Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Amnistia fiskale, qeveria drejt tërheqjes?

2020/09/29 at 11:58 AM
në Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 4 min
A A
Amnistia fiskale, qeveria drejt tërheqjes?

Në fund të muajit mars qeveria bërë të ditur se po hartonte një projektligj që parashikonte legalizimin e të ardhurave të padeklaruara ndër vite nga bizneset, emigrantët dhe qytetarët nëpërmjet deklarimit vullnetar me tatim 5-10%.


Drafti i amnistisë të kapitaleve do të përfshinte edhe legalizmin e pasurive të tjera, të padeklaruara, brenda dhe jashtë Shqipërisë, si: pasuri të luajtshme dhe të paluajtshme, shuma në të holla, monedhë shqiptare apo e huaj (CASH), monedhë dixhitale, sende me vlere ar apo gurë të çmuar, vepra arti, tituj (securities), apo instrumente të tjerë të tregjeve financiare, pasuritë e luajtshme të regjistrueshme në regjistrat publikë.

Teksa gushti ishte muaj pushim, me nisjen e punës Komisioni Parlamentar i Ekonomisë nuk po ndihet për shqyrtimin e ligjit, ndonëse i planifikuar për të kaluar në seancë plenare më 15 shtator.

Edhe deputeti i Komisionit të Ekonomisë, Anastas Angjeli tha për “Monitor” se drafti duhet të reflektojë një sërë vërejtjesh dhe sugjerimesh, për të arritur një ligj bashkëkohor që nuk cenon parimet kryesore. Sipas sekretarit të Komisionit të Ekonomisë, ligji gjithashtu duhet të reflektojë edhe punën e institucioneve të reja të krijuara nga Reforma në Drejtësi që po merren me luftën kundër krimit ekonomik dhe fenomenet e luftës kundër vënies të pasurive nga aktivitete të jashtëligjshme.

Në fillim të muajit korrik, ekipi i FMN-së në përfundim të vizitës në distancë në Shqipëri, deklaroi qëndrimin kundër amnistisë fiskale, pasi nuk krijon bazën për luftën kundër pastrimit të parave.  “Ritheksojmë këshillën tonë kundër një amnistie të mundshme fiskale, pasi do të cenonte përmbushjen e detyrimeve tatimore. Duhen krijuar së pari sisteme efektive për të zbuluar evazionin fiskal dhe për të parandaluar mundësitë për pastrim parash dhe për korrupsion”, thuhej në deklaratën e FMN-së.

Ligji i miratuar nga këshilli i Ministrave dhe i depozituar në Kuvend për shqyrtim dhe miratim është kundërshtuar edhe nga Komisioni Europian nëpërmjet një raporti ku theksohet se nisma ka paqartësi për implementimin e ligjit të pastrimit të parave.

Përfaqësues të dhomave të Tregtisë në vend mbështetën miratimin e nismës, por Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë, Durrës rekomandoi tatim më të ulët se 5% dhe Dhoma Amerikane e Tregtisë kërkoi konsultim të gjerë të draftit para miratimit.

Çfarë parashikon ligji:

Deklarimi vullnetar

Bizneset dhe individët që do të kërkojnë të legalizojnë të ardhurat e padeklaruara fillimisht duhet të deklarojnë vullnetarisht pasuritë dhe elementë të pasqyrave financiare, pavarësisht nëse pasuritë, në tërësinë apo pjesë të tyre, janë të padeklaruara apo të pa regjistruara në autoritet kompetente, apo pavarësisht nese ato ndodhen brenda Shqipërisë.

