Agjencia e Mbikëqyrjes Policore, gjatë mbrëmjes së djeshme, me të gjithë agjentët e saj në terren ka zhvilluar inspektime blic.
Sipas asaj që raporton gazetari i Klan News Besar Bajraktaraj, inspektimet janë kryer në lokalet e natës për goditjen e veprimtarive të paligjshme, si lojërat e fatit, muzika në lokale jashtë orarit, parandalimin e shpërndarjes së lëndëve narkotike dhe parandalimin e parkimeve të paligjshme.
Agjentët e AMP kanë inspektuar të gjitha pikat e kontrollit të policisë. Inspektimet janë bërë për të monitoruar punën e Policisë së Shtetit dhe për të inspektuar reagimin e policisë kur qytetarët bëjnë denoncime me qëllim përmirësimin e shërbimit policor./tvklan.al