Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Ana njerëzore e inteligjencës artificiale dhe potenciali i saj për Shqipërinë: Një…

2025/06/23 at 3:37 PM
në Kryesore, Te Fundit, Unë shkruaj
Kohë leximi: 8 min
A A
Ana njerëzore e inteligjencës artificiale dhe potenciali i saj për Shqipërinë: Një…

Nga Randi Davis, Përfaqësuese e Përhershme e UNDP-së në Shqipëri


Raporti i parë i Zhvillimit Njerëzor nga UNDP u publikua rreth tridhjetë e pesë vite të shkuara, duke i dhënë progresit një formë të re përkufizimi përtej PBB-së me qëllim përfshirjen e dimensioneve më të gjera të mirëqenies së njeriut.

Ky raport e kornizoi zhvillimin njerëzor si një proces që u ofron njerëzve më tepër zgjedhje dhe mundësi, duke i vendosur ata në zemër të zhvillimit.

Raporti i publikuar i Zhvillimit Njerëzor për vitin 2025 titullohet:

”Një çështje zgjedhjeje: Njerëzit dhe mundësitë në epokën e inteligjencës artificiale”.

Një paradoks ky që më shkaktoi jo pak mëdyshje. Çfarë lidhjeje ekziston mes inteligjencës artificiale dhe zhvillimit njerëzor?

Mirëpo, në fakt, raporti flet pikërisht për zgjedhjet që bën njeriu dhe kapacitetet e tij për të bërë zgjedhjet e duhura. Raporti pranon rreziqet që mund të vijnë nga një inteligjencë artificiale e parregulluar, por ndërkohë ai eksploron edhe potencialin e konsiderueshëm që ajo ka për t’i ofruar njerëzimit dhe planetit më tepër mundësi.

Për Shqipërinë, ky raport vjen në momentin më kritik. Që prej vitit 1990, Indeksi i saj i Zhvillimit Njerëzor ka njohur rritje me rreth 24%, duke e renditur Shqipërinë ndër vendet “me zhvillim të lartë njerëzor”.

E megjithatë, progresi në nivel global mbetet i brishtë, me gjithmonë e më tepër pabarazi dhe akses jo të njëtrajtshëm në inteligjencën artificiale, e karakterizuar kjo me mungesën e barazisë në burime kompjuterike, të dhëna dhe ekspertizë, duke rrezikuar kështu një thellim të mëtejshëm të hendeqeve ekzistuese. Për shembull, ne e dimë se investimet private të SHBA-së në fushën e inteligjencës artificiale i kanë tejkaluar ndjeshëm pothuajse të gjitha vendet e tjera, me një vlerë totale mbi 67 miliardë dollarë në vitin 2024, pasuar nga Kina me 7,3 miliardë dhe Mbretëria e Bashkuar me 3,5 miliardë. E sipas një studimi të zhvilluar nga Këshilli i Bashkimit Evropian, 73% e modeleve të programeve të inteligjencës artificiale po zhvillohen në Shtetet e Bashkuara. Evropa është e vetëdijshme për këtë sfidë, ndaj Komisioni Evropian ka prezantuar nismën “Invest AI” (Investime në IA) me qëllim mobilizimin e mbi 200 miliardë eurove për të nxitur zhvillimin e përbashkët dhe më novator në fushën e inteligjencës artificiale.  

Ky moment është një pikë kthese për Shqipërinë, së cilës i duhet ose të investojë në shfrytëzimin maksimal të mundësive që sjell inteligjenca artificiale, ose të rrezikojë të mbetet pas për shkak të ndryshimeve radikale që ajo pritet të sjellë. Një strategji largpamëse kërkon investime kapilare në infrastrukturën dixhitale (në 5G, në qendrat e të dhënave dhe në energjinë e rinovueshme), si dhe reforma të thella për modernizimin e arsimit me fokus tek analiza racionale e informacioneve dhe novacioni.

