Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Ambasadori i Spanjës: Shqipëria vend unik, e mbështesim në procesin e integrimit në BE

2023/06/26 at 11:52 PM
në -U tha në Opinion, Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 8 min
A A
Ambasadori i Spanjës: Shqipëria vend unik, e mbështesim në procesin e integrimit në BE

I ftuar sonte në emisionin “Opinion” në Tv Klan ishte Ambasadori i Spanjës në Shqipëri Alvaro Renedo Zalba, i cili foli për qëndrimin e tij në Shqipëri, javën spanjolle dhe ardhjen e këngëtarit me famë botërore Enrique Inglesias.


Ai gjithashtu foli për marrëdhëniet e ngushta që kanë Spanja dhe Shqipëria. Zabla u shpreh se vendi i tij po e mbështet Shqipërinë në procesin e integrimit në BE.

Blendi Fevziu: Zoti Ambasador, faleminderit për këtë intervistë mbrëmjen e sotme.

Alvaro Renedo Zalba: Faleminderit shumë ju për ftesën.

Blendi Fevziu: Si ndiheni në Shqipëri?

Alvaro Renedo Zalba: Familja ime dhe unë po e shijojmë shumë këtë vend të jashtëzakonshëm. Njerëzit e mrekullueshëm, kulturën unike, peizazhin që të lë pa frymë dhe kuzhinën e jashtëzakonshme.

Blendi Fevziu: Kjo që po thoni është e vërtetë apo është një përgjigje diplomatike?

Alvaro Renedo Zalba: Nuk është fare diplomatike. Ky është realiteti. Nuk mund të ishim më të lumtur. Sinqerisht, familja ime dhe unë e kemi shumë përzemërt këtë vend dhe njerëzit e tij. Jemi shumë mirënjohës ndaj shoqërisë shqiptare dhe institucioneve shqiptare për mikpritjen e jashtëzakonshme dhe për mua ky vend na ka bërë të ndihemi vërtetë si në shtëpinë tonë.

Blendi Fevziu: Shqipëria ka qenë një surprizë për ju…

Alvaro Renedo Zalba: Në një farë mënyre po sepse jetova në Itali në vitet 1990 dhe e mbaj mend shumë mirë ardhjen e demokracisë në Shqipëri pas rënies së komunizmit dhe krizat e viteve 90. Mbaj përshtypjet që më krijuan nga ajo periudhë. Tanimë, kur i kthehem pas asaj periudhe është e jashtëzakonshme të shikosh arritjet e Shqipërisë që nga ajo kohë.

Blendi Fevziu: Megjithatë, para se të vinit këtu, kishit ndonjë ide apo kishit vetëm atë ide nga koha juaj në Itali në vitet 1990?

Alvaro Renedo Zalba: Pata atë përshtypje dhe është e jashtëzakonshme të shikosh sot se sa shumë kanë ndryshuar gjërat dhe vendi ka ecur përpara. Shqipëri është një shtet anëtar i NATO-s, një shtet kandidat i BE-së duke përparuar me procesin e integrimit, një lider brenda Këshillit të Sigurisë së BE-së, një shoqëri Mesdhetare plot ngjyra që e ka të rrënjosur thellë ndjenjën euroatlantike dhe një destinacion turistik që bëhet gjithnjë edhe më i njohur duke tërhequr më shumë njerëz.

Blendi Fevziu: Një numër i madh turistësh spanjollë po vijnë këtë vit në Shqipëri.

Alvaro Renedo Zalba: Sigurisht.

Blendi Fevziu: Edhe vitin e kaluar.

Alvaro Renedo Zalba: Sigurisht. Rritja më e madh e turistëve të huaj ka qenë ajo e turistëve spanjollë. Kjo gjë për mua, si ambasador, si mund ta imagjinoni, më jap një kënaqësi shumë të madhe.

Blendi Fevziu: Përpara se t’iu pyes për javën e kulturës spanjolle, e cila ka një kalendar fantastik, lejomëni që t’iu pyes pse spanjollët do të vinin këtu kur kanë detin, diellin dhe ushqimin?

