Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Ambasadori kinez uron Vitin e Ri: Thellojmë miqësinë midis dy vendeve tona

2020/12/31 at 5:12 PM
në Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Ambasadori kinez uron Vitin e Ri: Thellojmë miqësinë midis dy vendeve tona

Ambasadori kinez në Shqipëri, Zhou Ding ka uruar të gjithë shqiptarët për Vitin e Ri 2021.


Ding nëpërmjet një mesazhi zyrtar shprehet se Kina vazhdon të mbetet një partner i rëndësishëm për Shqipërinë, sidomos në tregti.

Ai shton se Kina dhe Shqipëria edhe në kohë të pandemisë kanë qëndruar krah për krah, kanë luftuar kundër vështirësive bashkë, duke shkruar faqen e re të miqësisë sonë. Ndërkaq ai ka vlerësuar Shqipërinë për të gjitha nismat e marra gjatë këtij viti që po lëmë pas.

Urimi i ambasadorit të Kinës në Shqipëri,  Zhou Ding:

Urimet për vitin e ri nga

Ambasadori ZHOU Ding

Të dashur miq shqiptarë, Gëzuar Vitin e Ri!

Viti i veçantë 2020 po ikën, dhe viti 2021 plotë me shpresë po vjen. Ne këtë moment, dritat shumëngjyrëshe shkëlqejnë në Sheshin Skendërbej dhe Bulevardin e Dëshmorëve të Kombit, qyteti 100-vjeçar i Tiranës duket tepër i bukur. Me këtë rast, kam nderin të shpreh të gjithë miqve shqiptarë urimet e vitit të ri.

Në këtë vit, pandemia e COVID-19 shkaktoi krizë globale të shëndetit publik. Kina dhe Shqipëria kanë qëndruar krah për krah, kanë luftuar kundër vështirësive bashkë, duke shkruar faqen e re të miqësisë sonë. Në kohën kur të gjithë kinezët luftuan kundër pandemisë, qeveria dhe populli shqiptar na kanë dhënë mbështetje të çmuar.

Pasi u shfaq pandemia në Shqipëri, Kina, me gjithë vështirësi, i ka dhuruar palës shqiptare disa herë materiale mjekësore. Ekspertët dhe mjekët kinezë kanë shkëmbyer eksperiencat kundër pandemisë me palën shqiptare në mënyrë virtuale. Në të njejtën kohë, shkëmbimi dhe bashkëpunimi midis dy vendeve tona në fusha të ndryshme po ecën përpara.

Kina vazhdon të mbetet partner i rëndësishëm i tregtisë për Shqipërinë. Sipërmarrjet shqiptare marrin pjesë aktivisht në Ekspo-në e 3-të Ndërkombëtare të Importit të Kinës, si dhe aktivitete ekonomiko-tregtare në kuadër të Bashkëpunimit 17+1. Produktet cilësore bujqësore shqiptare po zgjerojnë eksportet e tyre në tregun kinez. Ne mbështesim dhe angazohemi aktivisht në rindërtimin pas tërmetit dhe rimëkëmbjen ekonomike të Shqipërisë. Ne mbështesim me financim punën arsimore e kulturore të Shqipërisë, si dhe familjet në vështirësi. Pata edhe nderin që, bashkë me miqtë shqiptarë, të mbjellim pyllin e miqësisë kino-shqiptare në Parkun e Liqenit, si një dhuratë për 100-vjetorin e kryeqytetit të Tiranës.

Këtë vit, pata edhe kënaqësinë të shoh se të dyja vendet, Kina dhe Shqipëria, duke u përballur me impaktin e pandemisë, kanë marrë progres në zhvillimin e vendit. Shqipëria ka nxitur aktivisht reforma të ndryshme, ka kontrolluar mirë pandeminë, ka mbështetur multilateralizmin, dhe ka marrë përparime të reja në integrimin në BE. Kurse qeveria kineze, bazuar në parimin “Populli në Vendin e Parë dhe Jeta në Vendin e Parë”, me parandalim dhe trajnim shkencor, me zbatim të saktë të politikave, ka kontrolluar suksesshëm pandeminë dhe ka realizuar rritje ekonomike, duke arritur objektivin e uljes së varfërisë në Agjendën 2030 për Zhvillimin e Qëndrueshëm të OKB-së 10 vite para afatit. Në të njejtën kohë, me nxitjen e strategjisë së zhvillimit të gjelbër dhe të qëndrueshëm, Kina ka premtuar se do të arrijë kulmin e emetimit të karbonit para vitit 2030. Vitin që vjen, sipas Planit të 14-të Pesë-vjeçar për Zhvillimin Ekonomik dhe Social Kombëtar, si dhe Objektivave Afatgjatë për vitin 2035, Kina do të fillojë rrugën e re të ndërtimit të përgjithanshëm të vendit modern socialist. Duke u ndodhur në një fazë të re zhvillimi, duke zbatuar konceptin e ri të zhvillimit e duke ndërtuar modelin e ri të zhvillimit, Kina do të realizojë zhvillimin më cilësor, dhe do t’u ofrojë më shumë mundësi zhvillimi vendeve të botës, duke përfshirë Shqipërinë.

