Ambasadori amerikan, Donald Lu është rikthyer në selinë e PD-së pas disa muajsh mungesa për shkak të debateve për reformën në drejtësi. Lu mësohet se ka mbërritur në PD bashkë me ambasadorin e OSBE-së, Borschard dhe po takohen me kryedemokratin Lulzim Basha. Takimi ka nisur rreth orës 10:30 dhe mësohet se temë diskutimi është reforma zgjedhore dhe ajo e drejtësise.