Ambasadori i Italisë në vendin tonë, Alberto Cutillo ka qenë sot i pranishëm në qytetin e Shkodrës ku ka folur ndër të tjera edhe për ligjin e ‘call center’-ave të miratuar nga Senati Italian.
Cutillo theksoi se ligji nuk do detyrojë kompanitë italiane që ndodhen në Shqipëri të transferohen në vendet e BE-së.
Ambasadori u shpreh se 25 mijë vendet e punës që ky sektor ka hapur në ekonominë shqiptare nuk do të mbyllen, por ligji parashikon një rregullim më të mirë të tyrin.