Ajo kërkon rikualifikimin dhe rritjen e aftësive të forcës punëtore për të garantuar që inteligjenca artificiale t’i shtojë vendet e punës, në vend që t’i zëvendësojë ato. Raporti i Zhvillimit Njerëzor thekson se “tiparet dalluese mes njerëzve dhe makinerive mund të gërshetohen në mënyra të atilla që të mundësojnë një rritje të potencialit njerëzor”. Por kjo kërkon pjesëmarrje aktive të qeverisë në hartimin e strategjive dhe të rregulloreve për të garantuar se inteligjenca artificiale do të përdoret për t’u ardhur në ndihmë shoqërive që të përmbushin aspiratat e tyre.

Inteligjenca artificiale mund ta ndihmojë Shqipërinë në transformimin e sektorëve të saj kyçë, ku novacioni dhe nevojat njerëzore ecin paralel me njëra-tjetrën. Në sektorin e bujqësisë, i cili punëson pothuajse 40% të forcës punëtore, instrumentet që mundësojnë saktësi të lartë nëpërmjet inteligjencës artificiale, mund të rrisin rendimentin, të pakësojnë mbetjet dhe t’i lidhin fermerët me tregjet globale.

Për shembull, në Indi, UNDP-ja po bashkëpunon me qeveritë e njësive administrative për të përmirësuar sistemet ushqimore të qëndrueshme ndaj ndryshimeve klimatike dhe për të rritur sigurinë ushqimore përmes teledetektimit dhe zbulimit të modeleve klimatike. Në fushën e kujdesit shëndetësor, diagnostikimi dhe telemjekësia e mundësuar nga inteligjenca artificiale mund të sigurojnë ofrimin e kujdesit cilësor në zonat e largëta, duke e lehtësuar barrën mbi sistemet e mbingarkuara të shëndetësisë. Për personat me aftësi të kufizuara, përshtatja e arsimit përmes inteligjencës artificiale dhe teknologjitë ndihmëse mund të shpalosin mundësi të reja. Referencimi gjeografik dhe analizat parashikuese mund të rrisin gatishmërinë ndaj fatkeqësive natyrore, duke mbrojtur kështu pasuritë natyrore të larmishme që ka Shqipëria.

Ajo që më entuziazmon më shumë është potenciali që inteligjenca artificiale i ofron vendit për të ndërtuar në të ardhmen një ekonomi të bazuar në dije, e cila do të frymëzojë e madje tërheqë talentet e reja drejt Shqipërisë.  Angazhimi i vendit drejt një strategjie zhvillimi industrial të përqendruar te rritja e “shërbimeve globale në inovacion”, si teknologjia e informacionit, dizajni, logjistika dhe analitika e të dhënave, shënon një hap në këtë drejtim.

Përmes investimeve në inteligjencën artificiale në të gjithë sektorët, Shqipëria mund të arrijë gjithashtu një sërë përfitimesh shtesë dhe të pozicionohet si një lider rajonal në progresin e arritur falë përdorimit të inteligjencës artificiale.

Sipas raportit të UNDP-së, strategjitë kombëtare për inteligjencën artificiale duhet të krijojnë një ekuilibër mes sektorëve konkurrues në nivel global dhe atyre që janë me rëndësi jetike për punësimin dhe kohezionin social, pa harruar përshtatjen me nevojat e brendshme të vendit. Mekanizmat e tregut, të tilla si garancitë për kreditë financiare, mund të nxisin investimet duke e drejtuar njëkohësisht novacionin drejt rezultateve që preferohen nga shoqëria. Politikat fiskale duhet të nxisin përdorimin e inteligjencës artificiale në mënyrë të atillë që nuk cenon punën e denjë dhe mbështet ata punonjës që kanë humbur ose ndryshuar vendin e punës për shkak të automatizimit. Këto qasje duhet të shoqërohen me investime në kapacitetet njerëzore, duke garantuar kështu që njerëzit të zotërojnë aftësitë e duhura me qëllimin e një bashkëjetese të suksesshme krah inteligjencës artificiale.

