Ambasadorja Yuri Kim ka takuar ditën e sotme Gjyqtarët e Dhomës së Apelit Special.
Nëpërmjet një postim në ‘Twitter’ Kim shkruan se pavarësisht presionit të fortë, gjyqtarët kanë vazhduar me verifikimet. Sipas ambasadores ky është një element i rëndësishëm i reformës në drejtësi.
“Gjyqtarët e Dhomës së Apelit Special kanë një nga përgjegjësitë më të vështira: dhënien e gjykimit përfundimtar mbi vendimet e verifikimit. Pavarësisht presionit të fortë, ata kanë vazhduar në zbatimin e këtij elementi të rëndësishëm të reformës në drejtësi”– shkruan ambasadorja Yuri Kim.