Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Ambasadorja e Shqipërisë në Izrael: Tani situata është e qetë, nuk bëhet fjalë për evakuim të shqiptarëve 

2024/04/14 at 5:07 PM
në Aktualitet, Kryesore
Kohë leximi: 3 min
A A
Ambasadorja e Shqipërisë në Izrael: Tani situata është e qetë, nuk bëhet fjalë për evakuim të shqiptarëve 

Ambasadorja e Shqipërisë në Izrael, Meri Kumbe në një lidhje të drejtëpërdrejtë në edicionin informativ në Tv Klan ka dhënë më shumë detaje në lidhje me situatën që paraqitet në Izrael, pas sulmit nga Irani. 


Gjatë fjalës së saj Kumbe u shpreh se situata në vend tashmë paraqitet e qetë dhe se nuk bëhet fjalë për evakuim të shqiptarëve që ndodhen në Izrael. 

Ambasadorja shprehet se pasdite, kabineti i luftës do të takohet për të dalë në një vendim mbi vijueshmërinë e qëndrimit të Izraelit kundrejt situatës ku shpresohet që palët do të reflektojnë për mospërshkallëzim të situatës, pasi do të sillte destabilizim më të madh në rajon. 

-Çfarë po ndodh atje pas këtij sulmi, si paraqitet situata? 

Meri Kumbe, ambasadore shqiptare në Izrael: Situata është e qetë në vend. Ka qenë edhe dje në fakt ashtu. Nëse do të ishit në rrugët e Tel Avivit, njerëzit ishin të qetë, zhvillonin aktivitetin e tyre lirshëm. Padyshim dje ishte paralajmëruar risku dhe njerëzit ishin në pritje të udhëzimeve të cilat erdhën në mbrëmje vonë, duke siguruar qytetarët të ishin të qetë, por pranë dhomave të sigurisë. Ishin momentet e para që Izraeli nuk e dinte se si do të zhvillohej sulmi nga Irani. Nuk dinte ende sa do të ishte sulmi. Ishin të gjithë strukturat në pritje. Mbrëmja ishte e gjatë për ne këtu. Të shumtë qytetarët që e kanë ndjekur zgjuar të gjithë aktivitetin ushtarak që ndodhi mbi hapësirën ajrore të Izraelit, por falë zotit çdo gjë shkoi mirë pa humbje jetësh dhe situata sot paraqitet e qetë. I është rikthyer funksionit të plotë. Udhëzimet e insititucionit të sigurisë që zbaton dhe udhëzon qytetarët për rregullat që duhet të ndjekin ka qenë pa asnjë kufizim. I vetmi përjashtim është bërë për institucionet arsimore për ditën e sotme dhe të nesërme. 

-Ndërkohë situata e krijuar a ka çuar në kërkesa të shqiptarëve për tu larguar? 

Meri Kumbe, ambasadore shqiptare në Izrael: E vërteta është se ka krijuar disa vështirësi sepse orët e mbrëmjes që aeroportit iu desh të mbyllej dhe jo vetëm aeroportit të Izraelit kjo vlen edhe për vendet fqinje dhe praktikisht si ambasada e Shqipërisë në Izrael ashtu edhe ambasada e Shqipërisë në Kajro së bashku me ekipin e ngritur që nga data 7 Tetor i 2023 pranë ministrisë së Punëve të Jashtme dhe vetë ministrin e përfshirë në të kemi qenë të gjithë në alert, për të asistuar qytetarët, pasi krijoi zhvendosje të orareve të fluturimeve. 

-Ndërkohë a mund të flasim për një evakuim të shqiptarëve? 

Meri Kumbe, ambasadore shqiptare në Izrael: Jo jo absolutisht! Situata paraqitet e qetë. Termi evakuim do të ishte i përdorshëm siç ndodhi me datën 7 Tetor kur vendi ishte jo vetëm në sulm raketash, por edhe me kërcënim të terroristëve në teren ç’ka rrezikonte jetën e qytetarëve. Në rastin konkret Izraeli gjendjen e jashtëzakonshme e kishte vetëm për mbrëmjen, pra për dy ditën që i kanë të deklaruara me deklarata publike. Tani që mbaroi sulmi situata është rikthyer në normalitet. 

-Pas gjithë zhvillimeve, cilat janë pritshmëritë për në vijim? 

Meri Kumbe, ambasadore shqiptare në Izrael: Pritet që sot pasdite, kabineti i luftës do të takohet për të dalë në një vendim mbi vijueshmërinë e qëndrimit të Izraelit kundrejt situatës së caktuar dhe Iranit. Për momentin jemi të gjithë në pritje të vendimit që shteti i Izraelit do të marri duke shpresuar që palët do të reflektojnë për mospërshkallëzim të situatës, pasi patjetër do të destabilizonte Izraelin padyshim, por edhe të gjithë rajonin. 

