Politikë

Ambasadori i BE thërret në takim aleatët e Bashës


               Publikuar në : 15:35 - 24/04/19 |
b.f

Ambasadori i Bashkimit Europian Luigi Soreca ka thirrur në një takim ditën e nesërme kryetarët e partive të vogla opozitare. Takimi do të zhvillohet në zyrat e delegacionit të BE-së në orën 16:00 dhe të pranishëm do të jenë kryetarët e LZHK, PAA, PBDNJ, PR dhe PDK.

Ky takim vjen pasi të martën, tetë parti opozitare nënshkruan marrëveshje individuale me Partinë Demokratike për krijimin e koalicionit opozitar për zgjedhjet.

Koalicioni udhëhiqet nga zoti Basha, i cili u shpreh dje se nuk do të lejojë mbajtjen e zgjedhjeve farsë në Shqipëri, duke nënkuptuar bllokim të zgjedhjeve të 30 qershorit. Gjithashtu nesër pasdite opozita do të protestojë në gjithë vendin, duke bllokuar akset nacionale./Opinion.al

Pas