Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Amerika feston pavarësinë. A janë ndarjet pjesë e ADN së saj?

2020/07/05 at 10:12 AM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 4 min
A A
Amerika feston pavarësinë. A janë ndarjet pjesë e ADN së saj?

Amerikanët e festojnë Ditën e Pavarësisë në një kohë të trazuar.


Ndërsa shumë njerëz debatojnë nëse duhet apo jo të mbajnë maska në publik, pandemia e COVID-19 po rritet në shumicën e shteteve amerikane. Protestuesit e zemëruar me moton “Black Lives Matter” kanë dalë në rrugët e qyteteve pas vdekjes së afrikano-amerikanit George Floyd në arrest policor.

Një rekord prej 42.6 milion njerëzish kanë paraqitur kërkesa për pagesë papunësie gjatë pandemisë. Ndarjet politike ekzistuese që u thelluan më tej me zgjedhjen Presidentit Donald Trump në vitin 2016, vazhdojnë të shfaqen me forcë në vitin e fundit të mandatit të tij 4-vjeçar.

Por Shtetet e Bashkuara janë përballur me trazira, pasiguri dhe përçarje të mëdha edhe më parë. Madje, edhe në periudha të qeta, grindjet kanë vazhduar të ziejnë nën sipërfaqe, thotë sociologu Todd Gitlin i Universitetit Columbia.

Miti i unitetit

“Amerika gjithmonë ka qenë e ndarë. Mendoj se ideja që ne jemi një vend i bashkuar është një mit… Kredot e amerikane janë kontestuar qysh nga fillimi. Më gjeni një moment në histori, kur nuk kemi qenë qenë thellësisht të ndarë,” thotë Gitlin.

Në historinë e saj 244-vjeçare, SHBA ka kaluar nëpër përçarje të thella midis partive të saj politike, rreth industrializimit, Luftës Civile, imigrimin në fund të viteve 1800, votimin e grave, për çështjen nëse duhej hyrë në luftën e parë dhe të dytë botërore, për të drejtat civile dhe protestat kundër luftës në vitet 1960, të drejtat e homoseksualëve, të drejtat e abortit dhe shumë beteja të tjera.

“Kur nuk kemi qenë ndonjëherë thellësisht të ndarë?” pyet Gitlin.

Njëra arsye për këto përçarje mund të gjendet në vetë themelet e Amerikës, një bashkësi njerëzish që nuk ndajnë një histori të përbashkët sa i përket origjinës së tyre.

“Ne thjesht nuk jemi një vend i zakonshëm, i bazuar mbi marrëveshjen rreth një historie kombëtare apo një konsensusi kombëtar që zakonisht mbështeten tek një origjinë e vetme kombëtare,” thotë Gitlin. “Ajo që e bashkon Amerikën është një doktrinë ideologjike. Është një deklaratë bindjesh, jo deklaratë identitetesh.”

Bindje të përbashkëta

Identiteti i Amerikës vjen përmes bindjeve të përbashkëta, të sanksionuara në Deklaratën e Pavarësisë, e cila festohet në 4 korrik. Prandaj, shfrytëzimi i ditës së festës nga njerëz të ndryshëm për të shprehur protestëne tyre nuk është diçka e pazakontë.

“Njerëzit që janë ndjerë të shtypur, apo të përjashtuar nga ëndrra amerikane, gjithmonë e kanë përdorur 4 korrikun si një rast për t’u shprehur se ata janë pjesë e këtij vendi, për të kërkuar lirinë dhe barazinë me të tjerët,” thotë Timothy Shannon, profesor i historisë në Kolegjin Gettysburg.

Në korrik 1848, në Amerikë filloi lëvizja për të drejtat e grave me hartimin e një deklarate të formuluar sipas modelit të Deklaratës së Pavarësisë. Gjithashtu, para se Amerika të kishte një festë të quajtur Dita e Punës, 4 korriku pati rëndësi thelbësore për lëvizjen sindikaliste. Më 5 korrik 1852, Frederick Douglass mbajti fjalimin e tij të famshëm me titull: “Çfarë është 4 korriku për një skllav?”

