Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

AMF: Si do të zgjidhen dëmet e aksidenteve me vlerë deri në 30 mijë Lekë

2021/05/14 at 1:14 PM
në Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
EMRAT/2 viktima nga aksidenti, kush është oficeri i burgut që humbi jetën

Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare, në zbatim të ligjit të ri për sigurimin e detyrueshëm në sektorin e transportit ka hartuar dhe nxjerrë për konsultim publik “Raportin Evropian të Aksidenteve”.

Dokumenti, i nënshkruar nga drejtuesit e mjeteve që përfshihen në një aksident rrugor, do të shërbejë për dëmshpërblimin e shpejtë nga shoqëria e sigurimit në ato raste ku dëmi vlerësohet deri në 30 mijë lekë. Pas procesit të konsultimit, formulari do të miratohet nga Bordi i Autoritetit dhe parashikohet të përdoret pas 1 korrikut të këtij viti, me hyrjen në fuqi të ligjit të ri.

Sipas të dhënave zyrtare nga shoqëritë e sigurimit, rreth 30-35% e dëmeve në rastet e aksidenteve rrugore janë në vlera të vogla, zakonisht deri në 30 mijë lekë të reja. Këto raste dëmesh, sipas ligjit të deritanishëm “Për sigurimin e detyrueshëm në sektorin e transportit” janë trajtuar nga shoqëritë e sigurimit bazuar në procedurat standarde brenda 30 ditëve nga marrja e kërkesës për dëmshpërblim, si edhe përmes plotësimit të një sërë dokumentesh, përfshirë edhe procesverbalin e konstatimit të shkeljes nga Policia Rrugore.

Ka raste që një pjesë e drejtuesve të mjeteve të përfshira në aksident, për të shmangur procedurat burokratike, apo gjobën e policisë, në rastin e dëmeve të vogla materiale në mjetet e tyre, nuk e raportojnë se ka ndodhur një aksident dhe nuk bëjnë kërkesë për dëmshpërblim te shoqëria e sigurimit, por e zgjidhin midis tyre.

Ligji i ri “Për sigurimin e detyrueshëm në sektorin e transportit”, i cili hyn në fuqi më 1 korrik të këtij viti, përmes një dispozite të posaçme përfshin për herë të parë në Shqipëri praktikën e njohur si “Raporti Evropian i Aksidenteve”. Në këtë mënyrë, përmes plotësimit dhe nënshkrimit të formularit të posaçëm (Raporti Evropian i Aksidenteve), i cili do t’i dorëzohet të siguruarit nga shoqëria e sigurimit në momentin kur drejtuesit e mjeteve të përfshira në aksident bien dakord për zgjidhjen me mirëkuptim të ngjarjes.

Në këtë raport të nënshkruar nga të dy drejtuesit e mjeteve do të paraqitet se si ka ndodhur aksidenti sipas rrethanave  të pasqyruara në formular. Raporti i plotësuar dhe i nënshkruar nga drejtuesit e mjeteve të përfshira në aksident i bashkëngjitet kërkesës për dëmshpërblim, e cila sipas ndryshimeve ligjore tashmë, duke nisur nga 1 korriku, shkurton afatet kohore, pra nuk do të trajtohet brenda 30 ditëve nga shoqëria, por për 14 ditë kalendarike nga data e paraqitjes së dokumentacionit.

Po ashtu, në thelb zbatimi i “Raportit Evropian të Aksidenteve” sjell reduktim të dokumentacionit, që i siguruari duhet të paraqesë pranë shoqërisë së sigurimit për të përfituar dëmshpërblimin.

Kjo do të sjellë më pak kosto financiare për të siguruarin, por edhe do të shpenzojë më pak kohë për plotësimin e dokumenteve të kërkesës për dëmshpërblim./Opinion.al

Etiketa: aksidenteAutoriteti i Mbikëqyrjes Financiaremakina

Ju sugjerojmë

Aktori britanik përballë drejtësisë nën akuzat për përdhunim
InstaBIZ

Aktori britanik përballë drejtësisë nën akuzat për përdhunim

28 Gusht, 2025 8:02 pm
VIDEO/ Parlamenti i Meksikës kthehet në arenë boksi, senatori godet kreun e Senatit
Bota

VIDEO/ Parlamenti i Meksikës kthehet në arenë boksi, senatori godet kreun e Senatit