Rregulloret strikte janë me rëndësi thelbësore për të garantuar zhvillimin e inteligjencës artificiale në mënyrë etike, gjithëpërfshirëse dhe transparente. Nevojiten masa mbrojtëse gjithëpërfshirëse për të trajtuar paragjykimet e qenësishme kundrejt sistemeve të inteligjencës artificiale, duke nxitur njëkohësisht besimin dhe novacionin e qëndrueshëm, si dhe duke u ardhur në ndihmë vendeve që të kapërcejnë atë që raporti e përshkruan si një “thikë me dy presa për sa i përket zhvillimit”, ku mënyrat tradicionale të zhvillimit përmes prodhimit dhe eksporteve po ngushtohen për shkak të automatizimit dhe tensioneve tregtare.

Nëse zgjedhin bashkëveprimin në vend të konkurrencës midis njerëzve dhe inteligjencës artificiale, kombet mund t’i zgjerojnë mundësitë për zhvillim në vend që t’i kufizojnë ato.

Ne në UNDP po ofrojmë një sërë shërbimesh për t’u ardhur në ndihmë qeverive në hartimin e strategjive dhe kuadrove rregullatore kombëtare për inteligjencën artificiale. Vlerësimi ynë i Situatës me Inteligjencën Artificiale analizon gatishmërinë e një vendi, duke identifikuar nevojat në fushën e etikës, të qeverisjes dhe atë rregullatore.

Laboratori i Kapaciteteve Dixhitale i pajis zyrtarët publikë me aftësitë e nevojshme për të përdorur dhe menaxhuar me efikasitet inteligjencën artificiale.

Në Shqipëri, Projekti Pilot i UNDP-së “Inteligjenca Artificiale për Qeverisjen Vendore” po i pajis autoritetet e qeverisjes vendore me aftësi në fushën e inteligjencës artificiale për të ofruar shërbime me në fokus qytetarin, përmes trajnimeve të personalizuara dhe vlerësimeve të nevojave.

Në rang global, ne po nxisim partneritete të tilla si Qendra e Inteligjencës Artificiale për Zhvillimin e Qëndrueshëm e miratuar nga G7, në bashkëpunim me qeverinë e Italisë, e cila u bë publike në qershor të vitit 2025, si dhe Inteligjenca Artificiale për Partneritetin me Donatorët për Zhvillim e cila forcon ekosistemet e inteligjencës artificiale në nivel lokal. Bashkëpunimet me partnerë si Samsung po i fuqizojnë të rinjtë me aftësi në fushën e inteligjencës artificiale, të kodimit dhe programimit, ndërkohë që Programi i Akseleratorit për Gjuhët Lokale (Local Language Accelerator Program) po nxit diversitetin gjuhësor të inteligjencës artificiale dhe mund të sjellë përfitime të veçanta për rajonin.  

Si përfundim, se çfarë drejtimi do të marrë nje vend nën ndikimin e inteligjencës artificiale është një çështje zgjedhjeje: Mund të zgjedhim të ecim përpara me vizion të qartë dhe optimizëm ose t’i lëmë mundësitë të na shkasin nga duart.  



Ju sugjerojmë

Kryeministri Rama vizitë në Gjermani, takon homologun bavarez: Mik i çmuar!
Kryesore

Kryeministri Rama vizitë në Gjermani, takon homologun bavarez: Mik i çmuar!

14 Korrik, 2025 4:32 pm
Hapen regjistrimet në Arsimin Profesional/ Rama-të rinjve: Bëni zgjedhjen e duhur!
Aktualitet

Hapen regjistrimet në Arsimin Profesional/ Rama-të rinjve: Bëni zgjedhjen e duhur!

