Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Amnistia fiskale dhe kanabisi legal në mjekësi, Gjiknuri: I duhen Shqipërisë

2023/02/18 at 4:18 PM
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Gjiknuri komunikon risinë e PS: Në 28 degë do jenë drejtuese gra

Sekretari i Përgjithshëm i PS Damian Gjiknuri ka komentuar dy nga nismat më të përfolura të Partisë Socialiste, legalizimi i kanabisit mjekësor dhe amnistia fiskale.


Gjatë një interviste në A2CNN, Gjiknuri tha se këëto nisma i duhen Shqipërisë.

Ndërsa amnistinë fiskale e cilësoi si një nismë të kërkuar nga emigrantët, lidhur me kanbisin mjekësor Gjiknuri u shpreh se është një aktivitet ekonomik i shtuar që do të ndikojë në ekonominë shqiptare. “ Këtu ka një debat në lidhje me to dhe paragjykohen si nisma. Unë them dhe media mund të ketë një rol shumë më të saktë. Unë kam pasur raste të takoj shumë bashkëkombas tanë qoftë në Britaninë e Madhe, qoftë në Greqi apo në vende të tjera, ku e kanë ngritur shqetësimin e nevojës të pasjes së një legjislacioni më lehtësues përsa i përket parave të tyre të kursyera pasi shpesh hasin në problematika nga autoritetet shqiptare, autoritete financiare dhe ato të drejtësisë. Pra, kjo është një gjë që dhe ju vetë mund ta bëni shumë mirë. Mund të shkoni dhe të pyesni emigrantët tanë se çfarë mendojnë dhe si e shohin këtë temë. Mendoj që qeveria ka pritur, është duke diskutuar me institucionet ndërkombëtare financiare dhe mekanizma të tjerë të Bashkimit Europian për të gjetur një zgjidhje më të pranueshme dhe mendoj se kjo është qasja e duhur. Edhe përsa i përket ligjit për kultivimin e kanabisit medicinal që në fund të fundit është një produkt farmaceutik, është një ekonomi me një biznes 400 miliard dollar në nivel botëror dhe mendoj që dhe këtu mediat duhet të bëjnë një punë më gërmuese. Të mos e paragjykojnë kanabisin ilegal me kultivimin e kanabisit mjekësor pasi mjafton të shkosh dhe në vende fqinje, qoftë në Greqi, qoftë në Maqedoni, që të kesh mundësi të shikosh se si funksionon ky proces. Diku ka funksionuar më mirë, diku më keq, por ka eksperienca. Unë vet përshembull jam bërë kureshtar dhe kam vajtur, kam patur mundësinë në vende të ndryshme ta shikoj si funksionon një zinxhir i tillë prodhimi dhe nëse është e rregulluar sipas standardeve, funksionon shumë mirë dhe nuk cenohet as rendi e siguria publike. Përkundrazi është një biznes apo një aktivitet ekonomik i shtuar që do të ndikojë në ekonominë shqiptare. Aksesi është shumë i gjerë, mjafton dhe ju të interesoheni. Siç thashë, personalisht apo shumë kolegë të tjerë kemi pasur raste dhe I kemi parë në vende të caktuara qoftë në Maqedoninë e Veriut, qoftë në Greqi, qoftë në Izrael siç kam pasur rastin, kam parë që funksionon krejt normalisht dhe është një aktivitet mëse normal ekonomik. Përkundrazi sjell të ardhura të larta për ekonominë shqiptare”, tha Gjiknuri.

Po a do të kalojnë këto nisma brenda këtij sesioni parlamentar? Gjiknuri thotë se debati duhet të zhvishet nga ngarkesa negative.

Unë mendoj që është një gjë që i duhet Shqipërisë. Le të merren standardet më të mira dhe le të zhvishet debati nga ngarkesa negative duke e ngatërruar atë çka është ilegale me atë legale. Gjithçka mund ti japësh  dhe qëllim legal dhe qëllim ilegal. E rëndësishme është që të marrim standardet më të mira dhe unë them që mazhoranca duhet të ecë në këtë drejtim gjithmonë duke ndërmarrë standardet më të mira.

