Aktualitet

Ambasadorja e SHBA në OKB takon Xhaçkën: Do punojmë me aleatin e ngushtë


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 09:29 - 21/09/21 |
Opi Nion

Ministrja e Jashtme Olta Xhaçka ka zhvilluar një takim me ambasadoren e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në OKB, Linda Thomas-Greenfield.

Në një posotim në Twitter, Greenfield shkruan se me Xhaçkën diskutuan për një sërë çështjesh, në të cilat vendet tona po punojnë ngushtë si Afganistani por edhe mandatin e ardhshëm të Shqipërisë në Këshillin e Sigurimit të OKB -së.

Shumë e kënaqur që mirëpres ministren e Jashtme të Shqipërisë përsëri në New York. Ne diskutuam për një sërë çështjesh shumëpalëshe, përfshirë Afganistanin, si dhe mandatin e ardhshëm të Shqipërisë në Këshillin e Sigurimit të OKB -së, ku mezi presim të punojmë me partnerin dhe aleatin tonë të ngushtë”, shkruan Greenfield.

Ndërsa Xhaçka pas takimit shkroi”“Një takim i shkëlqyer sot me ambasadoren e SHBA në Kombet e Bashkuara, Linda Greenfield!  Bisedë përmbajtësore dhe e frytshme për një sërë çështjesh në të cilat vendet tona po punojnë ngushtë së bashku.  Mirëpres thellimin e bashkëpunimit me miqtë dhe partnerët tanë strategjik gjatë mandatit të Shqipërisë në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara”./Opinion.al

Pas