Deklarimi vullnetar i pasurive apo i pasqyrave financiare, thuhet në draft, do të kryhet pranë strukturës përgjegjëse që do të ngrihet pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve apo ndërmjetësve të autorizuar që janë bankat e nivelit të dytë apo institucionet financiare, në sportel apo online, nëpërmjet paraqitjes së një vetëdeklarimi të paracaktuar. Formati i formularit të deklarimit vullnetar dhe mënyra e procedimit do të përcaktohen me udhëzim të Ministrit të Financave. “Procesi i deklarimit vullnetar fillon me depozitimin ee formularit të deklarimit vullnetar dhe përfundon me pajisjen e subjektit me vërtetimin përkatës të lëshuar sipas parashikimeve të këtij ligji. Pasuritë shuma në të holla depozitohen në llogari bankare të bankave të nivelit të dytë ndërsa pasurite e tjera, të detyrueshme për tu regjistruar, ndiqen procedurat kryejnë regjistrimin sipas parashkimeve të legjislacionit përkatës të fushës”, përcaktohet në projektligj.

Si do deklarohen shumat në të holla

Për deklarimin e shumave në të holla fillimisht nga biznesi apo qytetari, si dhe një përfaqësues i tyre i posaçëm plotëson një formular aplikimi për depozitim të shumës në të holla në një numër llogarie bankare të hapur prej tyre për këtë qëllim.

Më pas, në draft thuhet se formulari verifikohet për mënyrën e plotësimit të tij dhe aplikuesi pajiset me kopje të aplikimit, të verifikuar. Subjekti apo përfaqësuesi i tij kryejnë depozitimin e shumave në të holla në llogarinë përkatëse bankare. “Detyrimet tatimore të subjekteve përfitues, deri më hyrjen në fuqi të këtij ligji, konsiderohen të paguara rregullisht dhe administratat tatimore nuk mund t’i kërkojnë pagesën e detyrimeve të tjera shtesë ndaj atyre të paguara, për këtë periudhë në lidhje me vlerën dhe llojin e pasurisë së deklaruar”, sqarohet në draft. Pjesë e deklarimit vullnetar do të jenë edhe pasuritë e tjera, të ndryshme nga shumat në të holla. Edhe këto pasuri do të deklarohen pranë strukturës përgjegjëse të parashikuar në këtë ligj.

Regjistrimi i pasurive të paluajtshme

Nëse pasuritë e deklaruara janë pasuri të paluajtshme të regjistrueshme, me ligjin e amnistisë deklaruesit i krijohet mundësia për regjistrimin e tyre. Po ashtu personat fizike apo juridike, subjekte të këtij ligji mund të rideklaroje çdo element të veçantë të aktivëve, detyrimeve apo kapitaleve të veta të pasqyrave financiare të shoqërisë me synimin për të siguruar një paraqitje reale, të vërtetë dhe e drejtë të çdo elementi të aktivëve dhe detyrimeve të këtyre pasqyrave.

“ Për çdo diferencë negative apo pozitive që lind nga gjendja reale me gjendjen aktuale kontabël, subjektit i lind detyrimi për pagesë të tatimit sipas vlerës dhe modaliteteve kohore të parashikuara në këtë ligj. Çdo diferencë e kontabilizuar për këtë qëllim do të klasifikohet si e ardhur e patatueshme apo shpenzim i pazbritshëm për qëllime të deklaratës së tatim fitimit apo tatimit të thjeshtuar të fitimit. Shumat e detyrimeve ndaj ortakëve të shoqërisë të rivleresuara sipas dispozitave të këtij neni, mund të përdoren lirisht prej tyre për qëllime të biznesit apo personale”, përcaktohet në draft.

Po ashtu bizneseve dhe qytetarëve do t’u fallen gjobat, kamatvonesat dhe penalitetet që janë aktualisht në fuqi për regjistrimin e pasurisë që konsiderohet e deklaruar./Monitor

Etiketa: amnistideklarim vullnetarqeveri


Ju sugjerojmë

Horoskopi, çfarë parashikojnë yjet për ju
Kryesore

Horoskopi, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

12 Qershor, 2026 8:05 am
Pse është i rëndësishëm për Trump ishulli Kharg?
Bota

Pse është i rëndësishëm për Trump ishulli Kharg?