Idelaet e themeluesve të Amerikës

Frederick Douglass, ish skllav i liruar, u bë një nga folësit më të zjarrtë kundër skllavërisë në Jugun amerikan.

Duke ngritur lart idealet e lirisë së themeluesve të vendit, ai e vuri gishtin te hipokrizia e idealeve të tyre për shkak të ekzistencës së skllavërisë.

“A janë shtrirë deri tek ne parimet e mëdha të lirisë politike dhe drejtësisë natyrore, të mishëruara në atë Deklaratë të Pavarësisë?” pyeste Douglass.

Për disa vëzhgues, protestat e tanishme të lëvizjes “Black Lives Matter” kundër brutalitetit policor dhe padrejtësisë të kujtojnë trazirat e viteve 1960, kur njerëzit marshonin për të drejtat civile, të drejtat e grave dhe kundër luftës së Amerikës në Vietnam.

Një histori protestash

“Në vitet 1960, ne pamë protestuesit që marshonin nëpër rrugë dhe njerëzit që bojkotonin kompanitë raciste,” thotë Jamie Goodall, historian në Qendrën e Historisë Ushtarake në Uashington në një email dërguar Zërit të Amerikës.

“Sot, kemi protestues që dalin në rrugë dhe individë që zgjedhin të blejnë nga kompani me pronarë afrikano-amerikanë, duke bojkotuar kompanitë që kontribuojnë për kauza raciste dhe paragjykuese. Ne mund t’i shikojmë këto protesta si një shenjë të qëndresës amerikane. Ata po mbajnë lart pishtarin e paraardhësve të tyre, duke vazhduar luftën për liri dhe barazi,” thotë profesori.

Nga a e tij, Gitlin beson se Amerika është në mes të një tjetër krize ekzistenciale për të, e cila nisi në fillimin e viteve 1970 kur standardi i jetesës për shumicën e amerikanëve nisi të bjerë, ndërsa hendeku pasusor mes njerëzve u thellua.

Beteja për maskat

Beteja për të vënë apo jo maskë për të mbrojtur të tjerët nga përhapja e COVID-19s, në thelb ka të bëjë ndoshta me mënyrën se si amerikanët e shikojnë veten në një vend që po i bën njerëzit gjithnjë e më shumë të ndihen sikur duhet të zgjedhin këtë ose atë palë.

“A jemi individë të pavarur, të izoluar që e zgjedhin vetë jetën e tyre dhe që nuk kemi borxh ose përgjegjësi kolektive ndaj atyre që janë me më pak fat? Apo jemi aq të lidhur me njëri-tjetrin sa të kërkojmë një lloj përgjigjeje të koordinuar për vuajtjet e të tjerëve?” pyet Gitlin.

Drejt një bashkimi më të përsosur

Në një farë mënyre, 4 korriku i këtij viti, i shoqëruar nga probleme ekonomike, pandemia, politika e polarizuar dhe protestat kundër brutalitetit policor dhe për drejtësi sociale, i kujton Amerikës që edhe pse ajo nuk e ka përmbushur plotësisht premtimin e saj, përpjekjet për arritjen e këtyre idealeve vazhdojnë.

“Kjo është një farë kujtese e përvitshme se ky vend u themelua mbi një parim politik mjaft radikal: të gjithë njerëzit janë krijuar të barabartë,” thotë Shannon.

“Padyshim, ky nuk ishte realiteti në vitin 1776, në një vend ku kishte skllavëri, në një vend ku grave u mohohej e drejta e votës. Por, si komb, neve na kërkohet t’i dalim zot atij ideali dhe të bëjmë sa kemi mundësi, brez pas brezi, për ta ruajtur dhe çuar përpara atë ideal barazie.”/ VOA



Ju sugjerojmë

Erdogan: Të gatshëm të garantojmë zgjidhjen e konfliktit në Gaza
Bota

Erdogan paralajmëron Izraelin: Kujdes me Iranin

26 Qershor, 2025 10:28 pm
Hasani: Gjykata konfirmoi se votimi i fshehtë është jokushtetues
Rajoni

Hasani: Gjykata konfirmoi se votimi i fshehtë është jokushtetues

26 Qershor, 2025 10:26 pm
Çmimet e pronave në vend, Malaj dhe Shakohoxha debat në “Opinion”
-U tha në Opinion

Çmimet e pronave në vend, Malaj dhe Shakohoxha debat në “Opinion”

