Kryesore

Ambasadorja Kim i shkon në zyrë, Leli: U kthye sërish në bashki


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 23:29 - 23/05/21 |
Opi Nion

Kryetari i Bashkisë së Vlorës Dritan Leli ka ndarë në Facebook disa foto ku shihet në shoqërinë e Ambasadores Amerikane Yuri Kim.

Sikurse bën me dije Leli në shënimin e tij, Ambasadorja Kim e ka vizituar kryebashkiakun në zyrën e tij. Duke theksuar mbështetjen e vazhdueshme të SHBA për Shqipërinë dhe Vlorën, Leli shprehet i nderuar nga kjo vizitë.

“Ndihem veçanërisht i nderuar që, nga vizita e saj në Vlorë, këtë fundjavë, Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara, Yuri Kim, u kthye sërish në bashki. Çmoj mbështetjen dhe vëmendjen e vazhdueshme të Amerikës ndaj Shqipërisë, Vlorës dhe qytetarëve të saj.

Forcimi i lidhjes mes dy vendeve, tani edhe përmes DefenderEurope21, janë rezultati i një miqësie të gjatë, përkrahja e së cilës rrit stabilitetin. USA do të ngelet udhërrëfyesi i rrugetimit tonë drejt të ardhmes”, shkruan Leli.

Kujtojmë se mes kryetarit të bashkisë së Vlorës Dritan Leli dhe Kryeministrit Rama ka patur kohët e fundit raporte të tensionuara, pas refuzimit që Leli bëri për të kandiduar në listat e deputetëve./Opinion.al

 

Pas