Aktualitet

Ambasadorja e BE uron festat: Kemi të njëjtat vlera dhe qëndrojmë të fortë së bashku



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 11:03 - 25/12/22 |
Opi Nion

Ambasadorja e Bashkimit Europian në Shqipëri, Christiane Hohmann,  në një postim në rrjetin social “Twitter”, iu ka uruar Krishtlindjen dhe Vitin e Ri të gjithë shqiptarëve në emër të delegacionit të BE-së.

Hohmann shkruan se BE shikon përpara një vit të rëndësishëm për Shqipërinë teksa thotë se puna për të afruar Shqipërinë me BE po jep rezultate me fillimin e negociatave të anëtarësimit dhe Samitin e zhvilluar në Tiranë.

 “Ndërsa viti 2022 po mbyllet, ne shikojmë prapa në një vit të rëndësishëm për Shqipërinë në këto kohë të vështira të shënuara nga qëndrueshmëria njerëzore dhe solidariteti evropian.

Puna jonë për ta afruar Shqipërinë me BE-në vazhdon të japë rezultate: fillimi i negociatave të anëtarësimit dhe Samiti i Tiranës ishin piketa kyçe.

Ne jemi të lidhur me të njëjtat vlera dhe qëndrojmë të fortë së bashku.

Në emër të stafit të Delegacionit të BE-së në Shqipëri, ju uroj Gëzuar Krishtlindjen  dhe Vitin e Ri

Christiane Hohmann, Ambasadorja e BE-së në Shqipëri”, shkruan Hohmann.

Pas