Për komedianin Ermal Mamaqi dhe prezantuesen Amarda Toska dita e sotme është mjaft e rëndësishme. Përmes një video të postuar në Instagram ku tregon se është në Lezhë, Ami u ka treguar ndjekësve të saj se sot së bashku me Ermalin festojnë 6 vjetorin e të qenit bashkë. Pranë mamit dhe babit me siguri që është edhe vogëlushi Joel, i cili është fryt i dashurisë së tyre.