Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Ambasadorja e BE-së: Lufta kundër kanabisit solli rezultate mahnitëse, por…

2017/09/08 at 10:14 PM
në Aktualitet, Politikë, Te Fundit
Kohë leximi: 7 min
A A
Ambasadorja e BE-së: Lufta kundër kanabisit solli rezultate mahnitëse, por…

Ambasadorja e BE-së, Romana Vlahutin ka vlerësuar se Shqipëria ka arritur rezultate mahnitëse në luftën ndaj kanabisit.


Në një intervistë dhënë për “Kapital” në “Vizion Plus” me Alëksandër Furxhi, Vlahutin vlerëson se më i rëndësishëm tani është të luftohet krimi i organizuar.

INTERVISTA

A.F: Sigurisht që do të ketë një vlerësim zyrtar të mënyrës se si Shqipëria i ka përmbushur kriteret, përfshirë edhe luftën kundër kanabis. Për aq sa mund të shohim deri në këto momente, si është Shqipëria, sipas mendimit tuaj, me luftën kundër kanabisit. Një problem i njohur, i pranuar edhe nga qeveria. Ka qenë një problem i madh në këtë moment. Si mund të vlerësohet?

R.V: Në lidhje me këtë luftë dhe vlerësimin përfundimtar ne varemi nga kolegët tanë dhe Guardia di Finaza , e cila ka marrë në fakt asistencë shtesë financiare nga BE në mënyrë që mbulimet e tyre mbi territor të mbulojnë më shumë se sa mbulonin më parë. Ajo që kemi dëgjuar prej tyre është se ecuria, progresi është goxha i madh, mjaft i madh. Nuk është se dua që të jap një mendim përfundimtar përpara se të japin ato opinionin  e tyre përfundimtar, pasi janë ende dhe disa fluturime që do të kryhen në vjeshtë. Megjithatë më duhet të them se ajo që kemi dëgjuar prej tyre është vërtetë e mahnitshme përsa i përket suksesit. Por nuk mund të jem përfundimtare në deklaratën që mund të bëjë derisa të na ketë ardhur gjetjet e tyre përfundimtare.

Lufta kundër krimit të organizuar dhe lufta kundër trafikimit të drogës, është një çeshtje e cila në fakt duhet të kalonte në një nivel tjetër. Pra pati disa operacione të suksesshme në të shkuarën, ju e dini që problemi i kanabisit dhe drogës nuk është i ri. Ka patur për shembull si operacioni i Lazaratit, operacioni i madh i Lazaratit, por ky është ai lloj aktiviteti, i cili nuk mund të jetë i herë pas hershëm. Ndaj duhej një qasje e plotë jo vetëm e luftës kundër saj, por dhe nga ana e parandalimit. Për këtë kemi punuar shumë dhe fortë me ekspertë nga BE dhe nga SHBA në mënyrë që të arrinim në një pikë që të kishte një plan strategjik për të trajtuar këtë çeshje, këtë fenomen. Jo vetëm në anën parandaluese, por dhe në luftën kundër tij. Kështu që përsa i përket canabisit na duhet të presim rezultatet përfundimtare që duhet të na japin kolegët tanë nga autoritetet italiane dhe më saktë Guardia di Finanza.

Megjithatë krimi i oraganizuar është më i madh se sa kanabis, pra do të thosha se është një nga aspektet që duhet të merren me vendosmëri qeveria dhe shoqëria shqiptare në muajt në vijim. Është shumë e rëndësishme dhe ne jemi të hapur që të shikojmë dhe do të kemi në vëmendje ministrinë në të ardhmen, sepse do të jetë ministria kyçe në lidhje me Shqipërinë, sidomos me çeljen e negociatave. Të gjithë kemi punuar së bashku, me gjithë shtetet anëtare, me partnerët tanë në mënyrë që të ndihmojmë edhe policinë shqiptare dhe Ministrinë e Brendshme në mënyrë që krimi i organizuar të luftohet në mënyrë të suksesshme. Një pjesë shumë e rëndësishme e saj është pjesa e gjyqësorit, kështu që kur ne flasim për 5-së prioritetet kyçe, ne flasim për 5-së prioritet të cilat ndahen së pari. Kemi administratën publike, kemi gjyqësorin, krimin e organizuar, luftën kundër korrupsionit, të drejtat e njeriut. Në fakt tre pjet këtyre të pestave kanë të bëjnë me sundimin e ligjit. Është një rreth i madh dhe nuk mund të kesh një element pa patur të tjerët.