Etiketa: amnistiagjiknurips


Ju sugjerojmë

Zgjedhjet/ Osmani: Kosova ka nevojë për institucione të reja sa më parë
Rajoni

Zgjedhjet/ Osmani: Kosova ka nevojë për institucione të reja sa më parë

28 Dhjetor, 2025 1:46 pm
Djegia e 8 autobusëve në Durrës, policia zbardh ngjarjen
Aktualitet

Djegia e 8 autobusëve në Durrës, policia zbardh ngjarjen

28 Dhjetor, 2025 1:45 pm
Incidente në një qendër votimi në Kosovë, sherr mes qytetarëve, ndërhyn policia
Rajoni

Incidente në një qendër votimi në Kosovë, sherr mes qytetarëve, ndërhyn policia

28 Dhjetor, 2025 12:53 pm
Vlora pa ujë prej 72 orësh
Aktualitet

Vlora pa ujë prej 72 orësh

28 Dhjetor, 2025 12:43 pm
KQZ: Probleme me energjinë elektrike në disa qendra votimi në Kosovë
Kryesore

KQZ: Probleme me energjinë elektrike në disa qendra votimi në Kosovë

28 Dhjetor, 2025 12:40 pm
Trump akuzon Zelenskyyn: Ti dhe Joe Biden keni lejuar fillimin e luftës në Ukrainë
Bota

Sot takimi mes Trump dhe Zelenskyt në Florida, ja ku do fokusohen bisedimet

28 Dhjetor, 2025 12:12 pm
1933/ “Pjetër Budi rishkruante letrën e dërguar 4 shekuj më parë Dukës së Savojës”
-Kulturë

1933/ “Pjetër Budi rishkruante letrën e dërguar 4 shekuj më parë Dukës së Savojës”

28 Dhjetor, 2025 12:11 pm
Kurti voton në Prishtinë: Shpresoj që pjesëmarrja të jetë masive
Kryesore

Kurti voton në Prishtinë: Shpresoj që pjesëmarrja të jetë masive

28 Dhjetor, 2025 11:38 am
Hetimi i SPAK për AKSHI, Rama: Shqipëria ka bërë një progres të madh në digjitalizim
Kryesore

Hetimi i SPAK për AKSHI, Rama: Shqipëria ka bërë një progres të madh në digjitalizim

28 Dhjetor, 2025 10:14 am
Kosovë/Si po shkon procesi i votimit deri tani, kreu i KQZ:Po votohet në 2614 qendra
Kryesore

Kosovë/Si po shkon procesi i votimit deri tani, kreu i KQZ:Po votohet në 2614 qendra

28 Dhjetor, 2025 9:24 am
Para
Propozimi Europian për marrëdhëniet Kosovë-Serbi, Kurti bisedon me Scholz

Propozimi Europian për marrëdhëniet Kosovë-Serbi, Kurti bisedon me Scholz

Sulmet kibernetike, Kim: 50 milionë dollarë mbështetje për Shqipërinë

Yuri Kim: Investimet e SHBA në Shqipëri janë rritur

COVID-19 në Shqipëri/ 22 qytetarë të infektuar, asnjë humbje jete

Covid në vend, 14 raste të reja, regjistrohet 1 viktimë
















TE FUNDIT

Zgjedhjet/ Osmani: Kosova ka nevojë për institucione të reja sa më parë

Zgjedhjet/ Osmani: Kosova ka nevojë për institucione të reja sa më parë
28 Dhjetor, 2025

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka ushtruar të drejtën e votës në kuadër të zgjedhjeve të jashtëzakonshme, duke...

Lexo më shumë

Djegia e 8 autobusëve në Durrës, policia zbardh ngjarjen

Djegia e 8 autobusëve në Durrës, policia zbardh ngjarjen
28 Dhjetor, 2025

Një zjarr masiv ka rënë dje në lagjen nr15 në Durrës, në parkun e autobusëve në sektorin “Rinia”, pranë “Eco...

Lexo më shumë

Incidente në një qendër votimi në Kosovë, sherr mes qytetarëve, ndërhyn policia

Incidente në një qendër votimi në Kosovë, sherr mes qytetarëve, ndërhyn policia
28 Dhjetor, 2025

Në një shkollë në Zhegër të Komunës së Gjilanit ka ndodhur një incident mes të disa qytetarëve që kanë qenë...

Lexo më shumë

Vlora pa ujë prej 72 orësh

Vlora pa ujë prej 72 orësh
28 Dhjetor, 2025

Situata në Vlorë prej tre ditësh vijon të mbetet e vështirë pasi dëmtimi i rëndë i një tubacioni në rrjetin...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com