14 Korrik, 2025 4:15 pm
Gjirokastra tërheq turistët / Kalaja dhe shtëpia e Kadaresë më të vizituarat
Aktualitet

Gjirokastra tërheq turistët / Kalaja dhe shtëpia e Kadaresë më të vizituarat

14 Korrik, 2025 4:10 pm
(FOTO)Siguria ushqimore/Rama:Angazhim maksimal për sekuestrimin e mallrave pa faturë
Aktualitet

(FOTO)Siguria ushqimore/Rama:Angazhim maksimal për sekuestrimin e mallrave pa faturë

14 Korrik, 2025 3:57 pm
GJKKO dënon me 2 vite e 4 muaj burg ish-shefin e Antidrogës, Gazmir Preçi
Aktualitet

GJKKO dënon me 2 vite e 4 muaj burg ish-shefin e Antidrogës, Gazmir Preçi

14 Korrik, 2025 3:48 pm
Zyrtare/ Vangjel Mile, trajneri i ri i Tiranës
Kryesore

Zyrtare/ Vangjel Mile, trajneri i ri i Tiranës

14 Korrik, 2025 3:39 pm
Inxhinierët e rinj zgjedhin Albpetrolin, jo Kanadanë! Sot u testuan 45 prej tyre
Aktualitet

Inxhinierët e rinj zgjedhin Albpetrolin, jo Kanadanë! Sot u testuan 45 prej tyre

14 Korrik, 2025 3:04 pm
Ishte dënuar me 11 vite burg/ Arrestohet në Kukës i kërkuari nga policia
Aktualitet

Ishte dënuar me 11 vite burg/ Arrestohet në Kukës i kërkuari nga policia

14 Korrik, 2025 2:59 pm
U vetëplagos me armë zjarri/ Niset drejt Traumës 17-vjeçarja! Detajet e reja
Aktualitet

U vetëplagos me armë zjarri/ Niset drejt Traumës 17-vjeçarja! Detajet e reja

14 Korrik, 2025 2:44 pm
Hasani me zv.kryeministren e Ukrainës: Rikonfirmova mbështetjen e palëkundur
Aktualitet

Hasani me zv.kryeministren e Ukrainës: Rikonfirmova mbështetjen e palëkundur

14 Korrik, 2025 2:19 pm
Para
Proda takim me Adam Ball: Të thellojmë bashkëpunimin kundër krimit të organizuar

Proda takim me Adam Ball: Të thellojmë bashkëpunimin kundër krimit të organizuar

Pas 5 ditë kërkimesh, polumbarët gjejnë në Shkumbin trupin e 46-vjeçarit

Gjendet një trup i pajetë pranë lumit Shkumbin

Aeroporti i Rinasit do të presë udhëtimet e para transoqeanike

ACI: Aeroporti “Nënë Tereza” kryeson në rajon, rritje rekord prej…
















TE FUNDIT

Kryeministri Rama vizitë në Gjermani, takon homologun bavarez: Mik i çmuar!

Kryeministri Rama vizitë në Gjermani, takon homologun bavarez: Mik i çmuar!
14 Korrik, 2025

Kryeministri i vendit, Edi Rama, ndodhet ditën e sotme në Mynih të Gjermanisë, ku ka takuar homologun bavarez, Markus Soder....

Lexo më shumë

Hapen regjistrimet në Arsimin Profesional/ Rama-të rinjve: Bëni zgjedhjen e duhur!

Hapen regjistrimet në Arsimin Profesional/ Rama-të rinjve: Bëni zgjedhjen e duhur!
14 Korrik, 2025

Përmes një postimi në rrjetet sociale, kryeministri Edi Rama ka njoftuar hapjen e regjistrimeve për arsimin profesional. Kryeministri Rama ka...

Lexo më shumë

Gjirokastra tërheq turistët / Kalaja dhe shtëpia e Kadaresë më të vizituarat

Gjirokastra tërheq turistët / Kalaja dhe shtëpia e Kadaresë më të vizituarat
14 Korrik, 2025

Mbi 125 mijë vizitorë kanë zgjedhur Gjirokastrën në 6 muajt e parë të këtij viti. Sipas autoriteteve, të dhënat tregojnë...

Lexo më shumë

(FOTO)Siguria ushqimore/Rama:Angazhim maksimal për sekuestrimin e mallrave pa faturë

(FOTO)Siguria ushqimore/Rama:Angazhim maksimal për sekuestrimin e mallrave pa faturë
14 Korrik, 2025

Në lidhje me aksionin e ndërmarrë nga Administrata Tatimore për evidentimin dhe ndëshkimin e rasteve të mosfaturimit të produkteve ushqimore,...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com