Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Amnesty International: Shtohen rastet e ekzekutimeve në shkallë globale

2023/05/17 at 10:17 PM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Amnesty International: Shtohen rastet e ekzekutimeve në shkallë globale

Organizata Amnesty International thotë se në vitin 2022 është regjistruar numri më i lartë i ekzekutimeve gjatë 5 viteve të fundit.

Sipas të dhënave të organizatës janë kryer 883 ekzekutime në 20 vende, duke shënuar një rritje me 53% të rasteve. Siç njofton korrespodenti i Zërit të Amerikës, Henry Ridgwell, në të dhënat e Amnesty International nuk janë përfshirë rastet e ekzekutimeve në Kinë, pasi të dhëna të tilla mbahen sekret nga Pekini.

Sipas organizatës Amnesty International, rritja më e madhe e numrit të ekzekutimeve është regjistruar në vendet e Lindjes se Mesme.

Në Iran, numri i ekzekutimeve u rrit nga 314 në 2021, në 576 në vitin 2022.

Në Arabinë Saudite, numri i ekzekutimeve u trefishua nga 65 në 2021 në 196 në vitin 2022, shifra më e lartë në 30 vitet e fundit.

Shumë prej rasteve janë për vepra penale të lidhura me drogën.

“Duhet të vëmë në dukje, se të dyja vendet, kanë vazhduar të përdorin dënimin me vdekje për të ushtuar trysni shtetërore. Për shembull, në fund të vitit në Iran, pamë që u bënë arrestime dhe u përdor dënimi me vdekje për të ndëshkuar protestuesit. Rastet e ekzekutimeve dhe vendimeve të dënimit me vdekje vazhduan edhe përgjatë vitit 2023. Veç kësaj, një karakteristikë e trishtë e dënimeve me vdekje është ndikimi jo proporcional i ekzekutimeve mbi pakicat etnike dhe pakicat fetare”, thotë Chiara Sangiorgio nga Amnesty International.

E njëjta dukuri vihet re edhe në Arabinë Saudite.

“Në fakt, në vitin 2022 u kryen 81 ekzekutime brenda një dite. Gjysma e të ekzekutuarve i përkisnin pakicës Shia në Arabinë Saudite, thotë zonja Sangiorgio.

Sipas Amnesty International, Kina mbetet vendi me numin më të madh te ekzekutimeve në botë.

“Në këtë vend kryhen mijëra ekzekutime çdo vit dhe jepen po aq vendime për dënim me vdekje. Por është e pamundur të jepn shifra për shkak se këto të dhëna mbahen sekrete. Sipas konfirmimeve zyrtare nga autoritetet kryehen dënime me vdekje për vepra që lidhen me drogën, po ashtu edhe rastet e korrupsionit ndëshkohen me dënim me vdekje. Por shifrat mbeten sekrete”, shpjegon zonja Sangiorgio.

Edhe në Korenë e Veriut dhe Vietnam rastet e dënimit me vdekje mbahen të fshehta.

Në shtetet ku janë regjistruar përpjekje për grusht shteti është shënuar një rritje e lehte e ekzekutimeve. Egjipti ekzekutoi 24 persona në vitin 022.

Mianmari po ashtu iu rikthye ekzekutimeve të dënimeve me vdekje, për herë të parë që nga vitit 1980, përfshirë ekzekutimin e aktivistit Kyaw Min Yu.

Edhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës numri i ekzekutimeve u rrit, nga 11 në 18.

“Për herë të dytë, Shtetet e Bashkuara kanë regjistruar numrin më të ulët të dënimeve me vdekje gjatë viteve të fundit. Kjo tregon se prirja mbi dënimin me vdekje mes anëtarëve të jurive që gjykojnë këtë lloj dënimi ka ndryshuar”, thotë zonja Sangiorgio.

Raporti i Amnesty International i referohet ekzekutimeve në vitin 2022, por në Iran edhe gjatë 2023 numri i ekzekutimeve vazhdoi të rritet. Sipas Organizatës së Kombeve të Bashkuara të paktën 209 persona janë ekzekutuar përgjatë këtij viti. Kombet e Bashkuara kanë bërë thirrje për ndalimin e kësaj praktike./ VOA

Ju sugjerojmë

“Nuk do të ha drekë”, Liri Berisha tregon vizitën e Nënë Terezës në shtëpinë e saj
-U tha në Opinion

“Nuk do të ha drekë”, Liri Berisha tregon vizitën e Nënë Terezës në shtëpinë e saj

2 Qershor, 2025 11:42 pm
“Nënë Tereza udhëtonte me pasaportë shqiptare”, rrëfimi i rrallë i Liri Berishës
-U tha në Opinion