26 Qershor, 2025 10:01 pm
“Shoferi ishte me shpejtësi”, gazetari: I mituri ndodhet në intubim
-U tha në Opinion

“Shoferi ishte me shpejtësi”, gazetari: I mituri ndodhet në intubim

26 Qershor, 2025 9:50 pm
Pas 37 vjetësh, Anna Wintour dorëhiqet nga posti i kryeredaktores së revistës Vogue
Bota

Pas 37 vjetësh, Anna Wintour dorëhiqet nga posti i kryeredaktores së revistës Vogue

26 Qershor, 2025 9:47 pm
Qendër Shëndetësore brenda fushës sportive, çudia e projektit të radhës
Aktualitet

Qendër Shëndetësore brenda fushës sportive, çudia e projektit të radhës

26 Qershor, 2025 9:38 pm
Kontrata e transferta të sigurta?Hiqej si menaxher futbolli,merr 4600 euro e zhduket
Aktualitet

Kontrata e transferta të sigurta?Hiqej si menaxher futbolli,merr 4600 euro e zhduket

26 Qershor, 2025 9:13 pm
Drejt fundit rinumërimi i votave në Tiranë, nuk ka ndryshim në ndarjen e mandateve
Politikë

Drejt fundit rinumërimi i votave në Tiranë, nuk ka ndryshim në ndarjen e mandateve

26 Qershor, 2025 8:58 pm
Tarifat doganore, SHBA: E mundur një shtyrje për rritjet e parashikuara më 9 korrik
Bota

Tarifat doganore, SHBA: E mundur një shtyrje për rritjet e parashikuara më 9 korrik

26 Qershor, 2025 8:54 pm
Avioni që mbeti në qiell për shkak të luftës Izrael-Iran, 15 orë në ajër
Bota

Avioni që mbeti në qiell për shkak të luftës Izrael-Iran, 15 orë në ajër

26 Qershor, 2025 8:32 pm
Para
Basha për bujqësine: 100 mln euro në vit subvencione, 50 mln për investime

Basha për bujqësine: 100 mln euro në vit subvencione, 50 mln për investime

Festoi ditëlindjen, 66-vjeçari i infektuar dorëzon listën e pjesëmarrësve

2 humbje jete dhe 74 raste të reja në Shqipëri

COVID-19/ Personeli i Urgjencës së Pukës rezulton negativ

Rritet numri i pacientëve në gjendje serioze për jetën tek Infektivi
















TE FUNDIT

Erdogan paralajmëron Izraelin: Kujdes me Iranin

Erdogan: Të gatshëm të garantojmë zgjidhjen e konfliktit në Gaza
26 Qershor, 2025

Samitin e NATO-s, presidenti turk Rexhep Tayyip Erdogan e përdori për të përcjellë një mesazh të qartë: Armëpushimi mes Izraelit dhe Iranit...

Lexo më shumë

Hasani: Gjykata konfirmoi se votimi i fshehtë është jokushtetues

Hasani: Gjykata konfirmoi se votimi i fshehtë është jokushtetues
26 Qershor, 2025

Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese të Kosovës, aktualisht profesor i së Drejtës dhe Marrëdhënieve Ndërkombëtare në Universitetin e Prishtinës, Enver Hasani,...

Lexo më shumë

Çmimet e pronave në vend, Malaj dhe Shakohoxha debat në “Opinion”

Çmimet e pronave në vend, Malaj dhe Shakohoxha debat në “Opinion”
26 Qershor, 2025

Mbrëmjen e sotme në emisionin 'Opinion' në TV Klan po diskutohet çmimi i apartamenteve në Tiranë dhe në bregdet. Pjesë...

Lexo më shumë

“Shoferi ishte me shpejtësi”, gazetari: I mituri ndodhet në intubim

“Shoferi ishte me shpejtësi”, gazetari: I mituri ndodhet në intubim
26 Qershor, 2025

Një ngjarje e rëndë ndodhi ditën e djeshme, më 25 qershor”, në kryeqytet, ku një makinë përplasi dy monopatinë. Si...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com