Ambasadorja e SHBA në Tiranë, Yuri Kim ndodhet në ambientet e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.
Kim po zhvillon një takim me kreun e KQZ Ilirjan Celibashi. Në këtë takim janë të pranishëm edhe deputeti i PS Damian Gjiknuri, deputetja e PD Jorida Tabaku si dhe deputetja e Partisë së Lirisë, Monika Kryemadhi.
Ende nuk ka detaje mbi atë se çfarë po diskutohet.