Aktualitet

Ambasadorja Kim takon kryetaren e KPA-së, çfarë u diskutua


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 19:03 - 13/10/20 |
Opi Nion

Ditën e sotme ambasadorja amerikane Yuri Kim dhe këshilltarja Ligjore e OPDAT në Shqipëri Michelle Lakomy, janë takuar me kryetaren e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, Albana Shtylla.

Kryetarja e KPA-së e njohu ambasadoren me sfidat e procesit të rivlerësimit, nevojën dhe mundësitë për përshpejtimin e tij, si dhe e falenderoi për mbështetjen e vazhdueshme për institucionet e rivlerësimit, për kryerjen me përgjegjësi dhe profesionalizëm të funksionit të tyre kushtetues.

Po ashtu, Kryetarja e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit informoi ambasadoren edhe në lidhje me përgatitjet e Kolegjit për shqyrtimin e çështjeve të juridiksionit disiplinor për sistemin e drejtësisë, që kjo gjykatë pritet të ketë me fillimin e funksionimit të plotë të institucionit të Inspektorit të Lartë të Drejtësisë dhe mbi vendimmarrjet përkatëse të Këshillit të Lartë Gjyqësor dhe Këshillit të Lartë të Prokurorisë.

Në këtë takim u diskutua dhe për kërkesat e gjyqtarëve, sa i përket funksionalitetit të Kolegjit të Posaçëm të Apelimit dhe vijueshmërisë normale të procesit të rivlerësimit, duke garantuar pavarësinë në vendimmarrjen e Kolegjit.

Shtylla e konsideroi të domosdoshme për ecurinë e procesit të vetting-ut, vazhdimin e mbështetjes të partnerëve ndërkombëtarë, si dhe vëmendjen e posaçme të tyre për suksesin e procesit të rivlerësimit.

Pas