Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Ana, gruaja që shpëtoi Dostojevkin nga kumari

2018/02/13 at 7:18 PM
në -Jetë dhe Stil
Kohë leximi: 2 min
A A
Ana, gruaja që shpëtoi Dostojevkin nga kumari

Në verën e vitit 1865, kur sapo kishte nisur të shkruante “Krim dhe ndëshkim”, një nga romancierët më të mëdhenj të të gjitha kohërave nuk ishte në gjendjen e tij më të mirë. I mbetur i ve, Dostojevski humbi edhe të vëllain. I mbytur në borxhe për shkak të vesit të kumarit, Dostojevski trashëgon edhe borxhet e të vëllait dhe shumë shpejt kreditorët nisën t’i trokisnin në derë, duke e kërcënuar me burg. (Një dekadë më herët, ai mrekullisht i kishte shpëtuar dënimit me vdekje për shkak të leximit të librave të ndaluar).


I dëshpëruar, shkrimtari pranoi të shiste të drejtat e një koleksioni historish dhe pjesë e marrëveshjes ishte edhe një roman i ri me të paktën 175 faqe që duhej të ishte gati në nëntorin e një viti më pas. Duke mos pasur rrugëzgjidhje, Dostojevski vendosi të përmbushte kontratën, por ishte kaq i përfshirë nga “Krim dhe ndëshkim” sa e kaloi gjithë vitin duke punuar mbi të në vend që të shkruante romanin “Kumarxhiu”, që ishte pjesë e kontratës.

Me ardhjen e tetorit, Dostojevski duhej të shkruante gjithë romanin në 4 javë. Më 15 tetor ai i kërkoi një miku që t’i sugjeronte një stenograf të mirë. Pa hezitim, miku profesor i sugjeroi emrin e një gruaje të re, Ana Grigoryevna Snitkina. 20-vjeçarja u entuziazmua nga oferta; Dostojevski ishte shkrimtari i preferuar i babait të saj dhe ajo ishte rritur me librat e tij. Të nesërmen ata filluan punën: ai diktonte, ajo shtypte në makinë.

Gjatë 25 ditëve në vijim, Ana shkonte çdo ditë në shtëpinë e shkrimtarit. Çdo ditë ai bëhej më i qetë dhe më i sjellshëm me vajzën. Me ndihmën e Anës, Dostojevski arriti ta përfundonte librin në kohë.

Në përfundim të punës, ai e pagoi dhe e falënderoi. Ditën tjetër, me rastin e 45-vjetorit të tij, Dostojevski vendosi të organizonte një drekë, ku ftoi edhe Anën. Në atë drekë ai kuptoi se Ana ishte bërë drita e ditëve të tij dhe se puna me të i jepte kënaqësi. Duke mos e imagjinuar më jetën pa të, ai i kërkoi ta ndihmonte që të përfundonte “Krim dhe ndëshkim”.

Më 20 nëntor, 10 ditë pas përfundimit të projektit të parë, ai e ftoi Anën në shtëpinë e tij. Të dy u futën në studion e tij, ku ai i propozoi martesën në mënyrën më të mrekullueshme. Dostojevski i tha Anës se do të donte të dinte mendimin e saj mbi një roman që po shkruante. Por sapo nisi t’i tregonte historinë u bë e qartë se për çfarë bëhej fjalë, ishte historia e atyre të dyve.

Ata u martuan më 15 shkurt 1867. Edhe pse patën vështirësi financiare dhe përjetuan tragjedi familjare, përfshirë humbjen e dy fëmijëve të tyre, ata e deshën njëri-tjetrin dhe qëndruan bashkë deri në vdekjen e shkrimtarit. Pas vdekjes së tij, Ana studioi tregun e botimeve dhe punoi fort duke e bërë të shoqin një markë kombëtare, librat e cilit u shitën në miliona kopje. Sot shumë e konsiderojnë atë si gruan e parë që drejtonte një biznes në Rusi./gazetashqip