Aty ku ne kemi parë mangësi ka pasur të bëjë me proçesin e ndjekjes penale në gjyqësor, ndaj vërtetë urojmë që element të tjerë të reformës, që po bëhen në gjyqësor dhe procesin e vetingut, shpresojmë të jenë vërtetë të dobishëm në luftën kundër krimit të organizuar.

A.F: Flasim për zgjedhjet politike në Shqipëri. Jemi ende në pritje të raportit përfundimtar të ODIHR, megjithatë kemi patur kohë të mjaftueshme për të vlerësuar se si u zhvilluan zgjedhjet në Shqipëri. Ju çfarë mendoni, si u zhvilluan zgjedhjet në Shqipëri? 

R.V: Mendimi ynë u shpreh menjëherë pas zgjedhjeve, ne po ashtu i vëshguam zgjedhjet. Ne gjithashtu e kuptojmë që ka një sërë çeshtjesh dhe elementësh të cilat duhet të ndryshojnë në lidhje me çeshjen e zgjedhjeve. Unë mendoj që të gjithë kolëget e mi, sepse të gjithë përfaqësuesit, ambasadorë të shteteve anëtare i kanë vëzhguar zgjedhjet, bien dakort që ka nevojë për përmirësim. Ka ende shumë punë për të bërë. Unë personalisht kam qenë në mbi 30-të qendra votimi dhe kam parë çdo gjë, që nga zgjedhje të rregullta e deri në disa vende ku ka qenë shumë interesante kur shihje se çfarë bënin 30-të çuna që rrinin përpara derës së qendrës së votimit. Ajo që ne jemi përpjekur të bëjmë është pasja e një reformë të duhur zgjedhore. Ka rekomandime të qarta të ODIHR-it nga zgjedhje të mëparëshme, të cilat nuk janë ndjekur. Më e rëndësishme është depolitizimi i zgjedhjeve, që do të thotë se zgjedhjet duhet t’ju përkasin qytetarëve dhe jo partive politike.

Unë mendoj që këtë herë reforma zgjedhore duhet të fillojë që me ditën e parë të punës se Parlamentit, jo në momentet e fundit që mos të arrihet dot shumë. Siç e thatë edhe ju, raporti përfundimtar i ODIHR-it do të dale dhe ne do ta studiojmë atë me kujdes. Reagime menjëherë pas zgjedhjeve mendoj që ka pasur edhe pak kundërshti edhe pak kërkesa për rinumërim. Janë shqyrtuar dhe besoj se të gjithë partnerët në proces e kanë pranuar rezultatin e zgjedhjeve dhe kështu e kemi kuptuar edhe ne.

A.F: Të gjitha palët e kuptuan rezultatin e zgjedhjeve, por jemi dëshmitar të ditëve dhe të javëve pas zgjedhjeve që opozita thonë në fakt se zgjedhjet u blenë dhe ky është qëndrimi i tyre.

R.V: Kanë këtë pozicion, por do të shohim se çfarë do të thotë ODIHR. Është e rëndësishme që të theksojmë se natyrisht që një nga gjërat për të cilat u ra dakord ishte që të kishte ministra teknikë. Ka pasur reagime të menjëhershme, të cilat kanë qënë të tilla që nuk mund të  themi se zgjedhjet kanë qenë të blera. Siç edhe e thashë të gjithë ne duhet të tregojmë pak më shumë durim, sepse raporti i ODIHR do të publikohet së shpejti. Por vlerësimi ynë paraprak, siç e thashë, dhe siç e ka thënë në fakt që në fillim, ka qenë se ka ende shumë për të bërë, por ne mendojmë se këto zgjedhje ishin në rregull, ishin ok. Siç ju thashë kam shkuar në 30-të qëndra votimi ku njerëzit po numëronin dhe më duhet t’ju them se disa prej këtyre personave ishin vërtetë heronj dhe janë heronj. Numëronin dhe numëronin për orë të tëra, 40-45 gradë ishte temperatura. Pra ishte një proces i cili dukeshe qart që duhet modernizuar dhe siç edhe e thashë, puna për reformën zgjedhore duhet të fillojë menjëherë.

A.F: Kur do të hapen negociatat? Sigurisht kur të plotësohen kriteret, kur të mbushet mendja e zyrtarëve të lartë në Bruksel se Shqipëria i ka plotësuar pesë priotitetet. Megjithatë a mund të flitet se vërtetë sezoni i ardhëshëm mund ta shënojë këtë sukses për Shqipërinë, apo jo? Si mendoni?