Alvaro Renedo Zalba: Sinqerisht, nuk i vë faj sepse ky vend ka shumë gjëra për të ofruar nga pikëpamja e trashëgimisë kulturore, gastronomisë së shkëlqyer, bukurisë e peizazheve që të lënë pa frymë, lidhur me njerëzit e tij. Shqipëria është një vend unik që ka kaq shumë gjëra për të ofruar dhe është duke surprizuar, duke habitur dhe duke kënaqur njerëz nga e gjithë bota..

Blendi Fevziu: Ambasador, java e kulturës spanjolle po afron. Mendoj se koncerti i Enrique Inglesias-it është ngjarja më i rëndësishme por çfarë mendoni për javën spanjolle? Çfarë veprimtarish keni?

Alvaro Renedo Zalba: Përveç Enrique Inglesias-it, do të mirëpresim në Shqipëri një performuese që ka fituar çmime kombëtare, Patricia Herrero, maestron e kitarës Jose Maria Gallardo del Rey, të njohurin…

Blendi Fevziu: Do të ketë shumë veprimtari…

Alvaro Renedo Zalba: Shumë veprimtari. Shumë veprimtari. Po ashtu, shefa kuzhine me yje Michelin, nga Spanja Pepe Solla dhe Begona Rodrigo do të bëjnë një ekspozitë gastronomike.

Blendi Fevziu: Këtu në Shqipëri?

Alvaro Renedo Zalba: Këtu në Shqipëri, në Durrës me shoqatën kombëtare të shefave. Kjo do të jetë diçka e jashtëzakonshme. Ne po ashtu do të mirëpresim enologë të dalluar nga zona e Rioja-s, dhe po ashtu do të mirëpresim një prej autorëve më të njohur spanjollë i cili do të prezantoj një prej librave të tij më të shquar të përkthyer në shqip si dhe një prej DJ-ve më të njohur spanjoll, Eddie Dee.

Blendi Fevziu: Duket një javë shumë intensive.

Alvaro Renedo Zalba: Është shumë intensive. Përveç këtyre do të kemi edhe dy vizita historike. Një vizitë nga sekretariati i shtetit për turizmin dhe rektorin e universitetit UNED i cili është universiteti dhe kampusi më i madh publik në Evropë me më shumë se 180,000 studentë. Këta do të vijnë në Shqipëri për herë të parë në histori.

Blendi Fevziu: Kjo do të thotë se ju mbuloni gjithçka. Mbuloni të rinjtë, akademikët, njerëzit që lexojnë, njerëzit që e dashurojnë ushqimin dhe në fund muzikën.

Alvaro Renedo Zalba: Pikërisht. Ne duam ta prekim shoqërinë shqiptare dhe të fuqizojmë marrëdhëniet tona midis kulturave dhe vendeve tona.

Blendi Fevziu: Ka qenë e vështirë të sillnit Enrique Inglesias-in këtu në Tiranë?

Alvaro Renedo Zalba: Siç mund ta imagjinoni nuk ka qenë diçka e lehtë. Unë jam shumë i lumtur që se shpejti do e mirëpres në Tiranë. Enrique është një artist universal me një talent dhe sukses të jashtëzakonshëm. Është një krenari e veçantë për Spanjën dhe kur ne po rrihnim mendimet përpara javës spanjolle, donin të identifikonim një artist vërtetë universal i cili do të na lejonte ta nisnim javën spanjolle…

Blendi Fevziu: Edhe të njohur në Shqipëri, sepse…

Alvaro Renedo Zalba: Pikërisht. Të njohur në Shqipëri dhe në gjithë botën. Në njëjtën mënyrë si gjuha dhe kultura spanjolle është kozmolitane dhe janë tërheqëse për njerëz nga e gjithë bota, kjo ndodh edhe me gjuhën dhe kulturën shqiptare. Ai na erdhi direkt ndërmend pasi është ndër artistët më të shquar spanjoll dhe jam vërtetë shumë mirënjohës ndaj tij, ndaj ministrisë së kulturës dhe ndaj Bashkisë së Tiranës që na mundësuan të realizojmë këtë koncert historik.

