Një aksident me disa të plagosur ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin rrugor Fushë Krujë-Tiranë.
Mësohet se një ambulancë është përplasur me dy vetura.
Bëhet e ditur se plagosurit ndodhen në gjendje të rëndë në spitalin e Traumës.
Në vendngjarje kanë shkuar forcat e policisë për të zbardhur ngjarjen.
Nuk dihen ende shkaqet e këtij aksidenti./Opinion.al/