Miq të dashur, siç e theksoi Presidenti Xi Jinping në asamblenë e përgjithshme të OKB-së të këtij viti, përballë fatkeqësisë, njerëzimi ka treguar guxim, vendosmëri dhe dashuri, të cilat kanë ndriçuar momentin më të errët. Pandemia do të mposhtet. Njerëzimi do ta fitojë këtë betejë. Në vitin 2021, unë, bashkë me popullin miqësor shqiptar, do të thellojmë më tej miqësinë dhe bashkëpunimin midis dy vendeve tona. Qoftë një vit i ri i mbarë dhe me shëndet për ju të gjithë! Rroftë miqësia kino-shqiptare!/Opinion.al

Etiketa: ambasadore kinezkineurim


Ju sugjerojmë

Pse disa njerëz nuk flenë dot në heshtje të plotë?
Life Style

Pse disa njerëz nuk flenë dot në heshtje të plotë?

22 Nëntor, 2025 10:25 pm
Sali Berisha zgjidhet zv.president i CDI
Kryesore

Sali Berisha zgjidhet zv.president i CDI

22 Nëntor, 2025 9:19 pm
Moti i keq në Pogradec/ 7 ura të dëmtuara, evakuohen 6 familje, Bashkia ndan ndihma
Aktualitet

Moti i keq në Pogradec/ 7 ura të dëmtuara, evakuohen 6 familje, Bashkia ndan ndihma

22 Nëntor, 2025 8:43 pm
Zelensky: Putin e di se ekziston një armë që mund ta ndryshojë rrjedhën e luftës
Bota

Zelensky: Parandalimi i pushtimit të tretë rus është rruga e vetme drejt paqes

22 Nëntor, 2025 7:36 pm
20 ditë në burg/ Nicolas Sarkozy shkroi 11 faqe çdo ditë, pritet botimi i librit
Rajoni

Vuçiç i mohon akuzat se kishte lidhje me “safari snajper” në Sarajevë

22 Nëntor, 2025 6:32 pm
20 ditë në burg/ Nicolas Sarkozy shkroi 11 faqe çdo ditë, pritet botimi i librit
Bota

20 ditë në burg/ Nicolas Sarkozy shkroi 11 faqe çdo ditë, pritet botimi i librit

22 Nëntor, 2025 5:36 pm
Trump dhe kryebashkiaku i New York-ut bëjnë paqe, takohen së bashku në Zyrën Ovale
Bota

Trump dhe kryebashkiaku i New York-ut bëjnë paqe, takohen së bashku në Zyrën Ovale

22 Nëntor, 2025 4:32 pm
I dënuar me 27 vite burg për grusht shteti, arrestohet ish-presidenti i Brazilit
Bota

I dënuar me 27 vite burg për grusht shteti, arrestohet ish-presidenti i Brazilit

22 Nëntor, 2025 3:31 pm
Përmbyten disa qarqe, reshjet i marrin jetën një personi në Korçë
Aktualitet

Përmbyten disa qarqe, reshjet i marrin jetën një personi në Korçë

22 Nëntor, 2025 3:05 pm
GJKKO konfirmon pezullimin nga detyra të Belinda Ballukut
Kronikë

GJKKO konfirmon pezullimin nga detyra të Belinda Ballukut

22 Nëntor, 2025 2:52 pm
Para
COVID në Shqipëri/ 589 raste të reja dhe 7 viktima

COVID në Shqipëri/ 589 raste të reja dhe 7 viktima

Ndarja nga jeta e mjekut Mihal Kerci, Meta apel për masa urgjente

Zgjerimi i Greqisë me 12 milje në Jon/ Meta:Nuk lejoj cenim të Kushtetutës

Komision për raportin e Dik Martit? Meta: Kërkojnë të përçajnë shqiptarët

Funksionaliteti i“Kushtetueses”,Meta:Vetëm pasi të plotësohet me 9 anëtarë
















TE FUNDIT

Pse disa njerëz nuk flenë dot në heshtje të plotë?

Pse disa njerëz nuk flenë dot në heshtje të plotë?
22 Nëntor, 2025

Shumë njerëz nuk mbyllin dot sytë në një dhomë krejt të qetë, u duhet patjetër televizori, muzika e qetë, tingulli...

Lexo më shumë

Sali Berisha zgjidhet zv.president i CDI

Sali Berisha zgjidhet zv.president i CDI
22 Nëntor, 2025

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, është zgjedhur Zv.President i CDI, Unionit më të madh të partive të qendrës së...

Lexo më shumë

Moti i keq në Pogradec/ 7 ura të dëmtuara, evakuohen 6 familje, Bashkia ndan ndihma

Moti i keq në Pogradec/ 7 ura të dëmtuara, evakuohen 6 familje, Bashkia ndan ndihma
22 Nëntor, 2025

Bashkia Pogradec, në bashkëpunim me Emergjencat Civile, ka nisur shpërndarjen e paketave me ndihma ushqimore për familjet e prekura nga...

Lexo më shumë

Zelensky: Parandalimi i pushtimit të tretë rus është rruga e vetme drejt paqes

Zelensky: Putin e di se ekziston një armë që mund ta ndryshojë rrjedhën e luftës
22 Nëntor, 2025

Volodymyr Zelenskyy thotë se paqja mund të arrihet vetëm duke garantuar që Rusia nuk mund të nisë një pushtim të...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com