Blendi Fevziu: Edhe koncerti do të zhvillohet në qendër të Tiranës, tek sheshi kryesor?

Alvaro Renedo Zalba: Do të zhvillohet tek Sheshi Skënderbej.

Blendi Fevziu: Më 30 qershor?

Alvaro Renedo Zalba: Më 30 qershor.

Blendi Fevziu: Në çfarë ore?

Alvaro Renedo Zalba: Do të zhvillohet pasdite. Na duhet të specifikojmë agjendën fikse por do të zhvillohet vonë në pasdite dhe parashikohet të nisi…

Blendi Fevziu: Do të jetë i hapur për publikun?

Alvaro Renedo Zalba: Do të jetë i hapur për të gjithë.

Blendi Fevziu: I hapur për të gjithë?

Alvaro Renedo Zalba: Na duhet të paguajmë për biletat, përfshirë mua. Megjithatë kjo ishte mundësia e vetme që të mundësonin një koncert kaq të rëndësishëm për Shqipërinë.

Blendi Fevziu: Jeni i emocionuar për praninë e tij në Shqipëri?

Alvaro Renedo Zalba: Jam shumë i emocionuar sepse ai përfaqëson…

Blendi Fevziu: Mendoj se për herë të parë Spanja po organizon kaq shumë aktivitete në Shqipëri brenda një jave.

Alvaro Renedo Zalba: Faleminderit. Po bëj më të mirën time. Realisht po bëj më të mirën.

Blendi Fevziu: Të dalim pak nga java spanjolle. Si janë marrëdhëniet midis Spanjës dhe Shqipërisë?

Alvaro Renedo Zalba: Kemi nisur një fazë të re të marrëdhënieve midis Spanjës dhe Shqipërisë. Kurrë më parë marrëdhënia dhe miqësia jonë nuk ka qenë kaq e ngushtë dhe kaq intensive siç është sot, në çdo fushë. Kryeministri Rama kreu një vizitë historike në Madrid në Tetor të 2021. Ishte hera e parë në histori që një kryeministër shqiptar viziton Spanjën. Kjo u pasua me vizitën po aq historike në Shqipëri në Gusht të 2022, të kryeministrit të Spanjës Sanchez, vizita e parë e një kryeministri spanjoll në Shqipëri.

Blendi Fevziu: Vizita e parë e një kryeministri spanjoll në Shqipëri?

Alvaro Renedo Zalba: Po. Ishte po ashtu kryeministri i parë në përgjithësi që vizitoi Shqipërinë pas hapjes së negociatave në Korrik të 2022. Po ashtu, patëm vizitën e Ministrit të Punëve të Jashtme të Spanjës në Prill, përpara se Spanja të merrte Presidencën e BE-së. 14 vite kishin kaluar qëkur një Ministër i Punëve të Jashtme kishte vizituar këtë vend të jashtëzakonshëm. Po zhvillohen shumë vizita dhe aktivitete.

Blendi Fevziu: Nga ekonomike, mendoj që Spanja është shumë aktive këtu. Të paktën grupi spanjoll ekonomik Melia është më e pranishme se çdo grup tjetër ndërkombëtar që merret me sektorin e hotelerisë në Shqipëri.

Alvaro Renedo Zalba: Padiskutim. Kjo reflektohet nga inaugurimi spektakolar i hotel Melia në Durrës në maj. Ky është resorti më i madh në Shqipëri…

Blendi Fevziu: Një prej më të mëdhenjve në gjithë Ballkanin…

Alvaro Renedo Zalba: Absolutisht.

Blendi Fevziu: Duke përjashtuar Turqinë.

Alvaro Renedo Zalba: Nga një ndër udhëheqësit e turizmit në botë, Spanja dhe Melia duke punuar sëbashku.

Blendi Fevziu: Së shpejti Spanja do të marri presidencën e BE-së. Si do të ndihmojë Spanja Shqipërinë në rrugën e anëtarësimit në BE?