11 Qershor, 2026 10:39 pm
Irani: Nuk kemi miratuar asnjë marrëveshje me SHBA
Bota

Irani: Nuk kemi miratuar asnjë marrëveshje me SHBA

11 Qershor, 2026 9:46 pm
Meksikë-Afrikë e Jugut/ Bota mban “frymën”, nis ndeshja hapëse e Botërorit 2026
Sport

Meksikë-Afrikë e Jugut/ Bota mban “frymën”, nis ndeshja hapëse e Botërorit 2026

11 Qershor, 2026 9:11 pm
Jose Mourinho rikthehet te Real Madrid, firmos deri në vitin 2029
Sport

Jose Mourinho rikthehet te Real Madrid, firmos deri në vitin 2029

11 Qershor, 2026 8:54 pm
Tërhiqet Trump, pranon të shtyjë deri më 9 korrik tarifat ndaj BE
Bota

Trump anulon sulmet ndaj Iranit: Marrëveshja do të nënshkruhet së shpejti

11 Qershor, 2026 8:27 pm
Berisha: Balluku po bën përpjekje që të blejë pasaportë në Serbi dhe vende të tjera
Aktualitet

Berishës i hiqet “non grata”, çfarë thotë DASH

11 Qershor, 2026 7:29 pm
Protesta e 12-të/ Qytetarët kërkojnë largimin e Edi Ramës
Aktualitet

Protesta e 12-të/ Qytetarët kërkojnë largimin e Edi Ramës

11 Qershor, 2026 6:53 pm
Botërori/ Kush janë pretendentët për t’u shpallur kampionë sipas bookmakers-ave
Sport

Botërori/ Kush janë pretendentët për t’u shpallur kampionë sipas bookmakers-ave

11 Qershor, 2026 5:33 pm
SHBA konfirmon sulmin ndaj anijes së tretë në Gjirin e Omanit
Bota

SHBA konfirmon sulmin ndaj anijes së tretë në Gjirin e Omanit

11 Qershor, 2026 4:26 pm
Para
Emri/ OFL bllokon automjetin e blinduar të biznesmenit

Tre të dënuar në Elbasan bien në "rrjetën" e OFL-së (Emrat)

Fondet e BE për rindërtimin, Rama sulmon opozitën

Fondet e BE për rindërtimin, Rama sulmon opozitën

Plani 312 milionë € i PD/ Kategoritë që propozohet të marrin para në dorë

Plani 312 milionë € i PD/ Kategoritë që propozohet të marrin para në dorë
















TE FUNDIT

Horoskopi, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

Horoskopi, çfarë parashikojnë yjet për ju
12 Qershor, 2026

Dashi Të dashuruarit do kalojnë një ditë paksa të vështirë. Duhet të tregoheni paksa më të duruar dhe të pranoni...

Lexo më shumë

Pse është i rëndësishëm për Trump ishulli Kharg?

Pse është i rëndësishëm për Trump ishulli Kharg?
11 Qershor, 2026

Presidenti amerikan, Donald Trump, ka paralajmëruar se fundmi se të enjten do ta godasë fort Iranin e po ashtu ka...

Lexo më shumë

Irani: Nuk kemi miratuar asnjë marrëveshje me SHBA

Irani: Nuk kemi miratuar asnjë marrëveshje me SHBA
11 Qershor, 2026

Irani mohon Donald Trumpin, i cili kishte nxituar të deklaronte në një postim se jemi shumë afër një marrëveshjeje, dhe...

Lexo më shumë

Meksikë-Afrikë e Jugut/ Bota mban “frymën”, nis ndeshja hapëse e Botërorit 2026

Meksikë-Afrikë e Jugut/ Bota mban “frymën”, nis ndeshja hapëse e Botërorit 2026
11 Qershor, 2026

Pritja e madhe ka përfunduar dhe Botërori 2026 ka nisur zyrtarisht. Meksika, një nga tre vendet organizatore dhe i pari...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}