Pak orë pasi ISIS deklaroi se ka në shënjestër të sulmeve disa seli diplomatike ruse nëpër botë, duke përfshirë edhe Ambasadën e atij vendi në Tiranë, Ambasadori Aleksandër Karpushin thotë se është i shqetësuar.
Ai kërkon ndihmën e organeve ligjvënëse për të garantuar sigurinë dhe jetën.
Diplomati rus shprehet se godina ku ndodhet aktualisht ambasada është me qera dhe Moska i kërkon shtetit shqiptar të plotësojë detyrimin për t’i dhënë Rusisë 18 mijë metra katror tokë për të ndërtuar një ambasadë të sigurtë.
Keto deklarata Karpushin i ka bere ne emisionin e Ilva Tares në “Ora News”.