R.V: Është shumë emocionuese kur kujtoj disa skena nga viti 1991, sidomos të masja se sa shumë ka ecur Shqipëria, që atëherë. Ka pasur vërtetë një ecuri të madhe, progres të madh dhe na duhet të kuptojmë se kjo gjë nuk ka qenë e lehtë. Ne, në një farë mënyre, përsa i përket negociatave, jemi mjaft afër gjësë së vërtetë, e cila do t’ju çojë në një matricë tjetër, në një gjë që po ashtu do të jetë impenjative përsa i përket përafrimit të legjistlacionit dhe kuadrit institucional me atë të standarteve të BE. Ajo që ka Shqipëria përpara, përsa i përket negociatave, është se ka shumë gjëra për tu bërë dhe se duhen arritur. Thjeshtë dëshiroja ta thosha këtë gjë. Se kur do të çelen negociatat, kjo varet shumë nga vetë Shqipëria. Është shumë e qartë se çfarë duhet bërë. Ne jemi në komunikim të përhershëm me autoritet dhe mendoj se ministri i punëve të jashtme, që do të ketë dhe portofolin e integrimin europian, në një fjalim përpara disa ditësh tha se është e qartë se viti 2018-të do të jetë një vit shumë i rëndësishëm për afrimin e Shqipërisë me BE. Ne po punojmë për përmbushjen e disa nga kriteret, si dhe të vërtetojmë që puna për të gjitha prioritetet kyçe, por dhe puna për çështje të tjera po ecën përpara.

Integrimi europian ka të bëjë me një trajektore, ka të bëjë me një lëvizje të përherëshme përpara. Në këtë kuptim më duhet të them që Shqipëria ka ecur gjithë kohës. Ne duhet që të ndalojmë dhe ta kuptojmë këtë gjë e të bëjmë një vlerësim, nëse kjo lëvizje është e mjaftueshme dhe shpresoj që po. Ju e dini që ne kemi përpara disa momente shumë të rëndësishme në lidhje me refomën në drejtësi, e cila është në fakt reforma më e rëndësishme dhe më thelbësore që do të kalojë Shqipëria, sepse krijon hapsirën për të gjitha reformat e tjera dhe të gjitha reformat e tjera varen nga një gjyqësor profesional për arsye nga më të ndryshmet. Vetingu, rivlerësimi i gjyqtarëve dhe prokurorëve do të fillojë shumë shpejtë dhe është thënë në vetvete si një element kyç, i cili duhet bërë patjetër, duhet të tregojë rezultate përpara se komisioni të konfirmojë rekomandimin e vëtë. Kjo duke kuptuar natyrisht që puna për të 5-së prioritetet kyçe do të vazhdojë.

A.F: Nesër hapet sezoni i ri i Parlamentit të Shqipërisë. Opozita pritet të votojë kundër, si çdo opozitë, programin e qeverisë dhe përbërjes së saj. Është paralajmëruar edhe votimi kundër madje dhe një protestë, kundër atij që është kandidat për kryetar të Parlamentit të Shqipërisë, që është Z.Gramoz Ruçi. A ka delegacioni një qëndrim për këtë çështje?

R.V: Jo! Ne jemi ftuar të gjithë që të shkojmë në seancë nesër, pra të gjithë diplomatët dhe do të shkojmë për të parë certifikimin e zgjedhjeve, rezultatin e tyre.

 

Etiketa: ambasadorja e BE-selufta kunder kanabisitrezultate mahnitese


Ju sugjerojmë

Zgjedhjet e 28 dhjetorit/ Kurti zgjidhet kandidat i Vetëvendosjes për kryeministër
Kryesore

Zgjedhjet e 28 dhjetorit/ Kurti zgjidhet kandidat i Vetëvendosjes për kryeministër

26 Nëntor, 2025 7:53 pm
Bashkëshortja e Shpat Kasapit rrëqeth me mesazhin e saj: E le Roelin jetim, o Shpat…
Aktualitet

Bashkëshortja e Shpat Kasapit rrëqeth me mesazhin e saj: E le Roelin jetim, o Shpat…

