Në një kohë kur palët në Shqipëri duken larg një zgjidhjeje për krizën politike ku është futur vendi, faktori amerikan fillon të lëvizë në nivele të larta. Më 9 prill, në Tiranë do të vijë Zëvendës Ndihmës Sekretari Amerikan i Shtetit Matthew Palmer.
Sipas burimeve paraprake, Palmer do të takojë kryeministrin Edi Rama dhe kryetarin e opozitës Lulzim Basha. Duket se Palmer do të marrë rolin e negociatorit në krizën politike në Shqipëri, gjë që refuzuan ta bëjnë eurodeputetët të cilët thanë se politika duhet t’i zgjidhë vetë problemet e saj dhe se nuk mund të përsëritet gjithmonë e njëjta histori.
Edhe në vitin 2017, pas vizitës së Zëvendës Ndihmës Sekretarit Amerikan të Shtetit Hoyt Bryan Yee, PD dhe PS arritën të finalizonin marrëveshjen e 17 majit./Opinion.al