Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Ambasadori turk në Tiranë: FETO shtiu në dorë arsimin në Shqipëri, mund të shkaktojë kaos politik

2018/03/30 at 10:55 AM
në Aktualitet, Kryesore
Kohë leximi: 5 min
A A
Ambasadori turk në Tiranë: FETO shtiu në dorë arsimin në Shqipëri, mund të shkaktojë kaos politik

Në valën e madhe të debateve mbi shkollat private të Fethullah Gulen në Shqipëri e Kosovë ka reaguar ambasadori turk në Tiranë. Në një intervistë dhënë për News 24 ai është shprehur se Turqia zyrtare kërkon të ketë ndikimin e saj duke hapur institucione arsimore në Shqipëri, pasi sipas tij, “FETO” nën maskën e arsimit kërkon të destabilizojë vendin. Deklarata vjen në kohën kur nga Kosova janë dëbuar 6 mësues turq, pjesë e kolegjeve të Gylenit. Për këtë ngjarje të paprecendentë, sot Kryeministri Haradinaj shkarkoi ministrin e Brendshëm. Ndërsa si e sheh Turqia situatën në Shqipëri, lexoi intervistën e ambasadorit në Tiranë, Murat Ahmet Yörük.


Z. Ambasador, ju e keni marrë zyrtarisht detyren në janar. Besoj gjatë kësaj periudhe duhet të keni pasur rastin ta vizitoni Shqipërinë. Si po ndjeheni këtu?

Dëshiroj të theksoj se për mua është një nder dhe përgjegjësi e madhe të jem Ambasador i Turqisë në një vend mik dhe vëlla, ku jam emëruar me miratimin e Presidentit tonë Zotit Recep Tayyip Erdoğan dhe të Qeverisë sonë.

Si ambasador i ri i republikës turke, cilat do të jenë disa nga prioritetet e punës tuaj në Shqipëri? Cfarë do të jetë në fokusin tuaj?

Falë lidershipit dhe vullnetit politik të Presidentit tonë Zotit Recep Tayyip Erdogan dhe Kryeministrit tuaj Zotit Edi Rama, të cilët u takuan para disa ditësh në Stamboll, unë fillova detyrën time duke pasur si objektiv të çoj në nivele më të larta, të diversifikoj dhe të thelloj marrëdhëniet tona të përkryera midis vendeve tona në fushat politike, ekonomike-tregtare, kulturore, ushtarake dhe në të gjitha fushat e tjera. Unë dhe të gjithë kolegët e mi të punës jemi shumë të vendosur për t’i arritur këto objektiva.

Megjithëse marrëdhëniet tona janë të përkryera, marrëdhëniet ekonomike-tregtare midis të dy vendeve nuk pasqyrojnë potencialin e tyre të vërtetë. Ne dëshirojmë që investimet e sotme në Shqipëri me vlerë 2,7 miliardë dollarë t’i diversifikojmë dhe të thellojmë projekte konkrete dhe vizionare që do të kontribuojnë për mirëqenien dhe punësimin e të dy vendeve.
Ne synojmë që vëllimin e tanishëm tregtar më Shqipërinë nga 460 milionë euro të shkojë në një miliard euro, numri i shoqërive me kapital turk nga 400 në dyfishin e kësaj shifre dhe numri i të punësuarve në kompanitë turke nga 11.000 në 50.000 persona.

Në këtë mënyrë ne kemi për qëllim të kontribuojmë për fuqizimin e ekonomisë shqiptare, rritjen e punësimit dhe të mirëqenies së shqiptarëve.

Gjithashtu unë dëshiroj sinqerisht që marrëdhëniet dhe kontaktet tona kulturore me rrënjë të thella në shekuj t’i forcojmë me veprimtari kulturore reciproke dhe të nxjerrim më shumë në pah aspektet tona të përbashkëta që me të vërtetë janë shumë.

Prej disa muajsh, kryeministri i Shqipërisë Edi Rama ka folur për një investim turk qe ka te beje me aeroportin e Vlorës. Cfarë mund të dimë për investitorin dhe kur pritet te nise puna për këtë vepër?

Shqipëria ka një potencial shumë të fuqishëm për turizëm. Por po të krahasohet me vendet përreth saj, pjesa e të ardhurave nga turizmi është shumë e ulët. Po të shikojmë bukuritë gjeografike, bregdetin e pastër dhe madhështor, pasuritë historike-kulturore të Shqipërisë, duket qartë se situata e lartpërmendur nuk është e drejtë për Shqipërinë.

Sipas meje, Shqipëria është perla e papërpunuar e Mesdheut, Adriatikut dhe Ballkanit. Njera nga pengesat më të mëdha për vënien në jetë të këtij potenciali në Shqipëri janë nevojat në fushën e transportit. Të gjithë e dimë se në vendet përreth Shqipërisë, madje në ishuj dhe qytete të vogla ka aeroporte.