26 Nëntor, 2025 7:25 pm
13 të vdekur pasi zjarri përfshiu blloqet e kullave të banimit në Hong Kong
Bota

13 të vdekur pasi zjarri përfshiu blloqet e kullave të banimit në Hong Kong

26 Nëntor, 2025 6:12 pm
Aktivistja për mjedisin që ndoti kanalin e Venecias, nën hetim Greta Thunberg
Bota

Aktivistja për mjedisin që ndoti kanalin e Venecias, nën hetim Greta Thunberg

26 Nëntor, 2025 5:20 pm
SPAK dërgon në KLP emrin e Joni Ketës si drejtues të ri të Byrosë së Hetimit
Aktualitet

SPAK dërgon në KLP emrin e Joni Ketës si drejtues të ri të Byrosë së Hetimit

26 Nëntor, 2025 4:29 pm
Ndoqi me sharrë elektrike oficerin në Britani, arrestohet 32-vjeçari shqiptar
Kronikë

Ndoqi me sharrë elektrike oficerin në Britani, arrestohet 32-vjeçari shqiptar

26 Nëntor, 2025 4:25 pm
Plagoset një person në Vaun e Dejës,
Kronikë

Aksident në aksin Levan-Tepelenë, disa të plagosur

26 Nëntor, 2025 4:24 pm
Moti i keq në Kukës/ Rënie gurësh dhe inertesh në disa rrugë në të gjithë qarkun
Aktualitet

Moti i keq në Kukës/ Rënie gurësh dhe inertesh në disa rrugë në të gjithë qarkun

26 Nëntor, 2025 3:24 pm
I mituri u plagos me thikë pranë zemrës, mjeku: Vazhdon të jetë në gjendje të rëndë
Aktualitet

I mituri u plagos me thikë pranë zemrës, mjeku: Vazhdon të jetë në gjendje të rëndë

26 Nëntor, 2025 3:10 pm
Apeli i Posaçëm lë në qeli ish-ministrin e Mjedisit, Lefter Koka
Kronikë

Apeli i Posaçëm lë në qeli ish-ministrin e Mjedisit, Lefter Koka

26 Nëntor, 2025 2:41 pm
Para
Egla Harxhi preferon seksin tresh: Kur më propozoi një femër e kuptova se …

Egla tregon "sekretin", si i gjuajti Alesia për t’u bërë pjesë e lidhjes treshe me Aleksandrin

Adoleshenti i krishterë rrihet për vdekje nga shokët e klasës

Adoleshenti i krishterë rrihet për vdekje nga shokët e klasës

Tragjeditë në bregdetin shqiptar, Vasili: Rama i pashpirt me indiferencën, as dorëheqjet nuk mjaftojnë

Petrit Vasili - Romana Vlahutin-it: Hapi sytë e lexo të paktën....
















TE FUNDIT

Zgjedhjet e 28 dhjetorit/ Kurti zgjidhet kandidat i Vetëvendosjes për kryeministër

Zgjedhjet e 28 dhjetorit/ Kurti zgjidhet kandidat i Vetëvendosjes për kryeministër
26 Nëntor, 2025

Këshilli i Përgjithshëm i Lëvizjes Vetëvendosje ka nominuar kryetarin e partisë, Albin Kurti si kandidat për kryeministër në zgjedhjet e...

Lexo më shumë

Bashkëshortja e Shpat Kasapit rrëqeth me mesazhin e saj: E le Roelin jetim, o Shpat…

Bashkëshortja e Shpat Kasapit rrëqeth me mesazhin e saj: E le Roelin jetim, o Shpat…
26 Nëntor, 2025

Selvije Jao, bashkëshortja e Shpat Kasapit, i cili ndërroi jetë papritur si pasojë e një ataku në zemër, ndan dhimbjen...

Lexo më shumë

13 të vdekur pasi zjarri përfshiu blloqet e kullave të banimit në Hong Kong

13 të vdekur pasi zjarri përfshiu blloqet e kullave të banimit në Hong Kong
26 Nëntor, 2025

13 persona kanë vdekur pasi zjarri përfshiu disa kulla të larta të një kompleksi banimi në distriktin verior Tai Po...

Lexo më shumë

Aktivistja për mjedisin që ndoti kanalin e Venecias, nën hetim Greta Thunberg

Aktivistja për mjedisin që ndoti kanalin e Venecias, nën hetim Greta Thunberg
26 Nëntor, 2025

Greta Thunberg dhe 36 aktivistë të tjerë të “Extinction Rebellion” janë vënë në hetim nga Zyra e Prokurorit të Venecias...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com