Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara Yuri Kim ka shkuar këtë të premte në Gjykatën e Posaçme të Apelit Kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit. Mësohet se Kim po zhvillon një takim me gjyqtarët e Apelit të GJKKO.
Kujtojmë se të mërkurën Kim shkoi në Gjykatën e Posaçme të Shkallës së Parë, ku është takuar me gjyqtarët që punojnë aty.
Vizita vjen një ditë pas mesazhit që ambasadorja Kim dha në 30-vjetorin e Gjykatës Kushtetuese, ku u shpreh se ata që tentojnë që të ndërhyjnë në punën e drejtësisë, me dhurata apo kërcënime duhet të ndalojnë.
Sipas Kim duhet të dënohen ata që kryejnë krime, dhe se të gjithë janë të barabartë para ligjit.