Tv Klan 



Ju sugjerojmë

Shuhet zjarri në masivin pyjor të Darëzezës
Aktualitet

Shuhet zjarri në masivin pyjor të Darëzezës

1 Qershor, 2025 9:36 pm
U gjet nga policia në bulevardin ‘Dëshmorët e Kombit’,i mituri i dorëzohet prindërve
Aktualitet

Plagosja e 15-vjeçarit në Tiranë, zbardhen detaje të reja: Ngjarja aksidentale…

1 Qershor, 2025 8:59 pm
“Vajza më hëngri paratë!” Nëna e 3 fëmijëve ngelet në derë të huaj
Aktualitet

“Vajza më hëngri paratë!” Nëna e 3 fëmijëve ngelet në derë të huaj

1 Qershor, 2025 8:25 pm
Vetëvritet një tjetër i miturit në Gjirokastër, rasti i dytë brenda dy muajsh!
Aktualitet

Shkon në dy numri i viktimave nga aksidenti në Vlorë, humb jetën edhe 16-vjeçari

1 Qershor, 2025 8:00 pm
Tiranë/ Plagoset me armë zjarri një i mitur
Aktualitet

Tiranë/ Plagoset me armë zjarri një i mitur

1 Qershor, 2025 7:34 pm
“Nuk e kam dashur kurrë”, tragjedia nën hijen e një emri
Aktualitet

“Nuk e kam dashur kurrë”, tragjedia nën hijen e një emri

1 Qershor, 2025 6:43 pm
Kanabisi me postë/ Shqipëria jo vetëm pritëse, por edhe tranzit
Aktualitet

Kanabisi me postë/ Shqipëria jo vetëm pritëse, por edhe tranzit

1 Qershor, 2025 5:28 pm
Vlora “magnet” për investitorët e huaj,ekspertët:Çmimet do të kenë tendencë rritëse
Aktualitet

Vlora “magnet” për investitorët e huaj,ekspertët:Çmimet do të kenë tendencë rritëse

1 Qershor, 2025 4:50 pm
Përfshihet nga zjarri pylli i Darëzezës në Fier
Aktualitet

Përfshihet nga zjarri pylli i Darëzezës në Fier

1 Qershor, 2025 4:13 pm
Një orë rrugë çdo ditë me kalë për të ardhmen e 4 fëmijëve, sakrifica e një babai
Aktualitet

Një orë rrugë çdo ditë me kalë për të ardhmen e 4 fëmijëve, sakrifica e një babai

1 Qershor, 2025 4:07 pm
Para
Përplasën dy makina në Vlorë, plagosen nënë e bijë

Aksident në Shkodër, motori del nga rruga, plagosen babë e bir 

Foto/Aksident i trefishtë në Shëngjin  

Foto/Aksident i trefishtë në Shëngjin  

Presidenti Begaj vizitë në Kosovë, takim kokë më kokë me Vjosa Osmanin 

Presidenti Begaj vizitë në Kosovë, takim kokë më kokë me Vjosa Osmanin 
















TE FUNDIT

Ministri Hasani për mediat greke: Angazhohemi për zgjidhje të drejtë për “detin”

Zgjedhjet lokale në Preshevë dhe Bujanoc, ministri Hasani: Përshëndes pjesëmarrjen e partive shqiptare
1 Qershor, 2025

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani ka dhënë një intervistë për gazetën greke “Tanea” para vizitës së...

Lexo më shumë

Sulmet ndaj bazave ruse, reagon Zelensky: Rezultat i shkëlqyer!

Sulmet ndaj bazave ruse, reagon Zelensky: Rezultat i shkëlqyer!
1 Qershor, 2025

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, përgëzoi sot Shërbimin e Sigurisë së Ukrainës (SBU) për suksesin e një operacioni të madh...

Lexo më shumë

Shefi i mbrojtjes gjermane: Rusia mund të sulmojë NATO-n brenda katër viteve

Shefi i mbrojtjes gjermane: Rusia mund të sulmojë NATO-n brenda katër viteve
1 Qershor, 2025

Anëtarët e aleancës perëndimore NATO duhet të përgatiten për një sulm të mundshëm nga Rusia brenda katër viteve të ardhshme,...

Lexo më shumë

Irani: Kush shkel tek ne do ketë pasoja të mëdha

Irani: Kush shkel tek ne do ketë pasoja të mëdha
1 Qershor, 2025

Irani është përpjekur të forcojë mbrojtjen e tij ajrore, ndërsa ushtria përgatitet për mundësinë e një sulmi izraelit ose amerikan...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com