Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Amnistia, sot 720 të dënuar lënë qelitë

2016/01/21 at 9:49 AM
në Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Amnistia, sot 720 të dënuar lënë qelitë

Qelitë në burgjet e Shqipërisë, duke filluar nga sot, do të jenë më pak të mbipopulluara. Rreth 720 të dënuar do të lirohen pas hyrjes në fuqi të ligjit “Për dhënie amnistie”. Nisma e mazhorancës finalizohet sot në të gjitha institucionet e vuajtjes së dënimit, të cilat kanë përpiluar listat përkatëse të të dënuarve që lirohen. Mësohet se, numrin më të madh të të liruarve do ta ketë burgu i ri i Fierit, nga i cili do të lënë qelinë rreth 150 të burgosur. Në këtë institucion do të lëshohen edhe mesazhet nga ministri i Drejtësisë dhe nga krerët e burgjeve, duke iu kërkuar të liruarve që të mos kryejnë më vepër penale. Ndërkohë, do të ketë lirime masive edhe të të moshuarve apo të të miturve.

Kush përfiton

Në ligjin për dhënie amnistie përfitojnë personat e dënuar me burgim deri në dy vjet, personat e dënuar me kusht, me gjobë apo personat, për të cilët gjykata ka caktuar një nga llojet e alternativave të dënimit me burgim, për dënime të dhëna deri në datën e hyrjes në fuqi të këtij ligji (sot më 21 janar 2016) pavarësisht prej kohës së mbetur nga dënimi. Në ligj, që hyn sot në fuqi, përfitojnë edhe personat e dënuar me vendim të formës së prerë, me: kusht, me gjobë (për pjesën financiare të pashlyer të dënimit deri në momentin e hyrjes në fuqi të këtij ligji) ose personat për të cilët gjykata ka caktuar një nga llojet e alternativave të dënimit me burgim”.

Ndërkohë, përfitojnë femrat që, në ditën e hyrjes në fuqi të këtij ligji, janë baras ose mbi moshën 50 vjeç apo meshkujt mbi moshën 60 vjeç. Do të lirohen personat e dënuar me burgim, të cilët në kohën e kryerjes së veprës penale, kanë qenë baras ose nën moshën 18 vjeç.

Ligji ka të përcaktuar edhe personat që përfitojnë ulje dënimi. Ligji parashikon se të gjithë personat e dënuar, të cilët nuk përfitojnë nga parashikimi i nenit 3, u amnistohet 1.5 vjet, për personat e dënuar gra dhe personat që në kohën e kryerjes së veprës penale kanë qenë të mitur ose 1 vit për personat e dënuar burra. Përjashtohen nga amnistia veprat penale të parashikuara në nenin 5, që janë vepra penale me rrezikshmëri të lartë shoqërore dhe për këtë qëllim.

Dhënia e amnistisë

Në një intervistë për “Shqip” të para pak ditësh, drejtori i Burgjeve, Artur Zoto, tha se amnistia u realizua nga ministri i Drejtësisë, nisur nga fakti se mbipopullimi përmendej si problem për sistemin penitenciar. Sipas tij, amnistia është heqja dorë e shtetit nga ndjekja penale, e cila ka si qëllim jo vetëm uljen e mbipopullimit, por respektimin e dinjitetit njerëzor për këta persona, detyrim që rrjedh si nga Konventa Europiane për të Drejtat e Njeriut, Rregullat Bazë të Kombeve të Bashkuara për Burgjet, ashtu edhe legjislacioni vendas. “Në këtë kuptim, është një nismë e cila do të ketë impakt tek ulja e mbipopullimit, pasi nga zbatimi i ligjit përfitojnë 720 të dënuar, ku momentalisht mbipopullimi është në të njëjtën shifër.

Amnistia që u bë këtë vit kishte ngjashmëri me atë të prillit të 2014-s, por kufizonte kategorinë e personave përfitues, që do të thotë se të paraburgosurit nuk janë subjekt i ligjit të Amnistisë që do të aplikojmë më 21 janar të 2016”, – tha Zoto. Ai shpjegoi se në momentin e draftimit, ashtu edhe gjatë ndryshimeve që u bënë në seancën plenare, nuk ishte parashikuar përfitimi i saj për të paraburgosurit, pasi ata ishin subjekt i amnistisë që u bë në vitin 2014. Rrjedhimisht, nëse do të ishte parashikuar edhe në këtë ligj, atëherë ndjekja penale si koncept do të zbehej dhe mund të cenonte parimet e saj. /gazeta Shqip/