Për pasojë, natyrisht që kjo ecuri nuk do të vazhdojë pafundësisht për Shqipërinë. Duket qartë se duhet filluar diku. Në përfundim të studimeve shkencore për fizibilitetin, ne përcaktuam se pika më e përshtatshme për një fillim të tillë është Vlora.
Vlora është një pikë kryqëzimi për turizmin dhe qyteti me ndoshta bregdetin më të bukur në Ballkan. Ne e dimë se aeroporti që do të ndërtohet në Vlorë do të luajë rolin e dinamos në shpërthimin e turizmit në vend.

Aeroporti i Vlorës është marrë përsipër nga një konsorcium i fuqishëm turk, i përbërë nga tri kompani, i cili po ndërton aeroportin e ri të Stambollit që do të jetë aeroporti më i madh në botë me një kapacitet prej 200 milionë udhëtarësh në vit. Këto kompani janë ndër kompanitë turke më profesioniste, që bëjnë punime të nivelit më të lartë në fushën e arkitekturës dhe të ndërtimit.

Nuk është e vështirë të parashikosh se ky projekt do të nxitë edhe projektet e tjera infrastrukturore dhe investimet në rajon dhe për pasojë do të luajë një rol serioz në zhvillimin e Shqipërisë. Në bashkëpunim më Qeverinë Shqiptare, ne jemi të gatshëm edhe për të gjitha projektet e tjera infrastrukturore. Duke u eliminuar mangësitë infrastrukturore të Shqipërisë, ne dëshirojmë me gjithë zemër të luajmë një rol të rëndësishëm në zhvillimin e saj.

Edhe ne lumturohemi kur vëllezërit tanë shqiptarë kanë rrugë moderne, tunele, ura, hidrocentrale, spitale dhe shkolla. Ne besojmë se vëllezërit tanë shqiptarë, që kanë duruar në vite pasojat traumatike të komunizmit dhe që kanë vuajtur shumë, meritojnë më të mirën.

A parashikohen projekte të tjera investimesh turke, për shembull në sektorin e arsimit?

Arsimi është një fushë tjetër që zë një vend të rëndësishëm në bashkëpunimin midis të dy vendeve.

Fatkeqësisht, menjëherë pas rënies së regjimit te egër komunist që zgjati thuajse gjysmë shekulli në Shqipëri, organizata terroriste tradhtare dhe e maskuar e quajtur FETO, kjo vegël e forcave globale, shtiu në dorë sektorin e arsimit në Shqipëri dhe ende vazhdon. Ju lutem nuk duhet të harroni se FETO, kur e shikon të arsyeshme dhe sipas udhëzimeve që merr, është një organizatë terroriste që mund të krijojë kaos politik në vendin ku ndodhet dhe të shkatërrojë rendin kushtetues. Ne këtë e jetuam më 15 korrik.

Më 15 korrik 2016 në Turqi u rrëzuan të gjitha maskat e FETO-s atje ku zhvillonte veprimtari, në arsim, shëndetësi, financë dhe media. Trutë e shpëlarë nga organizata tradhtare dhe e pamëshirshme vetëm brenda një natë masakruan 250 persona. Mijëra shtetas turq u plagosën ose ngelën invalidë.

Prandaj këto grupime pretendojnë se janë shkolla turke dhe që veprojnë nën maskën e arsimit, nuk kanë asnjë lidhje me të qenit turk, me myslimanizmin dhe me ndonjë vlerë tjetër të shenjtë apo morale. Ata nuk mund të përdorin flamurin turk apo simbole të tjera turke as në Shqipëri dhe as në ndonjë vend tjetër ku ndodhen.

Natyrisht që një ndër objektivat tonë përparësorë në Shqipëri është që të sjellim në Shqipëri cilësinë arsimore të vendit tonë. Në këtë kuadër kemi filluar veprimet e nevojshme. Urojmë që institucionet e vërteta arsimore turke, pa qëllime fitimi, të jenë pranë popullit mik e vëlla shqiptar. Nuk do të lejojmë që vëllezërit tanë shqiptarë të kenë nevojë për institucionet arsimore të strukturës tradhtare. Fondacioni Arsimor Maarif i Turqisë, i krijuar me një ligj të posaçëm, ka hapur shumë shkolla në shumë vende të botës, përshirë Kosovën, dhe ka realizuar një hap të rëndësishëm. Brenda një kohe shumë të shkurtër edhe në Shqipëri do të marrim një shkollë, e cila do të menaxhohet nga Fondacioni Maarif i Turqisë. Kjo shkollë do të sigurojë një shërbim arsimor me cilësi të lartë, me standarde ndërkombëtare, e integruar me botën dhe e përshtatshme për buxhetin e vëllezërve tanë shqiptarë. Uroj që sihariqin për këtë ta ndaj në një kohë shumë të afërt me opinionin publik shqiptar.

