Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës Yuri Kim ka dhënë një intervistë të plotë për gazetarin Blendi Fevziu, të enjten e 22 tetorit.
Pjesa e parë e intervistës është realizuar në rezidencën e Ambasadores, ku ajo ka folur lidhur me jetën e saj dhe përvojën në diplomaci, ndërkohë që pjesa e dytë e intervitës ka qenë kryesisht e lidhur me zhvillimet politike në Shqipëri.
Reforma në drejtësi, reforma zgjedhore, raportet mes mazhorancës dhe opozitës, qëndrimi i Shteteteve të Bashkuara, etj, kanë qenë disa nga çështjet e trajtuara në intervistë.
Në pjesën e dytë, në studio ka qenë i pranishëm Ministri për Rindërtimin Arben Ahmetaj. Përballë gazetarëve Mentor Kikia dhe Robert Rakipllari, ministri është pyetur lidhur me çështjen e inceneratorëve, për të cilët ai dhe të tjerë funksionarë të lartë, janë akuzuar nga opozita në SPAK.