Etiketa: anaDostojevkiKUMARI


Ju sugjerojmë

Hëna e re në dhjetor, ja cilat shenja preken më shumë 
-Jetë dhe Stil

Horoskopi 20 Prill, cilat janë shenjat me fat

20 Prill, 2026 10:07 am
Hëna e re në dhjetor, ja cilat shenja preken më shumë 
-Jetë dhe Stil

Horoskopi për ditën e sotme, 13 dhjetor 2025

13 Dhjetor, 2025 12:52 pm
Hëna e re në dhjetor, ja cilat shenja preken më shumë 
-Jetë dhe Stil

Horoskopi 7 dhjetor 2025, zbuloni shenjat me fat

7 Dhjetor, 2025 12:11 pm
“Shpati ishte një zemër e bardhë”, këngëtari përcillet të dielën në banesën e fundit
-Jetë dhe Stil

“Shpati ishte një zemër e bardhë”, këngëtari përcillet të dielën në banesën e fundit

29 Nëntor, 2025 3:35 pm
Hëna e re në dhjetor, ja cilat shenja preken më shumë 
-Jetë dhe Stil

Horoskopi 29 Nëntor 2025, zbuloni shenjat me fat

29 Nëntor, 2025 12:19 pm
Horoskopi ditor, e diel 6 gusht 2023
-Jetë dhe Stil

Horoskopi 23 nëntor 2025, zbuloni shenjat me fat

23 Nëntor, 2025 12:19 pm
Hëna e re në dhjetor, ja cilat shenja preken më shumë 
-Jetë dhe Stil

Horoskopi 16 Nëntor 2025, zbuloni shenjat me fat

16 Nëntor, 2025 12:10 pm
Hëna e re në dhjetor, ja cilat shenja preken më shumë 
-Jetë dhe Stil

Horoskopi 9 Nentor 2025, zbuloni shenjat me fat

9 Nëntor, 2025 12:34 pm
Rrebeshe shiu dhe temperatura 42 gradë C, njihuni me parashikimin e motit për sot 
-Jetë dhe Stil

Si do të jetë moti sot

1 Nëntor, 2025 11:16 am
Hëna e re në dhjetor, ja cilat shenja preken më shumë 
-Jetë dhe Stil

Horoskopi 1 Nentor 2025, zbuloni shenjat me fat

1 Nëntor, 2025 10:58 am
Para
Mandatin në Kuvendin ‘demokratik’, shpirtin në diktaturë, ja si reagon një ditë më pas deputetja e PS

Mandatin në Kuvendin 'demokratik', shpirtin në diktaturë, ja si reagon një ditë më pas deputetja e PS

Në drekë me shefin? Ja disa këshilla që duhet të ndiqni

Në drekë me shefin? Ja disa këshilla që duhet të ndiqni

Gylsereni bën ndërhyrje drastike në fytyrë, fansat e kryqëzojnë për pamjen

Gylsereni bën ndërhyrje drastike në fytyrë, fansat e kryqëzojnë për pamjen
















TE FUNDIT

Përfundon rruga e Darëzezës, Rama: Në shërbim të banorëve dhe vizitorëve

Përfundon rruga e Darëzezës, Rama: Në shërbim të banorëve dhe vizitorëve
19 Qershor, 2026

Kryeministri Edi Rama, ka njoftuar për përfundimin e rrugës së Darëzezës, një investim që tashmë është vënë në funksion të...

Lexo më shumë

Anulohen bisedimet SHBA-Iran, JD Vance nuk udhëton në Zvicër

Vance: Nuk ka rrezik që SHBA-ja të hyjë në luftë afatgjatë në Lindjen e Mesme
19 Qershor, 2026

Negociatat e planifikuara në Zvicër midis Iranit dhe Shteteve të Bashkuara, që synojnë arritjen e një marrëveshjeje për t'i dhënë...

Lexo më shumë

Dita e 19-të e protestës/ Nga Kuvendi te PD dhe marshim drejt Kryeministrisë

Dita e 19-të e protestës/ Nga Kuvendi te PD dhe marshim drejt Kryeministrisë
18 Qershor, 2026

Sot po mbahet në kryeqytet dita e 19-të e protestës jopartiake. Qytetarët nisën grumbullimin në sheshin ‘Skënderbej’, por këtë herë...

Lexo më shumë

Fituesit dhe humbësit e draftit të marrëveshjes SHBA-Iran

Fituesit dhe humbësit e draftit të marrëveshjes SHBA-Iran
18 Qershor, 2026

Lufta nisi nga një ide e thjeshtë: Netanyahu e bindi Trumpin se mjaftonte një goditje e fortë për të ndryshuar...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}