Aktualitet

Ambasadori shqiptar në Kinë: Shqiptarë largohuni, s’kemi fonde për biletat


               Publikuar në : 20:21 - 27/01/20 |
Al Do

Ambasadori i Shqipërisë në Pekin, Selim Belortaja, ka njoftuar nëpërmjet një statusi në Facebook mbi situatën e krijuar nga koronavirusi.

Ai thotë se trupi diplomatik është njoftuar sot për herë të parë nga autoritetet kineze që nga shpërthimi i epidemisë dhe e cilëson situatën “të nderë”.

Belortaja bën me dije se aktualisht janë 400 shqiptarë në Kinë ndër të cilët 60 janë studentë dhe vetëm 1 ndodhet në Wuhan, qyteti ku lindi virusi. Sipas tij ky person nuk rezulton i prekur nga kontrolli i parë dhe po bëhen të gjitha përpjekjet për ta nxjerrë që aty.

Në statusin e tij ambasadori i bën thirrje familjarëve të shqiptarëve që duan të kthehen se ambasada nuk ka fonde për ti financuar udhëtimin dhe as ministria e Jashtme e Kinës.

I bëj thirrje familjeve të atyre që kanë ndarë mendjen të kthehen, të mos hezitojnë po të sakrifikojnë edhe kësaj here për një biletë udhëtimi të njeriu të tyre. Ambasada nuk e ka mundësinë te paguajë, ndërsa as MPJ kineze nuk ofroi gjë për financim lëvizjesh.”, shkruan ai.

Ndër të tjera ambasadori bën me dije se 3 shqiptarë janë kthyer nga Kina ose janë rrugës për në Shqipëri. Më herët gjatë ditës së sotme ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu mblodhi task-forcën e ekspertëve për të përcaktuar masat ndaj koronavirusit. /Opinion.al

Lexo edhe: Manastirliu mbledh task-forcën për koronavirusin: Jemi më pak të rrezikuar

Pas