“Nënë Tereza udhëtonte me pasaportë shqiptare”, rrëfimi i rrallë i Liri Berishës

2 Qershor, 2025 11:24 pm
Nënë Tereza në jetën e Liri Berishës: E njoha si Gonxhja në moshën 12-13 vjeç…
-U tha në Opinion

Nënë Tereza në jetën e Liri Berishës: E njoha si Gonxhja në moshën 12-13 vjeç…

2 Qershor, 2025 11:07 pm
Liri Berisha rrëfen takimin e parë me Nënë Terezën
-U tha në Opinion

Liri Berisha rrëfen takimin e parë me Nënë Terezën

2 Qershor, 2025 10:36 pm
Gjyshja ‘i përvishet’ punës në 3 të mëngjesit, u hedh lavatriçen mbesave jetime
Aktualitet

Gjyshja ‘i përvishet’ punës në 3 të mëngjesit, u hedh lavatriçen mbesave jetime

2 Qershor, 2025 9:28 pm
Xhaxhai u heq ujin dhe dritat mbesave jetime, gjykata u jep urdhër mbrojtjeje
Aktualitet

Xhaxhai u heq ujin dhe dritat mbesave jetime, gjykata u jep urdhër mbrojtjeje

2 Qershor, 2025 9:16 pm
Bill Gates do të dhurojë 99% të pasurisë së tij për Afrikën
Bota

Bill Gates do të dhurojë 99% të pasurisë së tij për Afrikën

2 Qershor, 2025 9:04 pm
PD humbëse në zgjedhjet parlamentare, Igli Cara: Shqipëria po shkon drejt shuarjes
Politikë

PD humbëse në zgjedhjet parlamentare, Igli Cara: Shqipëria po shkon drejt shuarjes

2 Qershor, 2025 8:54 pm
Kërcënoi me jetë vajzën e Melonit, profesori italian tenton vetëvrasjen
Bota

Kërcënoi me jetë vajzën e Melonit, profesori italian tenton vetëvrasjen

2 Qershor, 2025 8:36 pm
PD kërkoi hetim, KQZ: Nuk janë shënuar fletët që s’janë përdorur për shkak…
Politikë

PD kërkoi hetim, KQZ: Nuk janë shënuar fletët që s’janë përdorur për shkak…

2 Qershor, 2025 8:23 pm
Para
Bogdani për dorëheqjen e Alibeajt: Nuk i shërben bashkimit të demokratëve

Bogdani për dorëheqjen e Alibeajt: Nuk i shërben bashkimit të demokratëve

“PD ka mungesë totale organizimi”,Gert Bogdani: Janë të njëjtët njerëz që dështuan 6 herë

"PD ka mungesë totale organizimi",Gert Bogdani: Janë të njëjtët njerëz që dështuan 6 herë

Këto janë dy shenjat e horoskopit më me fat

Horoskopi për sot, 18 maj 2023

TE FUNDIT

“Nuk do të ha drekë”, Liri Berisha tregon vizitën e Nënë Terezës në shtëpinë e saj

“Nuk do të ha drekë”, Liri Berisha tregon vizitën e Nënë Terezës në shtëpinë e saj
2 Qershor, 2025

Liri Berisha ka rrëfyer detaje interesante nga takimet e saj me Gonxhe Bojaxhiun (Nënë Terezën), takime këto të zhvilluara si...

Lexo më shumë

“Nënë Tereza udhëtonte me pasaportë shqiptare”, rrëfimi i rrallë i Liri Berishës

“Nënë Tereza udhëtonte me pasaportë shqiptare”, rrëfimi i rrallë i Liri Berishës
2 Qershor, 2025

Teksa shumë gjëra mbeten të panjohura për jetën e Gonxhe Bojaxhiu, Lirie Berisha zbulon disa detaje të cilat nxjerrin në...

Lexo më shumë

Nënë Tereza në jetën e Liri Berishës: E njoha si Gonxhja në moshën 12-13 vjeç…

Nënë Tereza në jetën e Liri Berishës: E njoha si Gonxhja në moshën 12-13 vjeç…
2 Qershor, 2025

Liri Berisha, ka folur për librin “Nënë Tereza në jetën time”, që ka hedhur dritë mbi identitetin e Gonxhe Bojaxhiu,...

Lexo më shumë

Liri Berisha rrëfen takimin e parë me Nënë Terezën

Liri Berisha rrëfen takimin e parë me Nënë Terezën
2 Qershor, 2025

Nënë Tereza fitoi Çmimin Nobel për Paqe në vitin 1979. Lajmi në atë kohë mbërriti edhe në Shqipëri, edhe pse...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com