Etiketa: kolegjet turkeMurat Ahmet Yörüktirane


Ju sugjerojmë

Përfshihet nga flakët e zjarrit tregu industrial pranë plazhit në Durrës
Aktualitet

Përfshihet nga flakët e zjarrit tregu industrial pranë plazhit në Durrës

29 Qershor, 2025 4:52 pm
Durrës/ Humb jetën pushuesi në plazhin e Sektor Rinia
Aktualitet

Durrës/ Humb jetën pushuesi në plazhin e Sektor Rinia

29 Qershor, 2025 4:07 pm
Makina përplas sërish monopatinën/ Dëmtohet 17 vjeçari, ndodhet në spital
Aktualitet

Makina përplas sërish monopatinën/ Dëmtohet 17 vjeçari, ndodhet në spital

29 Qershor, 2025 3:50 pm
Syri i Kaltër, burimi që magjeps turistët
Aktualitet

Syri i Kaltër, burimi që magjeps turistët

29 Qershor, 2025 3:50 pm
Hodhën sende të forta gjatë ndeshjes Partizani-Elbasani, policia procedon 3 të rinj
Aktualitet

I vuri zjarrin shkurreve e digjen 4 kabina ruloti/ Ndalohet nga policia 64 vjeçari

29 Qershor, 2025 3:35 pm
(EMRI)I dënuar me 8 vite burg në Itali, pranga 33 vjeçarit shqiptar/ Ja akuzat
Aktualitet

Theu masën ‘arrest në shtëpi’/Dhunoi gjyshen edhe xhaxhain e tij, pranga 31 vjeçarit

29 Qershor, 2025 3:21 pm
Ka një mesazh për ty- Nxënësit që “duan” të ngelin në klasë…
Aktualitet

Ka një mesazh për ty- Nxënësit që “duan” të ngelin në klasë…

29 Qershor, 2025 3:16 pm
“E Diela ndryshe”- Bursa “Elsa” për djalin e varfër ekselent
Aktualitet

“E Diela ndryshe”- Bursa “Elsa” për djalin e varfër ekselent

29 Qershor, 2025 3:04 pm
“Ti je babi im”/Arbër Hajdari ndan letrën e fundit të vogëlushes Elsa:Ndërroi jetë..
Aktualitet

“Ti je babi im”/Arbër Hajdari ndan letrën e fundit të vogëlushes Elsa:Ndërroi jetë..

29 Qershor, 2025 2:50 pm
Kontroll blic, Laert Haxhiut i gjendet celular në burg
Aktualitet

Kontroll blic, Laert Haxhiut i gjendet celular në burg

29 Qershor, 2025 2:41 pm
Para
Pashkët sjellin në qiell fenomenin spektakolar, mos e humbisni

Pashkët sjellin në qiell fenomenin spektakolar, mos e humbisni

Fier, një burrë zhduket 1 ditë pasi u kthye nga Athina

Fier, një burrë zhduket 1 ditë pasi u kthye nga Athina

VIDEO/ LSI: Qytetarët të refuzojnë taksën e Rrugës së Kombit

VIDEO/ LSI: Qytetarët të refuzojnë taksën e Rrugës së Kombit
















TE FUNDIT

Përfshihet nga flakët e zjarrit tregu industrial pranë plazhit në Durrës

Përfshihet nga flakët e zjarrit tregu industrial pranë plazhit në Durrës
29 Qershor, 2025

Një zjarr ka përfshirë pasditen e sotme tregun industrial në zonën e plazhit të Durrësit. Sipas informacioneve të para deri...

Lexo më shumë

Nis nesër rinumërimi i 587 kutive të Fierit

Nis nesër rinumërimi i 587 kutive të Fierit
29 Qershor, 2025

Pas rinumërimit të votave për qarkun e Tiranës, të hënën KQZ-ja do të nisë hapjen edhe për 587 kutitë e...

Lexo më shumë

Beograd: 77 persona të ndaluar në protestë, Vuçiç paralajmëron arrestime të reja

Beograd: 77 persona të ndaluar në protestë, Vuçiç paralajmëron arrestime të reja
29 Qershor, 2025

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç i ka akuzuar të dielën studentët protestues se kanë bërë “thirrje të drejtpërdrejtë për konflikt...

Lexo më shumë

Durrës/ Humb jetën pushuesi në plazhin e Sektor Rinia

Durrës/ Humb jetën pushuesi në plazhin e Sektor Rinia
29 Qershor, 2025

Një pushues rreth 50 vjeç ka humbur jetën mesditën e sotme teksa lahej në plazhin e Sektorit Rinia në Durrës,...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com