Ata janë të dy shumë të angazhuar jo vetëm me projektet e tyre televizive, por edhe me biznesin e tyre. Ama të shtunën Ami dhe Ermali e kalojnë me djalin e tyre Joelin. Ja tek i shohim në këtë foto që prezantuesja Amarda Toska, ka postuar në rrjetet sociale teksa luajnë me të voglin në bark. Në fakt nuk e dimë kush është tamam i vogli Ermali apo Joeli, se aktori duket që po argëtohet shumë mbi këtë lisharës.