Aktualitet

Ambasadorja e SHBA-së Yuri Kim mbërrin në Shqipëri


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 15:34 - 22/01/20 |
xhu lia

Ka mbërritur në vendin tonë 13 ditë pas bërjes së betimit në Departamentin Amerikan të Shtetit, ambasadorja e SHBA-së për Shqipërinë, Yuri Kim.

Ambasadorja Yuri Kim është pasardhësja e Donald Lu, ka shërbyer në Departamentin e Shtetit si Drejtore e Zyrës së Çështjeve të Evropës Jugore.

Gjithashtu ajo ka qenë drejtoreshë e Qendrës së Departamentit të Shtetit për Studimin e Diplomacisë si dhe Shefe e Stafit për Zëvendëssekretarin e Shtetit dhe Drejtore e Zyrës për Sigurinë Evropiane dhe Çështjeve Politiko-Ushtarake.

Yuri Kim është ambasadorja e tretë e SHBA-së grua, e cila vjen pas Mariza Linos dhe Marcie Ries.
Ajo ka lindur në Kore dhe është rritur në ishullin Guam, një territor i SHBA në Oqeanin Paqësor./Opinion.al/

Pas