Alvaro Renedo Zalba: Kjo do të jetë hera e pastë që Spanja mban presidencën e Këshillit Evropian. Jemi duke mbështetur fort Shqipërinë në rrugën e saj drejt integrimit në BE. Ne jemi duke punuar pareshtur dhe do të vijojmë të punojmë kështu për të adresuar sfidat ekzistuese në mënyrë që të çojmë përpara procesin e integrimit evropian.

Blendi Fevziu: Mendoni se kemi arsye që të ecim pak më shpejt?

Alvaro Renedo Zalba: Ka arsye që më bëjnë optimist. Gjërat janë duke ecur përpara, jemi duke shkuar në drejtimin e duhur. Shqipëria ka një ekip të shkëlqyer, vërtetë të shkëlqyer për negociatat, me të cilin jemi duke punuar intensivisht dhe shumë ngushtë. Sinqerisht, ndihem shumë optimist për të ardhmen.

Blendi Fevziu: Duke iu drejtuar pyetjes së fundit për jetën tuaj në Shqipëri. Keni vizituar shumë vende në Shqipëri?

Alvaro Renedo Zalba: Po. Kam vizituar…

Blendi Fevziu: Jeni kurioz të vizitoni qytete të ndryshme dhe të takoni njerëzit…

Alvaro Renedo Zalba: Jam shumë kurioz. E dashuroj këtë vend, veriun, jugun, trashëgiminë kulturore, larminë, gjallërinë. Është vërtetë i jashtëzakonshëm. Edhe Spanja është një vend me një larmi të konsiderueshme historike dhe kulturore.

Blendi Fevziu: Po.

Alvaro Renedo Zalba: Mendoj që Shqipëria është e ngjashme në këtë drejtim. Ka shumë gjëra për të ofruar.

Blendi Fevziu: Ishit në Gjirokastër fundjavën e kaluar për festivalin?

Alvaro Renedo Zalba: Po, dhe ajo që jeni duke bërë është e jashtëzakonshme. Është po ashtu kënaqësi të mirëpresim artistët spanjoll të instilacioneve të cilët kanë ndërtuar skenën në atë kala aq të bukur të Gjirokastrës.

Blendi Fevziu: Të bërë nga…

Alvaro Renedo Zalba: Po, nga Ines Esnal, i cili është një artist instalacioni shumë i njohur spanjoll. Është e jashtëzakonshme sepse vë në dukje edhe një herë marrëdhëniet e shkëlqyera midis Shqipërisë dhe Spanjës të lidhura edhe nga pikëpamja kulturore.

Blendi Fevziu: Ambasador, ju falënderoj shumë për praninë tuaj këtë mbrëmje për këtë intervistë edhe shpresoj po ashtu se do të vizitoni edhe vende të tjera në Shqipëri që nuk i keni vizituar deri më tani.

Alvaro Renedo Zalba: Patjetër. Faleminderit shumë për ftesën dhe mundësinë që të marr pjesë në këtë program shumë të rëndësishëm.

Blendi Fevziu: Faleminderit, zoti Ambasador.

Alvaro Renedo Zalba: Faleminderit./Opinion.al



Ju sugjerojmë

Mbështetja e së djathtës për Vuçiçin po lëkundet
Rajoni

Mbështetja e së djathtës për Vuçiçin po lëkundet

3 Korrik, 2025 4:54 pm
Sherr me thika mes adoleshentëve në Sarandë, plagoset një 17-vjeçar
Aktualitet

Aksident në Rrugën e Arbrit/ Automjeti del nga rruga, lëndohen dy persona

3 Korrik, 2025 4:41 pm
Lezhë/ Në fokus pastrimi i plazheve, autoritetet kërkojnë bashkëpunimin e pushuesve
Aktualitet

Lezhë/ Në fokus pastrimi i plazheve, autoritetet kërkojnë bashkëpunimin e pushuesve

