Në sesionin përmbledhës të Konventës për Integrimin Europian, i zhvilluar dy ditë më parë, ambasadorja e BE-së në Shqipëri ka qenë gjithë sy e veshë. Natyrisht që bëhej fjalë për një aktivitet të rëndësishëm për vendin tonë, si dhe për institucionin që ajo përfaqëson.
Por, nga përqendrimi i tepërt, diçka i ka shpëtuar zonjës Vlahutin. Është fundi i shkurtër, i cili kur ka vënë këmbën përmbi këmbë, është bërë akoma më i shkurtër, duke mos i lënë më asgjë imagjinatës, pasi dukej gjithçka. Natyrisht që kjo nuk është hera e parë që një personalitet politik kapet mat në pozione të sikletshme.
Të gjithë i mbajmë mend fundet e shkurtra, të cilat bëheshin mini kur vinte këmbën përmbi këmbë, të ishSekretares amerikane të Shtetit, Allbright, një zonjë e një moshe të pjekur madje. Kurse zonja Vlahutin është relativisht e re dhe krahas funksionit që ka, i cili e bën të jetë në qendër të vëmendjes, edhe pamja e saj gjithashtu nuk të lë indiferent për veçantinë e saj, me flokët e kuqe dhe me shumë kaçurrela.
Vlahutin është një diplomate karriere nga Kroacia dhe fakt interesant është se para si t’i hynte diplomacisë, ajo është marrë me gazetari. Ky fakt mbase e bën që ta marrë me sportivitet këtë shkrim që kemi bërë për të, sepse është dashamirës e aspak tendencioz./Panorama