Aktualitet

Ambasadori ukrainas thirrje nga Tirana:Dërgoni armë, sanksione më të rënda Rusisë


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 13:21 - 08/04/22 |
Opi Nion

Ambasadori i Ukrainës në Shqipëri, Volodymyr Shkurov, ishte pjesë e tubimit të organizuar në Tiranë kundër pushtimit rus në Ukrainë.

Gjatë fjalës së tij, ai i ka bërë thirrje shteteve që të dërgojnë ndihmë në armë për të ndihmuar Ukrainën në këtë luftë dhe kërkoi sanksionet më të rënda ndaj Rusisë.

Gjithashtu ai nuk harroi të falënderonte Shqipërinë dhe qytetarët e saj për mbështetjen e dhënë ndaj Ukrainës.

Sot po ju drejtohem në emër të popullit tonë që me kurajo ka mbrojtur atdheun tonë në 43 ditët e shkuara. Kjo përpjekje ka marrë një shkallë epike me manifestimin e virtyteve më të larta të Ukrainës, që më bëjnë krenar të them që jam ukrainas. Ju të gjithë e keni parë tmerrin e lënë pas nga ushtarët rusë në qytetet e Ukrainës, ngacmimet, vrasjet dhe dhuna ku përfshihen edhe të miturit. Kjo bëhet me qëllim dhe cinizëm, të cilat tregojnë reflekset kafshërore të agresorit dhe një dëshire për të nëpërkëmbur popullin tonë. Sot e kësaj dite armiku po përqendron mijëra tanke, raketa dhe helikopterë në Ukrainën Lindore dhe ne e dimë që ata nuk do të ndalojnë. Për këtë arsye, i bëj thirrje botës së qytetëruar për të transferuar armët e nevojshme dhe të ndërmarrin sanksionet më të rënda ndaj Rusisë. Bucha na lë pa asnjë farë dyshimi se Rusia nuk rrezikon me brutalitetin e saj vetëm Ukrainën, por të gjithë botën demokratike”,-tha Ambasadori Shkurov./Opinion.al

Pas