Aktualitet

Ambasadorja Yuri Kim bën bashkë Metën, Ruçin dhe Bashën


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 20:39 - 01/07/21 |
Opi Nion

Ambasadorja Yuri Kim ka bërë bashkë kreun e Kuvendit Gramoz Ruçi, presidentin Ilir Meta, kreun e opozitës, Lulzim Basha,  ministrat e qeverisë “Rama”, krerët e komuniteteve fetare dhe kryeprokurorin Olsian Çela në ceremoninë e Pavarësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Në këtë ceremoni mungon kryeministri Edi Rama. Gjatë fjalës së saj, ambasadorja e SHBA ne vendin tonë, Yuri Kim deklaroi se demokracia është një element i shoqërisë që duhet të çmohet dhe mbrohet.

Diplomatja tha se SHBA është aleati më i madh i Shqipërisë, sot e 30 vjet e kjo miqësi do të zgjasë për shumë kohë.

“Mirëmbrëma të gjithëve, zoti President, zoti Basha, zoti Kryetar i Kuvenditministra, të ftuar të nderuar, është kënaqësi e madhe që jemi këtu, moti është përmirësuar. 245 vite më parë, Kongresi i dytë Kontinental, miratoi deklaratën e pavarësisë. Shumë gjëra kanë ndryshuar në atë kohë, sot jemi 50 shtete dhe territore të shtrirë në të gjithë vendin. Kongresi Kontinental përbëhej nga 60 anëtarë, të gjithë burra, skllavopronarë, me origjinë amerikane dhe disa me origjinë britanike. Kongresi i 117 i Shteteve të Bashkuara, festoi më herët 124 ligjvënës që janë zezakë ispanjik të azipaqësorit ose amerikanë vendas. Ata janë paraardhës së skllevërve, kanë qenë përpara se të zbulohej Amerika. Ka madje gra, nëse e përfytyroni. Siç e dini deklarata e pavarësisë, thotë që të gjithë njerëzit janë të barabartë dhe midis tyre janë jeta dhe liria, lumturia. Për të siguruar këto të drejta, shoqëritë themelohen nga njerëzit duke marrë pëlqimin e njerëzve për të qeverisur. Në këtë kuptim deklarata e pavarësisë ishte e së vërtetës, populli amerikan është përpjekur dhe ka derdhur gjak për të bërë aspiratë të madhe kombëtare, të vërtetë, për çdo brez. Sonte teksa festojmë ditëlindjen e 245 të Amerikës, festojmë deh 30 vjetorin që Shqipëria rrëzoi diktaturën në përkrahje të Amerikës. Jemi me fat që kemi njerëz këtu sonte, persona që ishin aty, ku lindi demokracia shqiptare. Një nga veprimet tua të para si një popull i lirë, i shtritë dorën, e miqësisë SHBA-ve. SHBA-të e kapën me krenari atë dorë në vitin 1990 dhe asnjëherë se kemi lëshuar. E ndërsa vijmë në këtë mbrëmje për të festuar demokracinë, është e qartë se demokracia është e lehtë. Demokracia duhet të çohet, ripërtërihet, të mbrohet. Me të drejtë duhet të festojmë sukseset e saj dhe duhet t’i përdorim si frymëzim për të ardhmen. Duhet të përballemi me të metat tona, pa patur frikë, por me vendosmërinë për të gjetur rrugën e përbashkët dhe për të hartuar një rrugë përpara, të kujdesshëm ndaj gabimeve të së kaluarës, por gjithmonë me sytë drejt të ardhmes. Kështu që teksa festojmë këtë ditëlindje të demokracisë së SHBA, të vendosim që ta çmojmë, mbrojmë dhe ripërtërijmë demokracinë”, tha Kim./ Opinion.al

Pas