Aktori i njohur Amos Zaharia i cili është gjithashtu edhe vëllai i Princeshës Elias është shprehur rreth marrëdhënies që ka më kunatin e tij, Princin Leka.
Në një intervistë për “Story” ai ka treguar marrëdhënien e tyre.
Ti je i vetmi vëlla në Shqipëri që ke martuar motrën me një Princ. Je i lumtur dhe sa afër je me kunatin Princ Leka II?
Me Lekën jemi shumë shokë të mirë. Ai më quan AZ (Amos Zaharia) ndërsa unë e quaj LZ (Leka Zogu). Flasim për çështje nga më të ndryshme, shpesh herë ai flet për politikë e unë për art. Mund të them që e pasurojmë njëri-tjetrin me informacionet që kemi për fushat përkatëse.