Ambasadori amerikan David Pressman gjatë fjalimit të tij në seancën e Këshillit të Sigurimit që po mbahet në New York.
Sipas tij Kosova ka bërë shumë përparime dhe gjendja e sigurisë atje është shumë e mirë.
Prandaj sipas tij numri i punëtorëve të UNMIK-ut duhet të reduktohet sepse nuk ka nevojë për ata.
Pressman ka dhënë edhe një deklaratë të fortë ku ka thënë se krahasimi i Kosovës me ISIS-in është kundërproduktiv sepse siç tha ai SHBA i është falënderuese Kosovës për luftën ndërkombëtare që po bën ndaj ISIS-it.
Ai tha se edhe në Kosovë sikurse në vendet tjera ka korrupsion, por tha se Policia e Kosovës deri më tash ka qenë e përjashtuar nga organizmat ndërkombëtarë. Andaj Pressman kërkoi që Policia e Kosovës të përfshihet në Interpol.
Amerikani ka përmendur edhe anëtarësimin e Kosovës në UEFA dhe FIFA ndërsa me theks të veçantë e ka përmendur pjesëmarrjen e xhudistes nga Kosova Majlinda Kelmendi në garat botërore që janë mbajtur në Rusi.
Amerikani ka kërkuar nga shtetet anëtare të OKB-së që t’i njohin më mirë qytetarët e këtij vendi duke iu t hënë se ata nga kjo do të mund të avancojnë përpara./Blic