28 Gusht, 2025 7:31 pm
Kritikat për dëmtimin e tubacionit rus, Zelenskyy i kundërpërgjigjet Hungarisë
Bota

Kritikat për dëmtimin e tubacionit rus, Zelenskyy i kundërpërgjigjet Hungarisë

28 Gusht, 2025 6:50 pm
Aeroplani rus shkel hapësirën ajrore, Italia bën gati avionët luftarakë
Bota

Aeroplani rus shkel hapësirën ajrore, Italia bën gati avionët luftarakë

28 Gusht, 2025 6:27 pm
Kroacia dërgon në burg dy të arrestuarit për spiunazh, Kosova gati të bashkëpunojë
Rajoni

Kroacia dërgon në burg dy të arrestuarit për spiunazh, Kosova gati të bashkëpunojë

28 Gusht, 2025 6:19 pm
EMRI/ Shpërthimi në Lushnjë, plagoset deputeti
Kronikë

Aksident në Ballsh, makina përplas 7-vjeçaren

28 Gusht, 2025 6:12 pm
Meksika pezullon dërgesat postare drejt SHBA
Bota

Meksika pezullon dërgesat postare drejt SHBA

28 Gusht, 2025 5:55 pm
Zjarr në Miras të Korçës, ndërhyn nga ajri helikopteri për të shuar flakët
Aktualitet

Zjarr në Miras të Korçës, ndërhyn nga ajri helikopteri për të shuar flakët

28 Gusht, 2025 5:54 pm
Lufta në Ukrainë, Von der Leyen: Po përgatisim sanksione të reja kundër Rusisë
Bota

“Bisedova me Trump dhe Zelensky”, Von der Leyen: Putin duhet të negociojë

28 Gusht, 2025 5:51 pm
Kryeprokurori i Hagës përballet me akuza publike për ngacmim seksual
Bota

Kryeprokurori i Hagës përballet me akuza publike për ngacmim seksual

28 Gusht, 2025 5:48 pm
Para
I dehur në timon e nuk iu bind urdhërit të policisë, arrestohet 51-vjeçari

I dehur në timon e nuk iu bind urdhërit të policisë, arrestohet 51-vjeçari

VIDEO/ Mendohet të jetë e paplasur, gjendet një predhë luftarake në Vlorë

VIDEO/ Mendohet të jetë e paplasur, gjendet një predhë luftarake në Vlorë

Aksident automobilistik në Kolonjë, dy viktima

Aksident automobilistik në Kolonjë, dy viktima

TE FUNDIT

Aktori britanik përballë drejtësisë nën akuzat për përdhunim

Aktori britanik përballë drejtësisë nën akuzat për përdhunim
28 Gusht, 2025

Aktori britanik Micheal Ward, fitues i çmimit prestigjioz BAFTA, është paraqitur këtë të enjte, 28 gusht,  në Gjykatën e Magjistraturës...

Lexo më shumë

VIDEO/ Parlamenti i Meksikës kthehet në arenë boksi, senatori godet kreun e Senatit

VIDEO/ Parlamenti i Meksikës kthehet në arenë boksi, senatori godet kreun e Senatit
28 Gusht, 2025

Momente tensioni dhe përleshje fizike në Parlamentin Meksikan. Pamjet e dhunës janë bërë virale dhe po bëjnë gjithashtu xhiron e...

Lexo më shumë

Kritikat për dëmtimin e tubacionit rus, Zelenskyy i kundërpërgjigjet Hungarisë

Kritikat për dëmtimin e tubacionit rus, Zelenskyy i kundërpërgjigjet Hungarisë
28 Gusht, 2025

Në përplasjen e fundit diplomatike midis Kievit dhe Budapestit, Presidenti Volodymyr Zelenskyy ka akuzuar Hungarinë për "ndryshimin e fajit" për...

Lexo më shumë

Aeroplani rus shkel hapësirën ajrore, Italia bën gati avionët luftarakë

Aeroplani rus shkel hapësirën ajrore, Italia bën gati avionët luftarakë
28 Gusht, 2025

Italia ka ngritur në ajër avionë luftarakë, për t’ju kundër-përgjigjur një avioni rus, i cili dyshohet se kishte shkelur hapsirën...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com