honeps dot më reflekset e sjelljeve tuaja mbi njerëzit, që nga shqiptarët e deri tek ndërkombëtarët që kanë nisur të bëjnë humor me ARROGANCËN tuaj! Dhe nuk honeps dot më që as porositë e mia në këtë drejtim të merren si pjesë e mërzitshme e të qënit në një klasë ku fjalët e zyshës i merr era!

Me siguri që secili apo secila prej jush thotë me vete tani po me mua ç’ka ky që më ka futur në letërmarrësit e këtij mesazhi(?), por përpara se sa të gjeni veten në këto radhë mundohuni të gjeni thelbin e këtij shqetësimi shumë serioz që afekton imazhin, sjelljen dhe performancën e skuadrës sonë. Sepse unë nuk shoh asnjërin prej jush si një individ e aq, po secilin prej jush si një lojtar të një skuadre që e kam zgjedhur për të ndryshuar Shqipërinë duke filluar nga ndryshimi i kulturës së drejtimit, i sjelljes në drejtim, i seriozitetit për gjërat e “vogla” që në fakt janë gurët e themelit për të bërë të mëdhatë!

Nuk pres përgjigje, por reflektim të thellë përmes tyre një ndryshim radikal të sjelljes dhe një pastrim të samëshpejtshëm të pasqyrës ku po deformohet dita-ditës profili i qeverisë sonë si rezultat i rënies në batakun e vetëmjaftueshmërisë idiote që i mbyt qeveritë nga brenda; nga brenda zemrës së çdo ministri; nga brenda trupit të çdo pjestari të ekuipazhit drejtimiduhur; nga brenda kabinave të institucioneve që vuajnë peshën e ujit të futur në zemër e në tru për së pari!

Merreni këtë mesazh si një S.O.S jo si një dosje të durimit tim prej ndonjë a disa arsyeve të pathëna më lart sepse të tilla ju siguroj që nuk ka.

Kjo qeveri ka vetëm një armik dhe ky armik është turku që jeton brenda secilit prej jush, o mbyteni o përgatituni për të lënë anijen!!!

 

 



Ju sugjerojmë

Kanabisi me postë/ Shqipëria jo vetëm pritëse, por edhe tranzit
Aktualitet

Kanabisi me postë/ Shqipëria jo vetëm pritëse, por edhe tranzit

1 Qershor, 2025 5:28 pm
Tre të vdekur nga zjarri në një spital në Gjermani
Bota

Tre të vdekur nga zjarri në një spital në Gjermani

1 Qershor, 2025 5:13 pm
Vlora “magnet” për investitorët e huaj,ekspertët:Çmimet do të kenë tendencë rritëse
Aktualitet

Vlora “magnet” për investitorët e huaj,ekspertët:Çmimet do të kenë tendencë rritëse

1 Qershor, 2025 4:50 pm
Kosovë, ZRRE: Bizneset e mëdha kalojnë në tregun e hapur të energjisë
Rajoni

Kosovë, ZRRE: Bizneset e mëdha kalojnë në tregun e hapur të energjisë

1 Qershor, 2025 4:33 pm
Përfshihet nga zjarri pylli i Darëzezës në Fier
Aktualitet

Përfshihet nga zjarri pylli i Darëzezës në Fier

1 Qershor, 2025 4:13 pm
Një orë rrugë çdo ditë me kalë për të ardhmen e 4 fëmijëve, sakrifica e një babai
Aktualitet

Një orë rrugë çdo ditë me kalë për të ardhmen e 4 fëmijëve, sakrifica e një babai

1 Qershor, 2025 4:07 pm
Qershori nis me fluks turistësh, plazhet e Vlorës gati për sezonin veror
Aktualitet

Qershori nis me fluks turistësh, plazhet e Vlorës gati për sezonin veror

1 Qershor, 2025 4:05 pm
Dënohet me burg “Aliço” i “Çukurit”
Bota

Dënohet me burg “Aliço” i “Çukurit”

1 Qershor, 2025 3:59 pm
1 Qershori, Presidenti Begaj: Uroj që secili fëmijë të ketë festë në jetën e tij
Aktualitet

1 Qershori, Presidenti Begaj: Uroj që secili fëmijë të ketë festë në jetën e tij

1 Qershor, 2025 3:45 pm
Ukraina: I vështirë zbatimi i armëpushimit/Rusia, gati për raund të II të bisedimeve
Bota

Ukraina: I vështirë zbatimi i armëpushimit/Rusia, gati për raund të II të bisedimeve

1 Qershor, 2025 3:32 pm
Para
Vajza e deputetit Koço Kokëdhima, topless në Greqi

Vajza e deputetit Koço Kokëdhima, topless në Greqi

Prenga me siklet në gjykatë, fsheh prangat nën xhaketë

Prenga me siklet në gjykatë, fsheh prangat nën xhaketë

Ja çfarë mendon Ruçi për Prengën e Ndokën

Ja çfarë mendon Ruçi për Prengën e Ndokën

Please login to join discussion















TE FUNDIT

Kanabisi me postë/ Shqipëria jo vetëm pritëse, por edhe tranzit

Kanabisi me postë/ Shqipëria jo vetëm pritëse, por edhe tranzit
1 Qershor, 2025

Shqipëria jo vetëm vend “pritës” i kanabisit laboratorik që trafikohet përmes postës, por edhe tranzit për ta futur në Europë....

Lexo më shumë

Tre të vdekur nga zjarri në një spital në Gjermani

Tre të vdekur nga zjarri në një spital në Gjermani
1 Qershor, 2025

Një zjarr që shpërtheu gjatë natës në një spital për të moshuar në Hamburg të Gjermanisë ka lënë të vdekur...

Lexo më shumë

Vlora “magnet” për investitorët e huaj,ekspertët:Çmimet do të kenë tendencë rritëse

Vlora “magnet” për investitorët e huaj,ekspertët:Çmimet do të kenë tendencë rritëse
1 Qershor, 2025

Në një artikull të fundit, revista prestigjioze amerikane Forbes e renditi Vlorën në krye të 5 destinacioneve më tërheqëse në...

Lexo më shumë

Kosovë, ZRRE: Bizneset e mëdha kalojnë në tregun e hapur të energjisë

Kosovë, ZRRE: Bizneset e mëdha kalojnë në tregun e hapur të energjisë
1 Qershor, 2025

Zyra e Rregullatorit për Energji bëri të ditur se më 1 qershor bizneset e mëdha kanë kaluar në tregun e...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com