Ju sugjerojmë

Izraeli e pranon se në Gazë mbështet grup të armatosur kundër Hamasit
Bota

Izraeli e pranon se në Gazë mbështet grup të armatosur kundër Hamasit

7 Qershor, 2025 2:01 pm
Tentoi të dalë nga Rinasi me 194.000 € të padeklaruara,procedohet shtetas izraelit
Aktualitet

Tentoi të dalë nga Rinasi me 194.000 € të padeklaruara,procedohet shtetas izraelit

7 Qershor, 2025 1:44 pm
Përfshihet nga flakët fusha e mbetjeve në Vlorë
Aktualitet

Përfshihet nga flakët fusha e mbetjeve në Vlorë

7 Qershor, 2025 1:31 pm
Shqipëri-Serbi, Berisha mesazh për ndjeshjen: Fitore Kombëtares sonë!
Kryesore

Shqipëri-Serbi, Berisha mesazh për ndjeshjen: Fitore Kombëtares sonë!

7 Qershor, 2025 1:22 pm
Sali Berisha zbulon arsyen e largimit të komandantit të Gardës: U shkarkua sepse…
Politikë

Sali Berisha zbulon arsyen e largimit të komandantit të Gardës: U shkarkua sepse…

7 Qershor, 2025 1:09 pm
Asllani: Fitore me Serbinë për ëndrrën e Botërorit
Sport

Asllani: Fitore me Serbinë për ëndrrën e Botërorit

7 Qershor, 2025 12:48 pm
Sfida Shqipëri-Serbi, FSHF thirrje tifozëve: Do jeni të vëzhguar me kamera sigurie!
Kryesore

Sfida Shqipëri-Serbi, FSHF thirrje tifozëve: Do jeni të vëzhguar me kamera sigurie!

7 Qershor, 2025 12:29 pm
Cilat mund të jenë pasojat e grindjes mes presidentit Donald Trump dhe Elon Musk?
Bota

Cilat mund të jenë pasojat e grindjes mes presidentit Donald Trump dhe Elon Musk?

7 Qershor, 2025 12:18 pm
Maqedonia e Veriut planifikon hapjen e konsullatës në Korçë
Politikë

Maqedonia e Veriut planifikon hapjen e konsullatës në Korçë

7 Qershor, 2025 12:04 pm
Dështon për herë të 27-të konstituimi i Kuvendit të Kosovës
Rajoni

Dështon për të 28-ën herë konstituimi i Kuvendit të Kosovës

7 Qershor, 2025 11:54 am
Para
Lúlu – Albatros apo lolo? Kush je ti në të vërtetë?

Lúlu – Albatros apo lolo? Kush je ti në të vërtetë?

Nxënësit e shkollave të kryeqytetit: Ngrohemi me frymë

Nxënësit e shkollave të kryeqytetit: Ngrohemi me frymë

Ja si mund ta përdorësh Facebook-un në fshehtësi

Ja si mund ta përdorësh Facebook-un në fshehtësi

Please login to join discussion

TE FUNDIT

Izraeli e pranon se në Gazë mbështet grup të armatosur kundër Hamasit

Izraeli e pranon se në Gazë mbështet grup të armatosur kundër Hamasit
7 Qershor, 2025

Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, e ka pranuar se Izraeli është duke mbështetur një grup të armatosur në Gazë, që kundërshton...

Lexo më shumë

Tentoi të dalë nga Rinasi me 194.000 € të padeklaruara,procedohet shtetas izraelit

Tentoi të dalë nga Rinasi me 194.000 € të padeklaruara,procedohet shtetas izraelit
7 Qershor, 2025

Policia Kufitare e Rinasit në bashkëpunim me shërbimet doganore, kanë goditur një tjetër rast të mosdeklarimit në pikën e kalimit kufitar,...

Lexo më shumë

Përfshihet nga flakët fusha e mbetjeve në Vlorë

Përfshihet nga flakët fusha e mbetjeve në Vlorë
7 Qershor, 2025

Këtë të shtunë, vendgrumbullimi i mbetjeve në qytetin e Vlorës është përfshirë sërish nga flakët e zjarrit. Sipas asaj që...

Lexo më shumë

Shqipëri-Serbi, Berisha mesazh për ndjeshjen: Fitore Kombëtares sonë!

Shqipëri-Serbi, Berisha mesazh për ndjeshjen: Fitore Kombëtares sonë!
7 Qershor, 2025

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, në konferencën e sotme për shtyp, ndër të tjera ka përcjellë një mesazh për...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com