3 Korrik, 2025 4:38 pm
Kaos në rrugët e Vlorës/Parkimet e paligjshme të makinave vështirësojnë qarkullimin
Aktualitet

Kaos në rrugët e Vlorës/Parkimet e paligjshme të makinave vështirësojnë qarkullimin

3 Korrik, 2025 4:30 pm
Temperatura mbi 43 gradë Celsius, valët e të nxehtit ekstrem “pushtojnë” SHBA-në
Rajoni

Temperaturat e larta/Ballkani përballet me thatësirë të madhe dhe kufizime të ujit

3 Korrik, 2025 4:23 pm
Mbi 90 palestinezë të vrarë në Gaza, përfshirë 45 që po prisnin ndihmat
Bota

Mbi 90 palestinezë të vrarë në Gaza, përfshirë 45 që po prisnin ndihmat

3 Korrik, 2025 4:05 pm
“Bankers Petroleum”/ Ministri Malaj: Pas hetimit do dalin figurat e përfshira
Aktualitet

“Bankers Petroleum”/ Ministri Malaj: Pas hetimit do dalin figurat e përfshira

3 Korrik, 2025 3:42 pm
Kroacia u rekomandon shtetasve të saj të mos udhëtojnë në Serbi
Rajoni

Kroacia u rekomandon shtetasve të saj të mos udhëtojnë në Serbi

3 Korrik, 2025 3:23 pm
Turizmi “motori”, Malaj: 305 mld lekë të ardhura vetëm për Janar-Maj 2025
Aktualitet

Turizmi “motori”, Malaj: 305 mld lekë të ardhura vetëm për Janar-Maj 2025

3 Korrik, 2025 3:11 pm
SHBA/ Sulm me armë zjarri në Çikago, katër të vrarë dhe 14 të plagosur
Bota

SHBA/ Sulm me armë zjarri në Çikago, katër të vrarë dhe 14 të plagosur

3 Korrik, 2025 3:03 pm
Para
Këto janë dy shenjat e horoskopit më me fat

Horoskopi për sot, 27 qershor 2023

Parashikimi i motit, 9 tetor 2022

Paraditja me mot të kthjellët, çfarë pritet të ndodhë pjesën e dytë të ditës

Pensioni nuk del, rreth 16% e personave mbi 65 vjeç vazhdojnë të punojnë

Pensioni nuk del, rreth 16% e personave mbi 65 vjeç vazhdojnë të punojnë
















TE FUNDIT

Mbështetja e së djathtës për Vuçiçin po lëkundet

Mbështetja e së djathtës për Vuçiçin po lëkundet
3 Korrik, 2025

Me fjalime për “ruajtjen e Kosovës si pjesë të Serbisë” dhe me flamuj nacionalistë, narrativët e krahut të djathtë kanë...

Lexo më shumë

Aksident në Rrugën e Arbrit/ Automjeti del nga rruga, lëndohen dy persona

Sherr me thika mes adoleshentëve në Sarandë, plagoset një 17-vjeçar
3 Korrik, 2025

Një aksident ka ndodhur ditën e sotme në Rrugën e Arbrit, ku kanë mbetur të plagosur dy persona. Sipas uniformave...

Lexo më shumë

Lezhë/ Në fokus pastrimi i plazheve, autoritetet kërkojnë bashkëpunimin e pushuesve

Lezhë/ Në fokus pastrimi i plazheve, autoritetet kërkojnë bashkëpunimin e pushuesve
3 Korrik, 2025

Fillimi i korrikut ka shtuar fluksin e vizitorëve në bregdetin e Lezhës. Edhe autoritetet kanë shtuar vigjilencën për ta mbajtur...

Lexo më shumë

Kaos në rrugët e Vlorës/Parkimet e paligjshme të makinave vështirësojnë qarkullimin

Kaos në rrugët e Vlorës/Parkimet e paligjshme të makinave vështirësojnë qarkullimin
3 Korrik, 2025

“Vlora vuan prej vitesh mungesën e hapësirave për parkime, ndërkohë dhe prezencën e automjeteve mbi trotuarë, të cilat shkaktojnë probleme...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com